Aktori Edmond Budina: Shteti shqiptar është në kolaps total

Pas tragjedisë që ka ndodhur dje në Shqipëri ka pasur një sërë reagimesh rreth administrimit të situatës. Me një reagim ka dalur edhe aktori Edmond Budina.

Aktori Edmond Budina u shpreh se shteti shqiptar është në kolaps total, ai tha se në momentin që kanë shkuar te qytetarët, këta të fundit i kanë parë si perëndi, sepse ishin lënë në mëshirë të fatit.

Budina: “Shteti shqiptar është në kolaps dhe nuk e di në këtë vend a kanë shpirt këta njerëz apo nuk kanë shpirt këta njerëz. I kishin lënë njerëzit në mëshirën e tyre vetëm disa çadra ishin ngritur dhe njerëzit nuk kishin asgjë. Si të babëzitur, në fatkeqësinë e tyre të madhe kur na panë ne sikur iu shkoi perëndia. Unë nuk e di se në ç’vend mund të ndodhi kjo gjë që politikanët të tallen në këtë mënyrë me realitetin dhe me këtë tragjedi të madhe”, shkruan RTV Ora, transmeton KultPlus.com