Elvira Shkurti, një nga 21 gratë e titullit “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë”

KultPlus deri më 12 dhjetor kur edhe është Mbrëmja Gala e çmimeve “Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, do të prezantojë çdo ditë nga një grua që do të merr këtë titull në Tiranë.

Elvira Shkurti është një ndër 21 zonjat që do të merr titullin Zonja që bën Shqiptarinë nga Albanian Excellence, shkruan KultPlus.

KultPlus, deri më  12 dhjetor do të prezantojë çdo ditë nga një portret zonje, që do të marrin këto çmime në Gala Mbrëmjen në Tiranë, në Hotel Mak Albanian Hotel. 

Elvira Shkurti

Elvira Shkurti Mjeke kardiologe  në një qytet përralle sic është Pogradeci ku ajo për mbi 35 vite i ka  shërbyer me devotshmëri e kujdes absolut! Ndaj dhe qyteti i liqerit kur përmendet dr Elvira thonë: e ka bekuar Zoti …është e mrekullueshme! Ja cdo të thotë të jesh një mjeke e përkushtuar në kujdes të pacientit, ata dinë të vlerësojnë !!! Pacientin e ka idhull. Respekti ndaj tij, komunikimi me qetësi, durimi dhe maturia e kanë  afruar shumë me të dhe me profesionin. Gjithnjë ka bërë maksimumin që i sëmuri të sqarohet  dhe të këshillohet për sëmundjen e tij. Por duhet të jesh edhe psikolog, edhe sociolog, por  edhe  i ndjeshëm që të dish edhe kushtet sociale në të cilat ndodhem një pjesë e pacientëve, sidomos ata që jetojnë në fshat. Vështirësitë në rrethet e vogja janë të mëdha, Kardiologu mbulon të gjitha  hallkat e shërbimit (vizita në poliklinikë, ndjekja e të sëmurëve në spital, pritja e të sëmurëve në urgjencë,  dhe shpesh edhe vizita në familje). Por për respektin që ka ndaj të sëmurit, humanizmit, durimit  dhe qetësisë që e karakterizon, i ka kaluar këto vështirësi. Por ka patur edhe raste të trishta,që  e kanë mërzitur dhe i kanë dhënë  emocione negative. Këto raste kanë qënë edhe mësim  për  Doktoreshë Elvirën.

Mbështetje e madhe në punë  e saj, ka qënë , familja dhe bashkëshorti i  saj, Pirro dhe ai nga bota e mjekësisë ne profesion si Farmacist. 

Dr. Elvira, është një nënë e lumtur e dy djemve shumë të mbarë dhe të zotë që punojnë dhe jetojnë në SHBA  dhe që kane arritur sukses absolut. Nipi dhe mbesa e saj , Mathias dhe  Maribella i japin forcë që të jetë ende e vlefshme për pacientët e saj. /KultPlus.com