Elinel, pjesë e festivalit ‘Balkan Trafik’ në Bruksel

Festivali ‘Balkan Trafik’ këtë vit mbahet në Bruksel nga data 24 deri me 28 prill. Edhe sivjet, kultura dhe arti nga Ballkani do të jenë kryefjalë e qendrës së Evropës, në Bruksel.

Mes artistëve të ndryshëm pjesëmarrës është edhe reperti Elinel. Me datë 26 prill, në kuadër të ciklit ‘Urban Chapter’ do të performojë edhe Elinel, shumë i njohur në Kosovë.

Elinel, emri i vërtetë i të cilit është Granit Bajraktari, është i lindur në Prishtinë më 13 qershor të vitit 1990. Ai përfundoi shkollimin fillor në shkollën “Ilira” në Prishtinë, më pas vijoi mësimet në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ndërsa studimet i përfundoi në Universitetin AAB për Komunikim Masiv – dega produksion.

Në këtë festival do të ngjiten edhe emra të tjerë nga Ballkani, Rumania e shtete tjera. / KultPlus.com