Kulla dhe pallate madhështore prej akulli në Kinë (FOTO)

Pavarësisht temperaturave që arrijnë deri në -27 ℃, qyteti i Harbinit,  një ndër qytetet më të bukura të Kinës me pamje të cilat mrekullojnë çdo vizitor sidomos gjatë perjudhës së dimrit, ka hapur në 5 janar Festivalin Ndërkombëtar të Skulpturës së Akullit dhe Dëborës.

Qindra fishekzjarrë dhe një atmosferë e ngrohtë festive I kanë dhënë më tepër ngjyra qytetit të akullt, në të cilin sidomos gjatë muajit dhjetor  temperaturat arrijnë nga -9℃ (15.8℉)  gjatë ditës në  -20℃ gjatë natës.

Festivali i cili mbledh bashkë mijëra vizitor nga e gjithë bota pritet të zgjas deri në 25 shkurt.

Ju do të shihni skulptura gjigande prej akulli, tepër delikate dhe të punuara në një formë me të vërtet mahnitse,  në Ice and Snow World, dhe Stalin Park, apo të vlerësoni shfaqjen e fenerit të akullit në Parkun Zhaolin.

Festivali i cili mbahet vit pas vit, është një ndër spektaklet më gjigande të kësaj forme jo vetëm në provincën Heilongjiang, por në të gjithë botën.

Trena me avull apo pallate të ndërtuara nga akullli, rreth 220 mijë metra kub akull dhe borë përdoret  për të ndërtuar një “botë më vete”, për kënaqësinë e vizitorëve, por jo vetëm.

Festivali i Akullit Harbin, i 36-i në numër, i ka fillimet e tij në  1963. Ai u ndërpre për disa vjet rresht për shkak të Revolucionit Kulturor të Kinës, duke rifilluar përsëri në 1985.

Përveç kullave të akullit ky festival përfshin edhe një sër aktivitetesh si xhiro me slitë, hokej mbi akull, futboll në akull, patinazh me shpejtësi por edhe garat e skive alpine. /shqiptarja/ KultPlus.com