Gorillaz nderojnë Tony Allen (VIDEO)

Gorillaz e kanë nderuar legjendën dhe pionerin e Afrobeat, Tony Allen, përmes një kënge të re në bashkëpunim me Allen dhe reperin Skepta.

“How Far” quhet projekti i tyre më i ri që ishte incizuar para karantinës, dhe është publikuar menjëherë në nderim të Tony Allen, sipas deklaratës së bendit.

Allen i cili ishte bateristi i kahershëm i muzikantit Fela Kuti, vdiq të entjen në moshën 97 vjeçare.

“Nuk ka fund. Dua që të kujdesem për të rinjtë – ata kanë mesazhe dhe dua që ato t’i sjell në ritmin tim”, kishte thënë Allen në një deklaratë të shpërndarë nga Gorillaz. / KultPlus.com