Mbrëmje e filmit shqiptar në Toronto

Rikthehet për herë të dytë filmi shqiptar me metrazh të shkurtër në Toronto të Kanadasë.

Këtë herë në zemër të qytetit, AGO’s Jackman Hall, të gjithë të apasionuarit pas kinematografisë do të kenë mundësinë më të mirë për të dëgjuar shqip. Kështu, më 3 nëntor, filmi bashkëkohor do të flasë shqip.

Edhe këtë vit, pritet të ketë suksesin e vitit të kaluar ku të gjithë bileta u shitën në një kohë rekord ndërsa ky event ka mbështetjen e “Sunny Shores Travel” dhe “O’Grady’s Tap and Grill on College”.

Lista e filmave:

Ballkoni/The Balcony dir. Lendita Zeqiraj (2013)

Brenda ka Dritë/ There is Light Inside dir. Rea Surroi & Dardan Selimaj (2014)

Giulia dir. Rigers Shimaj (2017)

Qyteti i Mureve/ City of Walls dir. Eno Çarka (2016)

Kanarinët e Dinë/ The Canaries Know dir. Kaltrina Krasniqi (2015)./ ATSH/ KultPlus.com