Rama ndan pamje nga Festa e Grurit: Hambari i Shqipërisë, Myzeqeja

“Festa e grurit” është një prej festave më të bukura tradicionale që organizohet në fshatin Pojan të Fierit dhe që përkon me një nga punët më të rëndësishme bujqësore, korrjen dhe shirjen e grurit.

Këtë vit, “Festa e grurit” shenjoi edicionin e saj të shtatë, duke bërë bashkë fermerë, myzeqarë, turistë vendas dhe të huaj që u bënë bashkë për të shijuar këtë aktivitet të veçantë që është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot pamje nga “Festa e grurit”, ndërsa e ka cilësuar Myzeqenë si “Hambarin e Shqipërisë”.

Festa e Grurit përcjell një trashëgimi mijëvjeçare duke e kthyer atë në një ngjarje moderne, që bashkon punën, kulturën dhe gëzimin popullor. Si trashëgimtarë të atyre ritualeve, në këtë edicion të shtatë të “Festës së grurit”, jo vetëm festohet korrja dhe buka, por edhe lidhja e Myzeqesë me historinë, kulturën dhe identitetin.

Festa e Grurit organizohet nga Bashkia e Fierit nëpërmjet Drejtorisë së Artit dhe Kulturës, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Ajo që e bën unike këtë festë është fakti se çdo element i saj ka lidhje ngushtësisht me grurin dhe bukën, paradat e mbi 400 vajzave të stiluara me grurë, parada e mekanikës bujqësore që ka lidhje me grurin.

Kjo festë tradicionale myzeqare ka një vizitueshmëri të lartë, e cila shkon deri në 4000-5000 vizitorë gjatë një mbrëmjeje./atsh/ KultPlus.com

Festa e grurit në Apoloni sjell gjithçka si dikur në lëmin e fshatit

Qyteti antik i Apolonisë u kthye këtë fundjavë në epiqendër të festës së grurit, një traditë e bashkisë së Fierit prej disa vitesh.

Në hapësirat e Apolonisë pranë fshatit Pojan, qindra qytetarë, por edhe turistë të huaj u bënë pjesë e kësaj feste bashkë me dhjetëra fermerë, kultivues gruri dhe prodhues buke.

Vajzat e reja të veshura me veshjet tradicionale dhe me kurora gruri në kokë i dhanë më shumë hijeshi kësaj feste. Tingujt e muzikës i shoqëruan të pranishmit teksa  këndonin dhe kërcenin vallet popullore të zonës.

I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi i cili premtoi se tradita do të vijojë.

Fëmijët ishin pjesa më e gëzueshme e festës ndërsa prindërit ishin kujdesur t’i vishnin me veshje tradicionale popullore apo edhe me simbolet e ngjyrat e grurit. Aktivitetet për ta ishin të larmishme ndërsa nuk munguan fotot familjare për ta vendosur këtë ditë në albumin e kujtimeve.

Po aq e bukur dhe ndoshta me shumë nostalgji ishte festa e grurit për komunitetin fierak që jeton jashtë vendit. Të ardhur në vendlindje për pushime, shumë prej tyre u bashkuan me festimet.

Ky aktivitet unik solli në qendër të vëmendjes produktet e freskëta të zonës, traditat bujqësore dhe vlerat kulinare të trashëguara brez pas brezi.

Gjithashtu kjo festë promovon punën e fermerëve dhe pasurinë e produkteve vendase. Pjesë e festimeve ishin edhe panairet me produkte organike, aktivitetet kulturore dhe artistike, të cilat krijuan një atmosferë festive.

Festa e grurit, me një histori gati 50-vjeçare në Myzeqe i solli të gjitha si dikur bukën dhe grurin e ri, lëmin e fshatit dhe mekanikën, këngët dhe vallet, bibën në saç dhe dhallën e ftohtë.

Një banore nga Pojani shprehet se “për festën e grurit myzeqaret kanë krijuar prej vitesh, një nga recetat kulinare më autentike dhe më me shije: bibën në saç. Biba në saç shoqëron gjithë fushatën e korrjes dhe shirjes së grurit. Kjo recetë e trashëguar nga gjyshet dhe nënat tona gatuhet thuajse në çdo familje myzeqare që korr grurë”.

Një tjetër banor tha se “tashmë në zonën tonë kjo festë është kthyer në traditë dhe çdo vit festohet edhe më bukur. Festa sot në Apoloni i shërben jo vetëm promovimit të produkteve vendase, por edhe promovimit të turizmit”.

Një vend të veçantë në “Festën e grurit” zuri edhe parada e autokombajnave, mjeteve korrëse të grurit, me anë të të cilave fermerët e kësaj zone edhe duan të mbajnë gjallë traditën edhe të shtojnë sipërfaqet e tokave të mbjella me grurë.

“Festa e grurit” është një nga festat më të mëdha që organizon bashkia e Fierit në kuadër të promovimit të traditës myzeqare. E zhvilluar në muajin qershor të çdo viti dhe e shoqëruar me ritualet festive të krijuara gjatë shekujve, kjo festë vendore përbën tashmë një tjetër vlerë të shtuar të turizmit kulturor.

Festa e Grurit në Apoloni, fotot: Andrin Hoxha/ KultPlus.com

“Festa e Grurit” promovon produktet dhe traditën myzeqare

Në Pojan të Fierit, “Festa e Grurit” është kthyer në traditë. Pojani i Fierit, një nga 100 fshatrat turistike shqiptare, u kthye në qendër të festimeve për Festën e Grurit e cila tashmë është kthyer në traditë.

