95 vjet nga lindja e aktorit të shquar shqiptar, Enver Dauti

Më 17 Prill 1927, në Tiranë lindi aktori i mirënjohur Enver Dauti, njëri prej themeluesve të Estradës së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar Shqiptar.

Gjatë karrierës ai ka interpretuar disa role në filma, si drejtorin te Historiani dhe kameleonët, atë të drejtorit të burgut te Kolonel Bunker, babanë e Petritit te Fushë e blertë fushë e kuqe, kooperativistin te Zambakët e Bardhë, drejtorin e gjimnazit te Qortimet e vjeshtës, përkthyesin te Këshilltarët, Kozin te [[Koncert në vitin 1936], ministrin e brendshëm te Nga mesi i errësirës, Kopin te Cirku në fshat, Lonin te Lulëkuqet mbi mure, xha Hakiun te Prita, Bardhokun te Toka Jonë, si dhe role te Fejesa e Blertës, Ne vinim nga lufta, Rrugicat që kërkonin diell, Kur hiqen maskat, Shtigje të luftës, Odiseja e tifozave, etj.

Veprimtaria e Dautit do të rrojë gjatë në historinë e teatrit dhe filmit në Shqipëri.

Ai vdiq më 16 shkurt të vitit 2012, duke lënë prapa një karrierë të jashtëzakonshme. /KultPlus.com