“Silent” i Lum Radoniqit, merr çmimin e parë në Film Flaka 2018

“Silent” me regji të Lum Radoniqit, mori çmimin e parë në Film Flaka 2018-të, që organizohet në kuadër të manifestimit Flaka e Janarit, shkruan KultPlus.

Filmi u dha në këtë festival, ku gëzoi shumë regjisorin Radoniqi, për pjesëmarrjen e shumë njerëzve që e panë atë.

“”Silent” merr çmimin e parë në Film Flaka 2018. Faleminderit ekipës realizuese dhe të gjithë atyre që ishin të përfshirë në realizimin e këtij filmi. Faleminderit organizatorëve për mundësinë dhe hapësirën që krijojnë për artistët e rinj.
Personalisht gjëja më e rëndësishme për mua është që më shumë njerëz e panë filmin. Faleminderit”, ka shkruar regjisori Radoniqi./ KultPlus.com