“Udhëtari”, një nga këngët epike të Eugent Bushpepës (VIDEO)

Eugent Bushpepa emocionoi publikun shqiptar e më gjerë më interpretimin e tij të mahnitshëm në skenën e Eurovisionit, atje ku prezantoi Shqipërinë me këngën “Mall”, me të cilën u rendit në vendin e 11-të.

Eugent Bushpepa dhe grupi i tij mbështetën Deep Purple gjatë koncertit të tyre në Shqipëri, në vitin 2007. Karriera e tij ndërkombëtare u intensifikua më tej, kur e kërkuan të mbështeste bandën e Duff McKagan në turneun e tyre në Tiranë. Në qytetin e Korçës, Eugent Bushpepa performon së bashku me Ron “Bumblefooot” Thal, kitaristin e Guns N ‘Roses.

Bushpepa vlerësohet lart për stilin e tij të veçantë, e fuqinë vokale në interpretimin e këngëve rok. Si i tillë, ka dhënë performanca të mahnitshme në festivalet ku ka performuar ndër vite, veçmas në Top Fest.

KultPlus sot ju sjellë këngën “Udhëtari”, me të cilën Bushpepa u paraqit në maj të vitit 2012 në “Top Fest 9”.

Jam një udhëtar
Udhëtar i lodhur
Në këtë rruge pa fund
Te kërkoj, s’të gjej askund.

Tinguj të brishtë, m’kujtojnë kohen
Kur bashke nje ëndërr ndamë.
Dje idhull, tashmë e lënë mënjanë…

Kërkoj me dhimbje, kërkoja ca njerëz
Që thanë se “shpresa e fundit vdes”
Te me japin pak diell,
Te me largojnë errësirën
Dhimbjen të ma shuajnë ngadalë.

Kërkoj mes tyre kërkoja ca njerëz
Qe thanë se “shpresa e fundit vdes”
Një udhëtar i vetëm s’do jem..

Me vjen ne këtë natë
Në ëndërr
Aromën s’ta ndjej dot.
Koha harron… mundohem kot.

Ora në mur, le të ndalojë kohen
Kur lotët s’më ishin tharë.
Shpirtra të ngurtë
Jetojnë të ndarë…