‘Festivali i Fenerëve’ – qyteti i Seulit merr pamje të re duke u ndriquar tërësisht

Një nga festivalet kulturore më unike të Seulit, festivali i fenerëve ka ndriçuar rrugët e kryeqytetit të Koresë së Jugut për të 13-tin vit radhazi, transmeton KultPlus.

Ky festival shumëngjyrësh 10-ditor përbëhet nga 83 fenerë gjigantë letre që ndjekin temën “Pylli i shërimit, ngjyrat e Seulit”. Është një temë që synon të shërojë dhe t’u japë paqe qytetarëve pas një periudhe shumë të vështirë.

Pasi u nda në katër lokacione të ndryshme vitin e kaluar për shkak të pandemisë, këtë vit festivali u kthye në shtëpinë e tij përgjatë qendrës së Seulit.

Me kthimin e turizmit në Korenë e Jugut, festivali po mbahet në respektim të rreptë të rregullave të COVID-19. Vizitorët duhet t’i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës së trupit dhe regjistrimit të vizitorëve përpara se të lejohen të hyjnë.

Organizatorët kanë zhvilluar gjithashtu një version virtual të këtij festivali, i disponueshëm në internet, i cili u lejon të ftuarve të vizitojnë 10 ekspozita të ndryshme duke përdorur teknologjinë AR. /KultPlus.com

ANTHONY WALLACE/AFP or licensors
ANTHONY WALLACE/AFP or licensorsANTHONY WALLACE/AFP or licensors