Publikohet “Hana”, kënga e re e Gerta Mahmutajt (VIDEO)

Këngëtarja Gerta Mahmutaj sapo ka lansuar videoklipin e këngës së saj më të re me titull “Hana”, Mahmutaj ka një zë të veçantë që i përshtatet zhanrit pop dhe dance, shkruan KultPlus.

Gerta Mahmutaj ka qenë pjesëmarrëse në disa festival shqiptare. Ajo ishte finalist në “Gjeniu i vogël” më 2004. Ajo gjithashtu arriti të nominohet për çmimin “Magjia e parë” në festivalin “Kënga magjike”.

Kënga e re “Hana” vjen me një tekst dhe interpretim të bukur. Për publikimin e saj kanë kontribuar, producenti John Van Ride, tekstshkruesja Rozana Radi. Ndërsa videon e ka realizuar “Chill production”. /KultPlus.com