Misionari amerikan: Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm në Evropë se shqiptarët

Diplomati, misionari dhe shkrimtari Charles Telforf Erickson, lindi në vitin 1867 në Ilinois, shkruan KultPlus.

Ai më vonë do t’i kalojë plot 30 vjet në Shqipëri, ku do të bëhet Drejtor i Bordit Amerikan të Misioneve të Huaja në Tiranë dhe Elbasan.

Në vitin 1931 ai dekorohet me titullin “Kalorës i Medaljes së Artë të Skënderbeut” nga Mbreti Zog.

Erickson shkruan vazhdimisht letra dhe artikuj për Shqipërinë të cilat ia drejton Departamentit të Shtetit dhe Presidentëve të SHBA-ve, ndërsa ka lënë edhe disa vepra të pabotuara si:

  • Shqiptarët, enigma e Ballkanit, ky bëjnë pjesë:

Mbretëria e Vogël, po më tej?
Njeriu i vogël dhe kozmosi
Unë protestoj e
Përse Shqipëria duhet të vendoset nën një mandat amerikan?
Ky mik i shqiptarëve njihet edhe për këtë thënie të cilën po e japim më poshtë:
“Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm (gjentil) në Evropë se shqiptarët. Ata, përbëjnë një element të fuqishëm burrërie. Janë besnikë ndaj atdheut dhe japin jetën për fjalën e dhënë”. /KultPlus.com