Filmi “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj i cili sëfundmi fitoi çmimin kryesor në Hamptons Film Festival në SHBA, duke iu ofruar edhe më afër mundësisë për t’u nominuar për OSCAR, tashmë është bërë fitues edhe i një tjetër çmimi të rëndësishëm, shkruan KultPlus.
Ai tashmë ka fituar çmimin “Best Narrative Short” në New Orleans Film Festival.
https://neworleansfilmsociety.org/awards/?fbclid=IwAR0CSpouYiCy5kdpC-ht0c3Yw9ibmLPeku2EblTb3pbgzRLkR77IXRiKAkQ#2018-noff-jury-award-winners
Zeqiraj është shprehur e lumtur për këtë fitore të radhës.
“OOPS!…WE DID IT AGAIN!!!!! Another Academy-Award® Qualifying, BEST NARRATIVE SHORT @ NEW ORLEANS FILM FESTIVAL Thank you #NOFF!!! Thank you Jury!!!!”, ka shkruar në Facebook Zeqiraj.
“Gardhi” është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De Francedhe me mbështetje nga Komuna e Prishtinës, raporton 21.
Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Çelaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina./ KultPlus.com