Shkodra mirëpret “Festën e Biçikletës”

Kjo festë do të jetë festa më e bukur për shkodranët pasi që bëhet fjalë për simbolin që karakterizon shkodranët, biçikletën.

Në kuadër të “Festës së Biçikletës” organizata “The Door”, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe me mbështetjen e bashkisë Shkodër kanë programuar një sërë aktivitetesh, të cilat do të fillojnë me hapjen e një ekspozite fotografike, ku të skicuara janë menduar që të jenë biçikletat e Shkodrës.

Pjesëmarrësit në rolin e organizatorëve kanë nisur një takim informativ lidhur mbi aktivitetin, i cili synon të promovojë shërbimet e biçikletave e njëherësh të angazhojë qytetarët në aktivitetin që do të organizohet me këtë rast. Aktivitetet që do të organizohen në kuadër të kësaj jave do të jenë të larmishme. /m.z/r.e/ KultPlus.com