‘Diamanti’ me premierë në Cineplexx

Me skenar të Besart Sllamnikut dhe Lulzim Bucollit e regji të Genc Berishës, nga nëntori i viti 2017-të e deri në mars të vitit 2018-të, është xhiruar filmi “Diamanti”, vazhdim i filmit “Zonjusha”, shkruan KultPlus.

Kemi pasur rast t’i shohim dy teaser të filmit të cilët janë publikuar ditë më parë, por tashmë filmin do të keni rast ta shihni premierë në Cineplexx nga data 25 tetor.

Filmi ka mbledhë rreth vetës aktorë të njohur të kinematografisë së Kosovës si Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj, Luan Jaha, Lulzim Bucolli, Edona Reshitaj, Irena Cahani, Ilir Prapashtica, Anila Krasniqi, Agan Asllani, Driada Matoshi…

Tek “Diamanti”, protagonistet kryesor, Vuca, Bulli dhe Zagi detyrohen të vjedhin një Diamant i cili është kusht për jetën e tyre./ KultPlus.com