Del në shitje koleksioni i George Michael

Nga shitja e koleksionit të artit të këngëtarit të njohur britanik të muzikës pop, George Michael, i cili u nda nga jeta në vitin 2016, janë grumbulluar 9,26 milionë stërlina (10,86 milion euro), deklaroi shtëpia e ankandeve ”Christie’s”, që organizoi shitjen në Londër.

I njohur për hitet dhe zërin e veçantë, Michael shquhej edhe për pasionin si koleksionues.Ai kishte mes koleksionit të tij shumë vepra, ku midis tyre dallohej ajo më e njohura, e Damien Hirst si edhe “Enfant terrible” nga Tracey Emin.Në total, 75 vepra janë propozuar gjatë shitjes, ndërsa 130 të tjera, po nga ky koleksion, janë shitur online nga data 8 deri më 15 mars.”Të ardhurat nga shitja do të përdoren për të vazhduar veprën filantropike të George Michael” njoftoi ”Christie’s”./ esko/ KultPlus.com

Fadi Fawaz: George Michael vrau veten nga dëshpërimi

Partneri i të ndjerit George Michael, Fadi Fawaz ka hedhur dritë mbi hetimin që po bëhet nga policia tashmë prej 2 vitesh.

Sipas tij, ylli i popit ka vrarë veten dhe është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në vigjilje të Krishtlindjeve.

Sipas mjekëve, vdekja e tij erdhi si rezultat i shkaqeve natyrore, ku mjeku i vjetër Darren Salter tha në mars të vitit 2017, se George kishte një zgjerim në kardiomiopatinë (që lidhet direkt me zemrën) dhe yndyrë në mëlçi.

Deklarata e papritur e të dashurit të George ka ndryshuar tashmë gjithë pistën e së vërtetës. Sipas intervistës së tij të fundit për “The Sun”, Fadi është shprehur se George vdiq duke vrarë veten pasi kishte provuar edhe 4 herë të tjera ta bënte këtë gjë.

“Jam shumë i acaruar me gjithçka që shitet si e vërtetë dhe me pyetjet e vazhdueshme të miqve. Le t’jua them një herë e mirë: George vrau veten në ditën e lindjes së nënës së tij, e cila ishte pika e tij e dobët dhe vdiq prej kancerit në vitin 1997. Që prej atëherë ai e ka pasur idenë e vetëvrasjes dhe më në fund ia arriti në 2016-ën” – është shprehur Fadi./KultPlus.com

Krishtlindjet e para pa George Michael, familja ndan dhimbjen dhe kujtimin për të

Krishtlindjet e shkuara, bota humbi këngëtarin e hiteve të mëdha George Michael. Këngëtari vdiq në moshën 53 vjeçare , pikërisht në Ditën e Krishtlindjeve të vitit 2016, përcjellë KultPlus.

Për familjen dhe miqtë e tij, ai njihej me pseudonimin “Yog”. Familja e tij ndau një kujtesë prekëse një vit pas vdekjes së tij. Duket se ky vit ka qenë mjaft i vështirë për familjarët dhe fansat e tij pasi që zëri i këngëtarit vjen vetëm përmes këngës.

“Këtë vit ka pasur një sërë sfidash të reja dhe të vështira për ata që kemi qenë të afërt dhe besnikë ndaj Yog-it, jo pak prej neve po përgatiteshim që këtë muaj, të dëgjojmë “Last Christmas” dhe “December song” që dëgjohet në dyqane, dhe radiot, siç ka ndodhur për dekada të tëra. Duke e ditur se ai nuk është më këtu me ne, na mungon shumë “, ka shkruar familja në faqen e tij të internetit.
“Kjo Krishtlindje do të jetë e vështirë pa të, por ne e dimë se nuk jemi vetëm në dhimbjen tonë për përvjetorin e humbjes së tij dhe se trishtimi i familjes sonë të gjerë dhe miqve tanë të vërtetë ndahet me shumë prej jush”, kanë shkruar tutje familjarët e tyre.

Fansat dekoruan gjithashtu shtëpinë e Michael në Gorin-on-Thames me lule dhe shënime të shkruara me dorë.
“Yog, i cili e donte Krishtlindjen dhe gjithmonë shpresonte se do të binte borë … do të donte që secili prej jush që e admironte dhe e donte atë, (po – ai e di që ju donit!) që t’i dedikoni atij një çast, për të ngritur një gotë, për të shijuar muzikën e tij dhe për të menduar me dashuri, duke u siguruar që po e shfrytëzoni kohën tuaj dhe të vlerësoni familjen dhe miqtë tuaj, “shkroi familja e tij në letrën dedikuar një vjetorit të vdekjes se tij./ KultPlus.com

33 vjet nga realizimi i “Last Christmas” nga George Michael vazhdon të mbetet hit i kërshëndellave (VIDEO)

Kjo këngë është realizuar në vitin 1984, nga grupi i atëhershëm Wham, pjesë e së cilës ishte edhe këngëtari tashmë i ndjerë, George Michael, shkruan KultPlus.

Kjo këngë e dashurisë që i dedikohet dashurisë së humbur, më vonë është kënduar edhe nga Whigfield, sikursë së fundi edhe nga Taylor Swift.

Kujtojmë George Michael edhe në këtë fundvit me këtë hit botëror dhe të pa harruar për shumë fansa të këtij këngëtari të madh./KultPlus.com