Pas divorcit, një gjykatë kineze urdhëron burrin t’i paguajë gruas 7.700 dollarë për punët e shtëpisë

Një Gjykatë në Kinë ka urdhëruar një burrë të paguaj mijëra dollarë si kompensim për ish-bashkëshorten e tij e cila i ka kryer punët e shtëpisë gjatë pesë vjetëve sa ata ishin të martuar.

Wang, një amvise, ka kërkuar dëmshpërblim nga burri i saj 24.700 dollarë, pasi ai ka paraqitur divorcin në gjykatën e Beijingut në tetor, transmeton KultPlus.

Wang tha se ajo është kujdesur për fëmijët dhe i ka bërë punët e shtëpisë vetëm, derisa burri i saj “mezi bënte ndonjë punë shtëpie”.

Kështu, gjykata vendosi që Wang të paguhet nga burri i saj 7.700 dollarë si kompensim për punët e shtëpisë, pasi kanë ndarë në mënyrë të barabartë edhe pasurinë e përbashkët.

Roli i pabarabartë gjinor në punët e shtëpisë ka qenë debat publik në Kinë në vitet e fundit, derisa grupet e feministëve kanë ngritur zërin për këtë çështje. / KultPlus.com