Historia e fotografisë së Faik Konicës dhe sekretarit amerikan Frank Kellogg

Konica, i cili sapo kishte filluar detyrën e ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington, u prit në Departamentin e Shtetit nga sekretari Kellogg dhe, pas takimit, i dërgoi këtë telegram ministrisë së Jashtme në Tiranë:

“Sot u poqa zyrtarisht me sekretarin e shtetit, domethënë Ministrin e P. Jashtme hon. F. B. Kellogg i cili më bëri një pritje kordiale. Qëndruam bashkë dhe për një fotografi. Presidenti Coolidge ndodhet larg me vakancë dhe kthehet në Washington pas pesë javësh…”

Kellogg, i cili kishte një prestigj të shkëlqyer në jetën politike amerikane, do të merrte tre vjet më vonë çmimin ‘Nobel’ të Paqes.

U gëzova kur e gjeta fotografinë e rrallë që përmend Konica, sepse ajo shënon pritjen e parë që i bëhej një ambasadori shqiptar nga titullari i Departamentit të Shtetit. Pas disa javësh Konica u prit në Dhomën Blu të Shtëpisë së Bardhë nga Presidenti Calvin Coolidge, për të paraqitur letrat kredenciale.

Kështu filloi historia e përfaqësimit diplomatik të Shqipërisë në SHBA.

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939, Roma mori nën kontroll punët e jashtme shqiptare.

SHBA u detyruan ta mbyllin legatën në Tiranë dhe të urdhëronin tërheqjen e përfaqësuesit të tyre diplomatik, Hugh Grant.

Megjithatë, Departamenti amerikan i Shtetit vazhdoi ta njohë Konicën si përfaqësues të Shqipërisë në Uashington. Kjo zgjati deri më 24 qershor 1939.

Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri rifilluan më 15 mars 1991. Them rifilluan, sepse ato nuk ishin ndërprerë ndonjëherë me ndonjë dokument zyrtar. /KultPlus.com

Një foto dhe telegram i rrallë i Faik Konicës me sekretarin amerikan Frank Kellogg (FOTO)

Ja një foto e paharruar, Faik Konica me sekretarin amerikan të shtetit Frank Kellogg, 17 korrik 1926.

Konica, i cili sapo kishte filluar detyrën e ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington, u prit në Departamentin e Shtetit nga sekretari Kellogg dhe, pas takimit, i dërgoi këtë telegram ministrisë së Jashtme në Tiranë:

“Sot u poqa zyrtarisht me sekretarin e shtetit, domethënë Ministrin e P. Jashtme hon. F. B. Kellogg i cili më bëri një pritje kordiale. Qëndruam bashkë dhe për një fotografi. Presidenti Coolidge ndodhet larg me vakancë dhe kthehet në Washington pas pesë javësh…”

Kellogg, i cili kishte një prestigj të shkëlqyer në jetën politike amerikane, do të merrte tre vjet më vonë çmimin Nobel të Paqes.

Këtë fotografi e ka postuar në facebook Ilir Ikonomi, ku edhe ka shkruar: “U gëzova kur e gjeta fotografinë e rrallë që përmend Konica, sepse ajo shënon pritjen e parë që i bëhej një ambasadori shqiptar nga titullari i Departamentit të Shtetit. Pas disa javësh Konica u prit në Dhomën Blu të Shtëpisë së Bardhë nga Presidenti Calvin Coolidge, për të paraqitur letrat kredenciale.

Kështu filloi historia e përfaqësimit diplomatik të Shqipërisë në SHBA.

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939, Roma mori nën kontroll punët e jashtme shqiptare.

SHBA u detyruan ta mbyllin legatën në Tiranë dhe të urdhëronin tërheqjen e përfaqësuesit të tyre diplomatik, Hugh Grant.

Megjithatë, Departamenti amerikan i Shtetit vazhdoi ta njohë Konicën si përfaqësues të Shqipërisë në Uashington. Kjo zgjati deri më 24 qershor 1939.

Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri rifilluan më 15 mars 1991. Them rifilluan, sepse ato nuk ishin ndërprerë ndonjëherë me ndonjë dokument zyrtar”. / KultPlus.com