Fashistët serb me hartë të Kosovës ndërprejnë shfaqjen për Srebrenicën

Fashistët serbë e krahasojnë Srebrenicën me Kosovë.

20 fashistë serb të veshur me fanella me hartë të Kosovës e simbole nacionaliste ndërprenë shfaqjen për Srebrenicën në Beograd, policia nuk i ndaloi të hyjnë, intervenuan aktorët e publiku e i përzunë nga salla.

Ky grup hyri në shfaqjen “Srebrenica, kur ne të vdekurit ngrihemi”, të organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, dhe provuan shumë herë që ti ndaloj fjalën regjisorit Zlatko Pakovic me thirrje “në Srebrenicë nuk kishte gjenocid” e “Ratko Mladic është hero” e nuk u mjaftuan me kaq e filluan të këndojnë këngë nacionaliste.

Organizatorët disa herë apeluan njësitin policor civil të ndërhyjnë e t’i largojnë provokuesit që shfaqja të vazhdoj normalisht, njëri prej tyre kishte thënë se nuk mundet.

Vetëm atëherë kur aktorët dolën të flasin me ta atëherë policia reagoi dhe i nxori jashtë nga salla. Aktorëve ju bashkëngjitën edhe publiku.

Policia i kishte deklaruar mediave serbe se nuk mund të intervenonte pasi hyrja ishte e lirë. Ata shtuan se ishte me rëndësi të mos kishte përleshje fizike.