Dita e Grurit, mblodhi bashkë me qindra banorë të zonës, ndërsa merrnin pjesë edhe Presidenti Bajram Begaj, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj si dhe kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

”Në Festën e grurit, bukës së re, produktet “Made in Albania”, janë tashmë zgjedhja e parë e konsumatorëve dhe turistëve”, u shpreh Denaj.

Denaj theksoi se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është e angazhuar të mbështesë fermerët dhe njësitë agropërpunuese përmes politikave të prodhimit, agropërpunimit dhe Skemës Kombëtare të Naftës, ku gjatë këtij viti 1/3 e fermerëve që kultivojnë grurë kanë aplikuar për naftë falas.

“Festa e grurit” është një prej festave më të bukura tradicionale që organizohet në fshatin Pojan, që përkon me një nga punët më të rëndësishme bujqësore, korrjen dhe shirjen e grurit.

Ky manifestim unik kombinoi në mënyrë perfekte traditën e prodhimit të grurit, prodhimet vendase, manifestimin e mekanikës bujqësore, folklorin, këngët, vallet dhe veshjet tradicionale, trashëgiminë kulturore, trashëgiminë kulinare./atsh/KultPlus.com

“Festa e grurit”, promovim i produkteve dhe traditës myzeqare

Pojani në Fier, i përfshirë në programin “100 fshatrat”, u kthye mbrëmjen e djeshme në qendër të festimeve dhe traditës myzeqare.

“Festa e grurit” mblodhi bashkë me qindra banorë, duke e kthyer Pojanin në epiqendër të festimeve dhe një vend atraktiv për vizitorët.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi e cilësoi fantastike atmosferën e krijuar në qytetin antik të Apolonisë.

“Kjo është një festë fantastike. Jo vetëm nga Fieri, por edhe nga gjithë trevat e tjera kanë ardhur këtu për të marrë pjesë së bashku dhe për të festuar ‘Festën e grurit’ ose festën e bukës së re. Është një ambient fantastik, një atmosferë fantastike. Njerëzit kanë ardhur me shumë dëshirë për të festuar së bashku dhe për të shijuar këto çaste të mrekullueshme. Jemi në zemër të Myzeqesë, në zemër të vendit ku prodhohet gruri, ndaj besoj se gjithë kjo festë që ne po bëjmë është në vazhdën e gjithë atyre festave që ne kemi organizuar edhe herë të tjera për të promovuar zakonet, traditat, doket, kulinarinë, gjërat e veçanta që ka çdo zonë dhe për të bërë atë që synojnë ta bëjmë të gjithë, që ta bëjmë qytetin tonë gjithmonë e më të jetueshëm e të këndshëm për gjithë njerëzit”, tha Subashi.

Vizitorët e Apolonisë shijuan mbrëmë këtë festë që erdhi si ndërthurje e folklorit me demonstrimet e mekanikes bujqësore, me panairet e prodhimeve të grurit dhe të bukës.

“Festa e grurit” në Myzeqe është një festë e përvitshme e konceptuar si një paradë e veshjeve, këngëve e valleve tradicionale, e bukurisë e mikpritjes myzeqare.

Me qindra njerëz u bënë pjesë të kësaj feste që bëri bashkë me dhjetëra fermerë, kultivues gruri dhe prodhues buke.

“Festa e grurit” është një nga festat më të mëdha që organizon Bashkia e Fierit në kuadër të promovimit të traditës myzeqare. E zhvilluar në muajin qershor të çdo viti dhe e shoqëruar me ritualet festive të krijuara gjatë shekujve, kjo festë vendore përbën tashmë një tjetër vlerë të shtuar të turizmit kulturor./ atsh/ KultPlus.com

“Festa e grurit”, promovim i produkteve dhe traditës myzeqare

Pojani në Fier, i përfshirë në programin “100 fshatrat”, u kthye mbrëmjen e djeshme në qendër të festimeve dhe traditës myzeqare.

Festa e grurit mblodhi bashkë me qindra banorë, duke e kthyer Pojanin në epiqendër të festimeve dhe një vend atraktiv për vizitorët.

Me sloganin “Pusho shqip”, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi vlerësoi rëndbsinë e “Festës së grurit”, një festë tradicionale e Pojanit të Fierit.

“Vizitorët e Apolonisë shijuan dhe këtë festë që erdhi si ndërthurje e folklorit me demonstrimet e mekanikes bujqësore, me panairet e prodhimeve të grurit, bukës, duke kulmuar me gatimin e festës, të bibës në çerep”, tha Klosi.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cilësoi fantastike atmosferën e krijuar në qytetin antik të Apolonisë.

“Festa e grurit në Myzeqe, një paradë e veshjeve, këngëve e valleve tradicionale, e bukurisë e mikpritjes myzeqare, mblodhi bashkë jo vetëm banorë të zonës, por priti edhe shumë miq, që shijuan për orë të tëra harmoninë mes natyrës dhe trashëgimisë materiale e shpirtërore. Një mesazh i bukur për jetën dhe gëzimin e të qenurit së bashku”, tha Margariti.

Me qindra njerëz u bënë pjesë të kësaj feste bashkë me dhjetëra fermerë, kultivues gruri dhe prodhues buke.

Festa e grurit, me një histori gati 50-vjeçare në Myzeqe i solli të gjitha si dikur bukën dhe grurin e ri, lëmin e fshatit dhe mekanikën, këngët dhe vallet, bibën në saç dhe dhallën e ftohtë.

Festa e grurit është një nga festat më të mëdha që organizon Bashkia e Fierit në kuadër të promovimit të traditës myzeqare. E zhvilluar në muajin qershor të çdo viti dhe e shoqëruar me ritualet festive të krijuara gjatë shekujve, kjo festë vendore përbën tashmë një tjetër vlerë të shtuar të turizmit kulturor./atsh/ KultPlus.com