28 nëntori shpallet ditë pushimi në Kosovë

Dita e Flamurit më 28 nëntor është ditë pushimi edhe në Kosovë. Kështu ka vendosur Kryeministri në largim, Ramush Hardinaj, përmes një vendimi të marrë sot. Ai ka treguar edhe për arsyet që e kanë motivuar që ta marrë këtë vendim, shkruan KultPlus.com

“Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik”, ka shkruar në Facebook Haradinaj.

Përndryshe, Festa e Flamurit në Kosovë nga ana e popullit është festuar gjithmonë pavarësisht vendimeve institucionale që janë marrë ndër vite rreth kësaj çështjeje. /KultPlus.com