Opera “Beatrix Cenci” me protagonist Gëzim Myshketën merr çmimin e madh të kritikës franceze

Sindakata e Kritikës së specializuar Franceze të Teatrit Operas dhe Baletit u mblodh ditën e hënë për të vendosur fituesit e çmimeve të kritikës për vitin 2019.

Me çmimin prestigjoz “GRAND PRIX” u vlerësua shfaqja “Beatrix Cenci” e Operës së Strasburgut me protagonist baritonin shqiptar Gëzim Myshketa.

Mbi këtë shfaqje, premierë absolute franceze, Gazeta online për kulturë KultPlus, ka publikuar disa shkrime në muajt e shkuar.

I kontaktuar nga redaksia e KULTPLUS baritoni shqiptar u shpreh tepër i kënaqur për këtë vlerësim që i bëhet një realizimi teatral ku edhe ai ka kontributin e tij si personazh kryesor në rolin e Kontit Francesco Cenci. Gjithashtu nuk dua të lë pa përmendur ,vijon Myshketa personat që kanë meritën kryesore në këtë sukses, regjisorin e shfaqjes Mariano Pensoti dhe Drejtorin e Orkestrës mjeshtrin Marko Letonja.

Çmimi i Sindikatës së kritikëve Francez është një njohje prestigjoze që në shumë vite ka nderuar artistët dhe shfaqjet më prestigjoze ndërkombëtare/KultPlus.