E dhunuara: “Mas tri vjete që jom kthy n’Kosovë, osht ardhë burri, edhe n’prezencë t’vajzave m’ka dhunu, “A osht mirë me t’dhunu paramilitarët?”

Unë, motra, kunata, çikat e tezës, hallës…

Ky rrëfim është nxjerrë nga libri “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”

Rreth 17 gra janë mbledhur nga një grup paramilitarësh në një qytet të Kosovës. Sipas dëshmitares janë mbledhur femrat më të bukura të lagjeve. Ishin dërguar në një shkollë në një fshat afër këtij qyteti. Aty, sipas dëshmisë, ka pasur dhjetëra gra që janë mbajtur më ditë të tëra. Kanë përjetuar dhunë seksuale, dhunë fizike dhe gjithçka tjetër.

Rrëfimi në veten e parë: Na futën me një shkollë, aty ishin kanë plot të shkreta

Viki

Jena kanë dhjetë anëtarë të familjes, baba, nana, pesë motra, tre vllazni. Unë ma e vogla prej familjes. Jetën e kena pas normale. Baba na ka kqyrë shumë… s’e di. O kanë shumë i pasun, na ka majtë mirë boll, na ka ble çka kena deshtë. Mu si sot m’kujtohet, e kom pas një bicikëll t’pembe, ndoshta i kom pas pesë-gjashtë vjet, ma ka bo dhuratë për ditëlindje. Ato s’e harroj kurrë. Kështu që, ka edhe gjana t’mira.

Çka o me randësi prej meje osht se jom kanë shumë e aftë deri n’shkollën e mesme.

E shkollën e mesme s’kom mujtë me e vazhdu ma anej. Fakulteti larg. Tani baba m’fejoi, m’martoi. S’e kom njoftë burrin. Masi jom feju, s’jom pa deri mas gjashtë mujve. U martumë. Ditën e parë, dytën, tretën mirë, masanej filloi xhelozia. O kanë xheloz shumë. Ka pi shumë. M’ka lindë fëmija i parë. I linda edhe dy fëmijë tjerë edhe filloi lufta. Nejshim n’shpi kur i kena ni kërsimat, bam-bam-bam-bam (imiton zhurmën e armëve). U t’merrumë, “Çka u bo?” se s’dishim çka po ndodhë. Edhe këta ranë, burri me fëmitë ranë për tokë. Unë s’disha çka po ndodhë. Menojsha dikush po merr nuse po s’kishin t’nalne, se vishin bajegi afër dritarës. Tri-katër ditë jena shku te nji kojshi. Ajo e kish si podrum edhe na murrë, krejt lagja qaty e shtine. N’tri-katër ditë, meta pa pelena. O dashtë me shku n’shpi me e marr noj çarshaf a diçka, s’e kisha larg. Po t’u i shku me trenerka, t’u mendu se jom mashkull edhe m’gjujtën. Por nafaka s’ëm rrokën. M’gjujshin prej kodrës. Gjujshin, si pajshin dikan që po lëvizë gjujshin. Edhe, unë shkova, i mora nja pesë-gjashtë çarshafa se fëmija e vogël.

S’ka pas kurrfarë lëvizje. Ata na thanë, “Shkoni ku t’muni se këtu vend s’ka për juve”, shkijet. Veç i mshojshin dyrve “Hajde, përjashta! Dilni jashtë!”. Tana, çdo fërkemqë ecke autobusi, hishin policia me kqyrë çka ka, tek ka, a ka naj ftyrë t’ngjofshme. Po na, tri-katër orë udhëtumë. Ish dalë nana me m’pritë. Dolën me na pritë tanë si me shku prej ku me ditë kuhit. Veç se jemi gjallë. S’bojshin as telefonat as kurrfarë lidhje s’ka pasë. Shkumë. U rahatumë, u qetësumë. I kanë hy motrës në shpi edhe ia kanë vra burrin, çikën edhe janë dalë knej kah na. Tani erdhën m’murrën edhe mu, i mushën kamionat, kush ish ma e mirë e zgjidhke. “Hypni!”, “Hajde!” “Ku po na çojnë?” S’e dishim ku po na çojnë, 17 veta na kanë marrë, krejt femra. Na kanë qitë n’kamion, s’dishim ku na çojnë. Kur shkumë, ish kanë si njifar shkollë e madhe… Edhe aty ishin kanë plot t’shkreta, t’mjera, qysh janë përgjakë ishin bo katastrofë. Hynëm mrena. Na shtyjshin me forcë. Kur hinëm mrena, e vetëm nji gru, “Ku jena?” Na kallxoj. “Oh e mjera une për ju”, kajke, vetke, “Edhe juve si neve ju paskan marrë”. Kush po hike n’duar t’tyne, s’po dilke qysh duhet. Dhamtë na i kanë nxjerrë me dana. Pse? Se refuzojshim me pasë punë me ta. Qe ku e kam t’preme këtu, këtu me thikë që m’kanë pre, n’kamë, n’organe gjenitale. Nëpër duar na kanë shymë cigare, na kanë pre me thika. Tri ditë e tri netë na kanë majtë qaty.

