Flamuri i NATOS-s vendoset në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës, në shenjë falënderimi në 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve kundër forcave ushtarake dhe policore serbe, në ndërtesën e saj ka vendosur një flamur gjigant të NATOS-s.

Në këtë përvjetor është kujtuar ndërhyrja e NATO-s si një veprim i ligjshëm kundër krimeve të Serbisë që po i bënin në Kosovë drejt një populli të pafajshëm.

Me këtë rast, edhe Haradinaj i ka shkruar letër Sekretarit të Përgjithshëm të Paktit Veriatlantik, Jens Stoleberg, duke thënë se Kosova gjithmonë do të jetë mirënjohëse ShBA-së dhe shteteve anëtare të NATO-s.  /KultPlus.com