Flamingot pushtojnë rezervatin natyror të Pishporos

Me një peizazh të mrekullushëm nga grykëderdhja e Vjosës, ku Flamingot kanë pushtuar rezervatin natyror të Pishporos në Fier, Drejtuesi politikë i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla, ka zgjedhur t’i uroj mirmëngjesin ndjekësve të tij, në rrjetin social Facebook.

Përmes një video të publikuar prej tij, Balla pasqyron qindra Flamingo, të cilat zbukurojnë edhe më shumë Rezervatin natyror, që tashmë është kthyer në një oaz edhe për shpendin lozonjar, i cili më herët habitatin e tyre të prereferuar e kanë patur në Nartë apo Divjakë Karavasta, por vitet e fundit, kanë gjetur dhe një destinacion të ri, Pishporon.

“Mirëmëngjes! Dhe me këto pamje fantastike të flamingove, që kanë pushtuar Rezervatin Natyror të Pishporos në Fier pranë grykëderdhjes së Vjosës ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Balla.

Flamingot janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë. Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre – një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit.

Gjatësia e tyre shkon nga 81 deri në 130 cm, por pesha e tyre trupore është e vogël, ajo shkon nga 2–3,6 kg. Duke kombinuar peshën dhe ngjyrën, flamingot janë ndër zogjtë më të dallueshëm nga të tjerët./ atsh / KultPlus.com

Flamingot “pushtojnë” liqenin e Ohrit

Flamingot, zogjtë lozonjarë që tërheqin vizitorët me piruetat e tyre, për të disatin vit radhazi janë të pranishme prej afro një muaji në liqenin e Ohrit, por më të shumtë në numër.

Ky vizitor i rrallë dhe special për liqenin qëndron në pjesën e zonës midis ish-vilave rezidenciale dhe Drilonit, duke qenë se niveli i liqenit bie dhe ky vend ju ngjason me habitatin e tyre.

Flamingot janë shpendë që migrojnë në vendet e ngrohta dhe parapëlqejnë ujëra të kripura dhe të cekëta ku gjejnë ushqimin e tyre të zgjedhur, në vendin tonë habitati i këtij lloji është Laguna e Nartës dhe Karavastasë.

Vëmendje të veçantë tërheqin për qytetarët që kalojnë në këtë vend, të cilët realizojnë foto dhe video duke e parë si dukuri të rrallë për zonën.

Flamingot janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë.

Adiministrata e Zonave të Mbrojtura në Korçë publikoi disa fotografi nga falmingot që kanë vizituar liqenin e Ohrit.

Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre – një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit.

Zakonisht qindra flamingo mblidhen së bashku si një grup baleti uji. Të gjithë pastrojnë puplat e tyre rozë duke qëndruar me një këmbë në diell për orë të tëra. Madje me një këmbë ata edhe flenë.

Gjatësia e tyre shkon nga 81 deri në 130 cm, por pesha e tyre trupore është e vogël, ajo shkon nga 2–3,6 kg. Duke kombinuar peshën dhe ngjyrën, flamingot janë ndër zogjtë më të dallueshëm nga të tjerët. / KultPlus.com

Flamingot “pushtojnë” Divjakën në Shqipëri

Flamingot, atraksioni i vikendit, zogjtë me qafën e hollë dhe të harkuar dhe me këmbët e hijshme, kanë “pushtuar” lagunën e vogël në pjesën jugore të parkut Divjakë-Karavasta, të njohur me emrin Godulla e Ushtarit.

Flamingot e reja popullojnë këtë zonë të qetë ku në censusin e një viti më parë u numëruan 9 mijë shpendë ujorë.

Zogjtë lozonjarë tërheqin vizitorë të shumtë në vëzhgimin e piruetave të tyre, herët në fillim dite dhe përshëndesin diellin në perëndimin e tij. Ata janë kthyer në një destinacion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë, raporton ATSH.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, shprehet se “vitet e fundit është shënuar një trefishim i numrit të shpendëve ujorë në zonën e parkut”.

“Përveç suksesit të moratoriumit të gjuetisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po përmbyll takimet me grupet e interesit për rishikimin e përditësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e faunës së egër, duke synuar mbrojtjen dhe shtimin e kësaj pasurie në mënyrë të qëndrueshme”, nënvizon ai.

Klosi shton se “për të gjithë të pasionuarit pas natyrës, kundrimi i shpendëve të shumtë në lagunat e vendit është një alternativë e bukur për fundjavën”.

Flamingot jetojnë gjithmonë në grupe, që nga grupet e vogla deri në qindra mijëra. Zogjtë ngrihen në ajër në grup dhe fluturojnë me qindra kilometra gjatë periudhës së shtegtimit. Fluturimi bëhet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa të arrijnë në vendmbërritjen e tyre – një liqen me ujë të kripur, që është vend i shkëlqyer për të ngritur folenë e për të rritur të vegjlit.

Zakonisht qindra flamingo mblidhen së bashku si një grup baleti uji. Të gjithë pastrojnë puplat e tyre rozë duke qëndruar me një këmbë në diell për orë të tëra. Madje me një këmbë ata edhe flenë.

Gjatësia e tyre shkon nga 81 deri ne 130 cm, por pesha e tyre trupore është e vogël, ajo shkon nga 2 – 3,6 kg. Duke kombinuar peshën dhe ngjyrën, flamingot janë ndër zogjtë më të dallueshëm nga të tjerët.

Ngjyra e flamingove është në varësi të ushqimit që hanë si edhe karkalecave, të cilat kanë përmbajtje të lartë karoteni, e cila i jep ngjyrën karotë në portokalli./KultPlus.com