Enrique Iglesias me ritmet e muzikës latine nesër në sheshin ‘Skënderbej’

Tirana po bëhet gati për të përjetuar një natë të paharrueshme nesër mbrëma.

Ylli spanjoll i muzikës latine dhe pop, Enrique Inglesias, do të performojë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin ‘Skënderbej’, mbrëmjen e 30 qershorit.

Këngëtari Enrique Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle, që nis të premten në kryeqytet.

Koncerti do të nisë në orën 21:30 dhe do jetë një mbrëmje e paharrueshme. Shitja e biletave bëhet në faqen zyrtare backstage.al dhe fizikisht në info point në “Sheshin Italia” dhe në Sheshin “Skënderbej”, si dhe njëkohësisht në sportelin e Teatrit të Operës dhe Baletit, që vazhdon të jetë i hapur.

Enrique Iglesias është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë, që u bë i njohur në mbarë botën në fillin e viteve ’90 dhe më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua në mbarë globin me këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, duetin me Whitney Houston “Could i have this kiss forever”, për të vijuar me hite si “Turn the night up”, “Heart Attack” e deri vitet e fundit me shumë bashkëpunime dhe këngë si “Duele el Corazon” dhe “Subeme la Radio” që me siguri do të këndohen në kor edhe në sheshin “Skënderbej”.

Ai është një nga këngëtarët spanjollë me albumet më të shitura në botë. Iglesias numëron më shumë se 70 milionë disqe të shitura. Në vitin 2016 Iglesias është cilësuar nga Billboard si mashkulli më i suksesshëm në club dance style, i të gjitha kohërave./KultPlus.com

Këngëtari spanjoll Enrique Iglesias do të performojë në Tiranë

Këngëtari spanjoll Enrique Iglesias do të performojë në Tiranë më 30 qershor.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto të këngëtarit, ku bën të ditur se koncerti i tij do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”.

“Bailamos me yllin tjetër Enrique Iglesias më 30 qershor në Tiranë”, shkruan Rama.

Si ambasador i kulturës spanjolle, ai do të performojë më 30 qershor, duke i paraprirë Javës së Kulturës Spanjolle.

E magjishme do të jetë dhe nata që do të sjellë ylli spanjoll i muzikës latine e pop music. Enrique Iglesias është shpallur artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave, sipas Billboard Latin Music Awards 2020./atsh/KultPlus.com

Enrique Iglesias dhe Ricky Martin, koncerte në Tiranë

Dy ikona të muzikës do të vijnë në Shqipëri së shpejti, duke garantuar një atmosferë elektrizuese. Enrique Iglesias dhe Ricky Martin do të performojnë në Tiranë.

I pari si ambasador i kulturës spanjolle, do të performojë më 30 qershor, duke i paraprirë Javës së Kulturës Spanjolle. Ndërsa Ricky Martin, posterin e të cilit e ka shpërndarë në rrjet edhe kryeministri Edi Rama, do të performojë në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e 20 korrikut. Kjo është hera e parë që këngëtari vjen në Tiranë.

Ylli botëror i muzikës Ricky Martin, në kuadër të turit të tij “RICKY MARTIN SYMPHONIC”, ka vendosur që të bëjë një ndalesë edhe në Shqipëri. Autori i dhjetra hiteve botërore përveç grupit të tij muzikor do të shoqërohet edhe nga orkestrantë shqiptarë.

E magjishme do të jetë dhe nata që do të sjellë ylli spanjoll i muzikës latine e pop music. Enrique Iglesias është shpallur artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave, sipas Billboard Latin Music Awards 2020./KultPlus.com

“Final”, albumi i radhës i Enrique Iglesias

Albumi më i ri nga Enrique Iglesias i cili do të titullohet “Final” mund të jetë edhe albumi i fundit në karrierën e tij muzikore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari gjatë një bisede me Ricky Martin dhe Sebastian Yatra për të promovuar turneun e tyre të ardhshëm.

“Ky mund të jetë albumi im i fundit”, u ka thënë Iglesias kolegëve të tij gjatë bisedës për turneun i cili pritet të nis më 17 shtator.

“Kjo nuk është diçka që e kam menduar këta muajt e fundit. Jam në atë momentin e jetës apo në atë kapitull kur mendoj se është koha e duhur që të largohem dhe këtë ide e kam që prej vitit 2015”, ka thënë këngëtari latin.

Mirëpo Iglesias ka bërë të ditur për fansat se fakti që albumi i radhës mund të jetë i fundit, nuk do të thotë që ai do ta përfundojë karrierën e tij muzikore.

Iglesias ka lansuar albumin e tij debutues në vitin 1995. Më vonë ai ka realizuar edhe një varg albumesh si “Escape” në vitin 2001, “Euphoria” në vitin 2010 dhe “Sex and Love” në vitin 2014. / KultPlus.com

Enrique Iglesias shpallet artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave

Ylli i hitit “Hero, Enrique Iglesias, do të nderohet me çmimin “Artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave” në edicionin e sivjetme të ceremonisë “2020 Billboard Latin Music Awards”.

Shpërblimin, këngëtari do ta pranojë më 21 tetor në qendrën “BB&T Center” në Florida, me ç’rast nderohet karriera e tij e mbushur me suksese në skenën muzikore, përfshirë këtu faktin se i ka shitur më shumë se 180 milionë albume, transmeton Koha.

Muzika e Iglesias është shkarkuar 19 miliardë herë në platformat muzikore, si dhe videoklipet e artistit kanë arritur t’i marrin rreth 17 miliardë klikime. Mbi 10 milionë njerëz i kanë ndjekur koncertet e këngëtarit anembanë botës, derisa Iglesias pritet ta fillojë turneun e tij të radhës në vitin 2021.

Afo Verde, kryetari dhe kryeshefi ekzekutiv i studios “Sony Music Latin Iberia”, citohet të ketë thënë: “Enrique është një artist ikonik, yll global i muzikës dhe një profesionist i kësaj industrie, por më e rëndësishmja, ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Muzika e tij i ka kaluar gjeneratat, dhe ky shpërblim më se i merituar është vetëm testament i ndikimit të vazhdueshëm të tij, në skenën muzikore botërore. Për ne si ‘Sony Music’ është një nderë i veçantë të punojmë me të. Urime, Enrique!”.

Gjatë një interviste në vitin 2018, Iglesias e kishte pranuar se një ditë dëshiron të ndalojë së realizuari turne dhe të fokusohet në familjen e tij. Këngëtari i njohur spanjoll tre fëmijë, Lucy, Nicholas dhe Marym, me partneren e tij prej 19 vjetësh, Anna Kournikova. / KultPlus.com

Në Tiranë zbret edhe një tjetër yll, surpriza e radhës nga Bashkia e Tiranës

Emeli Sande është kënëgëtraja me famë që do të përformojë në Tiranë,në “Natën e Bardhë”, në sheshin Skënderbej, shkruan KultPlus.

Por nuk është vetëm kjo këngëtare e famshme që do të performojë në Tiranë. Ylli tjetër, sipas Juli Dhame nga Bashkia e Tiranës është Enrique Iglesias, që konsideroeht një artist mjaftë i arrirë.
Sipas saj, Iglesia s ka kërkuar që në kuadër të turit të tij, të futet edhe Tirana, Sipas Telegraf, ky koncert do të mbahet në muajin maj të vitit që vjen./KultPlus.com