444 turistë vizitojnë Sarandën në fundjavë

Me nisjen e sezonit turistik Saranda vijon të tërheqë një numër të lartë turistësh të huaj.

Porti  i Sarandës bëri të ditur për ATSH-në se këtë fundjavë portin e vizitoi kroçera ”Seabourn Quest” me 444 turistë të huaj”.

“Turistë të kombësive të ndryshme si, amerikane, britanike, gjermane dhe kanadezë zbritën për të vizituar qytetin e Sarandës, Himarës dhe Gjirokastrës si dhe sitet e ndryshme arkeologjike e turistike të këtyre qyteteve”, tha porti i Sarandës.

Ndërkohë, gjatë muajit maj Saranda u vizitua edhe nga kroçera “Silver Moon” , e cila kishte 546 pasagjerë në bord nga të cilët 229 shtetas amerikanë, 174 anglezë, 65 australianë dhe të tjerët nga vende të ndryshme, krocera “Monet” etj.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, Saranda është e rrethuar nga kodra dhe përballë saj ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit kuriozon turistët e shumtë me historinë e tij mijëravjeçare./atsh/KultPlus.com

“Zhduket” kufiri Shqipëri-Kosovë për festat zyrtare dhe në fundjavë

Në fundjavë dhe për festat zyrtare nuk do të ketë kufij Shqipëri-Kosovë. Ministri i Brendshëm Bldi Çuçi ka prezantuar sot marrëveshjen që do nënshkruhet për krijimin e lehtësirave të kalimit në kufirin Shqipëri-Kosovë dhe anasjelltas.

“Protokolli i parë që do nënshkruajmë me homologun Svelça që përgjatë periudhës së verës dhe gjatë fundjavave kur ka fluks lëvizjeje nga të dyja krahët ne do ta lehtësojmë plotësisht. Nëpërmjet protokollit të parë që do nënshkruajmë do përcaktojmë që prej 1 qershorit deri në 1 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në të dyja anët”, tha ministri Çuçi. / KultPlus.com