Bazuar në rrëfimet e grave që i mbijetuan dhunës gjatë luftës në Kosovës, vjen libri “Fëllanzat”

Të enjten më 21 dhjetor me fillim nga ora 11:00 do të promovohet libri “Fëllanzat” nga Gazmend Bërlajolli, shkruan KultPlus.

“Fëllanzat” është tregim i bazuar në dëshmi faktike nga “Unë dua të dëgjohemi”, libër kujtim me rrëfimet e grave të mbijetuara prej torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Promovimi që mbahet nesër në orën 11:00, zhvillohet në Qendrën Informative dhe Kulturore të BË-së në Prishtinë.

Kopjet e para të librit në gjuhën shqipe dhe angleze do të shpërndahen falas për pjesëmarrësit e këtij eventi. Ndërsa krejt kjo është fuqizuar nga: Integra, forumZFD, MOTT, RBF, BMZ./ KultPlus.com