“Focus Award” hapet së shpejti në Fier të Shqipërisë

Ekspozita ndërkombëtare e fotografisë “Focus Award” do të hapet me 12 Tetor 2018 në Galerinë e Arteve në Fier të Shqipërisë, shkruan KultPlus.

..#FokusAward është kthyer në një ritual të fotografisë shqiptare, duke qenë njëkohësisht shprehje e asaj çfarë është sot fotografia, me një qasje konkrete drejt saj. Këtë vit #Fokus2018 sugjeron si temë “Një duel me dritën” e cila në të vërtetë kthehet në një duel me kohën, me kohën që jetojmë, me kohën e lenë pas, me kohën që na pret…

Drejtor Artistik është Arben Alliaj kurse bord kuratorial Burim Myftiu, Osman Demiri dhe Elton Koritari. Juria përbehet nga: Eliza Hoxha, Zef Paci, Merih Akogul.
Fokus Award shpërblen me 1000 dollarë fotografin e vitit.

Fotografë pjesëmarrës janë: Avin Abbasi – Iran, Andi Agaraj – Albania, Dali Alili– Maqedoni, Ernest Baba – Shqipëri, Fatih Balkan – Turqi, Roland Beqiraj– Shqipëri, Fjolla Besimi–Kosovë, Goran Boricic– Mal i Zi.
Igor Coko– Serbi, Fisnik Dobreci– Mal i Zi, Mariposa Fa– Zvicër, Ardian Fezollari – Shqipëri, Ahmed Hadrovic – Bosnia dhe Hercogovina, Dashmir Izairi– Gjermani, Alireza Jahangiri Manesh – Iran, Jelena Jovetic– Serbi, Amer Kapetanović – Suedi, Ognjen Karabegovic– Kroaci.
Olga Karlovac – Kroaci, Andrea Kiss – Hungari, Uran Krasniqi–Kosovë, Arben Llapashtica – Kosovë, Aleksander Mogilo– Bullgari, Agon Nimani – Kosovë, Midhat Poturovic – Bosnia dhe Hercegovina, Shkelzen Rexha–Kosovë, Fatemeh Rezaee – Iran, Vasil Qesari – Francë, Fahredin Spahija – Kosovë, Mohammad Sorkhabi – Iran, Gent Shkullaku – Shqipëri, Rozafa Shpuza – Shqipëri, Ina Toska –Shqipëri, SerkanTurac– Turqi, Enea Verria – Shqipëri, Maja Zlatevska – Maqedoni./ KultPlus.com