Vdes balerini Gani Shala

Ka ndërruar jetë balerini Gani Shala.

Shala ishte pjesë e Ansamblit të Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës. Ai i takon gjeneratës së parë të balerinëve kosovarë të cilët i vunë themelet e baletit në Kosovë.

Gani Shala ka lindur në Loxhë të Pejës më 1950. U shkollua në vendlindje dhe në Shkollën e Baletit në Shkup. I takon gjeneratës së parë të balerinëve me të cilët edhe është formuar Trupa e atëhershme e Baletit të Kosovës, më 1972.

Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Baletit Kombëtat të Kosovës, ku njëherit shprehën edhe ngushëllimë për familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit. / KultPlus.com