Billie Eilish, Janet Jackson e Hozier- 200.000 të pranishëm në ditët e Glastonbury 2019

Me përformancen e artistëve dhe bendëve të njohura, si Stromzy, Billie Eilish, Janet Jackson, Miley Cirus, Killers and the cure, Hozier, Kylie Minogue etj., u përcoll këtë vit festivali i Glastonburyt nën prezencen e 200.000 të pranishmëve

Festivali i arteve bashkëkohore Glastonbury Festival sot po zhvillon ditën e fundit, ku si organizim i vendosur në Pilton, Somerset, Angli, përveç muzikës bashkëkohore, organizon edhe teatër, cirk, kabare dhe arte të tjera.

Glastonbury Festival konsiderohet si ngjarja më e madhe në kulturën britanike, ku festivali u frymëzua nga lëvizja Hipie, CounterCulture dhe  me organizimin e festave të lira (free festivals). Ruajtja e kësaj tradite është edhe fusha e gjelbër e Pilton, Somerset, ku vendoset skena kryesore e festivalit.

Tashmë për 48 vjet organizim, Festival i përvitshëm ka sjellë në skenë emrat më të njohur të muzikës botërore, si: Led Zeppelin, Johnny Cash, Bjork, Oasis, Bob Dylan, Robbie Williams, Foo Fighters etj.

Këtë vit, festivalin e kanë përcjellur mbi 200.000 të pranishëm, ku për organizatorët ka qenë një sfidë në vete pjesa e organizimit dhe infrastruktura e nevojshme e festivalit, me një numër kaq të madh pjesëmarrësish./ KultPlus.com