QKK: Hapet konkursi për subvencionimin e projekteve filmike

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se është hapur konkursi për subvencionimin e projekteve filmike.

Këtë vit, përbrenda thirrjes është prezantuar edhe një kategori të re: të filmit të metrazhit të gjatë me buxhet të ulët – avant garde/eksperimental.

Përmes subvencionimit, projektet filmike do të mbështetën në këto kategori:

– FILM I METRAZHIT TË GJATË – ARTISTIK

– FILM I METRAZHIT TË GJATË – DOKUMENTAR

– FILM TË METRAZHIT TË GJATË –  ME BUXHET TË ULËT – AVANT GARDE/EKSPERIMENTAL

– FILM I METRAZHIT TË SHKURTËR ARTISTIK

– FILM I SHKURTËR – I ANIMUAR

– FILM I SHKURTËR – DOKUMENTAR

– FILM I SHKURTËR STUDENTOR

– ZHVILLIM I SKENARIT PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË – ARTISTIK DHE I ANIMUAR

– POST-PRODUKSION PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË – ARTISTIK DHE DOKUMENTAR

– BASHKËPRODHIM MINOR PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË 

– ZHVILLIM I PROJEKTIT PËR FILM TË METRAZHIT TË GJATË – ARTISTIK, DOKUMENTAR DHE TË ANIMUAR

– FILM I SHKURTËR – I ANIMUAR

Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK.

Për më shumë informata rreth kategorive përkatëse, klikoni në kutinë KONKURSI.

Afati i aplikimit për mbështetje të projekteve filmike: 22.05.2025 – 25.06.2025/ KultPlus.com