“E Premtja e Zezë” në Itali, ofrohet ulje edhe në shërbimin funeral

“Black Friday” ose e “Premtja e Zezë” është dita e uljeve të mëdha në të gjithë botën.

Kjo vjen një ditë pas festës së Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është bërë popullore në çdo sektor dhe vend.
Mirëpo, Italia ka befasuar me uljet e bëra, pasi ka ofruar “ulje çmimesh” edhe në shërbimin funeral.

“Outlet-i” i funeralit të Cologno Monzese (Milano) propozon një ulje në 20% për ata që blejnë paketën e varrimit sot, përcjell gsh.

Paketa e ofruar nga agjencia funerale, ofron që çdokush mund të blejë për “Black Friday” këtë paketë me ulje dhe mund ta ketë në momentin që vdes.

“Edhe ne si të gjithë ndërmarrjet e mëdha, kemi vendosur të aplikojmë një tarifë speciale për klientët që blejnë këtë paketë elegante në ditën e të premtes”, ka shpjeguar Rossella Dell’Oca, drejtore teknike e kompanisë.

Më tej ka theksuar se “sektori funeral, duhet të mbetet në një hap me kohën. Kushdo është i interesuar mund të na kontaktojnë”.