Situata e krijuar nga Covid-19, jo vetëm tek ne por në gjithë botën, ka bërë që shumë persona të mbesin pa punë e pa të ardhura materiale, shkruan KultPlus.
Duke pasur parasysh që ka familje ku punon vetëm një anëtarë dhe të ardhurat janë minimale, atëherë padyshim që kjo situatë ata i ka vënë para vështirësive të paparashikueshme.
Një familje nga Peja e cila jetonte me një shtëpi me qira, është dëbuar nga pronari i shtëpisë në pamundësi të pagesës së qirasë shkaku i situatës aktuale.
Familja Lajqi kanë mbetur në rrugë dhe po kërkojnë ndihmë nga qytetarët. Nëse dikush mund t’i strehojë, ju lutem kontaktoni në këtë numër: 045 524 667. / KultPlus.com