Hapet thirrja për audicion për filmin “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”

‘’Artalb film production’’ hap thirrjen për audicion për filmin e metrzhit të gjatë ‘’Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur’’, shkruan KultPlus.

Gentian Koçi në një status në rrjetin social Facebook, ka bërë thirrje publike për auducion nga aktorët shqipfolës, nga të gjitha trevat shqiptare.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Koçit, ku përfshihen edhe informata më të detajshme në lidhje me audicionin.

‘’ARTALB FILM PRODUCTIONS hap thirrjen për fazën e parë të përzgjedhjes së aktorëve shqipfolës nga të gjithë trevat shqiptare, për projektin filmik me metrazh të gjatë “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” (A Cup of Coffee and Neë Shoes On), me skenar dhe regji të Gentian Koçit.

*Kërkohen aktore profesioniste nga mosha 25-40 vjeç.

*Kërkohen aktorë profesionistë nga mosha 30-70 vjeç.

Ju lutem dërgoni në adresën e emailit artalbfilm@gmail.com, një CV, foto, shoëreel ose materiale vizuale të punëve tuaja të mëparshme (nëse keni), si dhe një video të shkurtër prezantimi, xhiruar me një teknikë të thjeshtë (cel., etj.).

Materialet vizuale video mund t’i dërgoni përmes platformës ËeTransfer ose nëpërmjet një linku privat në Google Drive, DropBox, etj.

Përzgjedhja është menduar në dy faza. Personat që do të përzgjidhen nga faza e parë, do të kontaktohen për një intervistë me regjisorin.

Afati i fundit për dërgimin e materialeve të mësipërme është 20 shkurti 2020.’’  / KultPlus.com