Na kanë dhanë raki me pi, na kanë rrehë, na kanë torturu, na kanë shpu barkun, organet gjenitale, përpara, përmas (psherëtinë). Mas tri dite, na kanë qitën n’kamion me na çu dikun, thojshin, “për Serbi po i çojna se p’i lypë Arkani”. Kur kena shku dikun kah mesi i rrugës, motra na i ka zgjidhë duart. E ka thy nji shishe aty, na i ka zgjidhë durtë, unë asaj, ajo mu, tu u munu me m’i zgjidhë duartë. E ja kena zgjidhë kunatës, ja kena zgjidhë nja pesë-gjashtë vetave, po do thojshin, “Po tutëm!”, do “s’po tutëm”. Kena kcy nja shtatë-tetë veta prej kamionit poshtë, e ish kanë ma larg atje nji njeri me kerr me kuaj. “E çka u bo bre motër!” na tha. E kena kcy na gjysa, gjysa a kanë kcy a s’kanë kcy, nuk e di. Qeto çka jena kanë, jena kanë tepër t’bukura që dojshin me ja çu Arkanit atje. “Ku po shkoni ju motra? çka jeni bo kështu?”. Motra i tha, “Jena grrithë nëpër therra tu ikë”. Tha, “Ku keni me shku”… Ai magjup ish kanë. Tha, “Hajde se une ju çoj”. Hypëm aty, na çoj, por diqysh na u mbulumë se, a e din kështu krejt ramë për toke se u tutshim mos po kthehet kamioni përmas.

Qysh shkumë te nana, kur shkumë, ja nisi vllavi, “Nuk e mbaj!”, “Nuk e boj!”, e “E kthej!” për nusen. Erdh edhe burri jem tha, “Prej sodit ma, s’je guaja jeme”. Nana tha, “Hajr i koftë. Çka kom me bo? S’kam çka boj”. “Shko!” Aty me nanën e me vllaun. Vllavi ma s’bojke za, mur vesh. “Nanë bre, qysh…” e knej-anej. Tha, “Kqyre djali jem, kqyri motrat e tua. Çka ju ka ndodhë motrave t’tuaja i ka ndodhë edhe grusë tande. Ku me i çu motrat? Grunë ku po don me e çu? A je tranu? Ku po don me i lanë fëmitë?” U nal, s’bojke za hiç por rrike si me rezerva me tetanë. Edhe nanën e kanë dhunu qat ditë që na kanë hy mrena, rend. Po neve që na murrën tani me veti, e e kanë rrehë se s’dojke me na lëshu. Rreh nanën, rreh, rreh. Mshoji thikë, ktu e ka shejë nana n’kamë, n’kuk, këtu e ka shejën n’kamë. Se ajo s’dojke me na lshu kurrqysh. Boll u kacafyt me ta por dikur e gjujtën për toke (psherëtinë). Tu u kthy n’shpi, kur u kthymë… nana si nanat, priti mirë boll… Tani erdhën kto tjerat vujtje, jo me dalë nëpër kolona. Me 10 prill, 9 prill o kanë kur kena dalë në kolonë. N’atë kolonë çka kena hjekë na, s’ka hjekë kurrkush. Boll u munumë m’u masku me pelena, me e zhytë ftyrën, po badihava. Badihava… Nja tri herë rrugës na kanë dhunu këta policët. Paramilitarë apo çka jonë kanë. Janë kanë krejt t’vizatumë, me ftyra t’vizatume. Nuk mujshe as me ditë kush janë as tek janë, as. Veç kështu do emra, me nofka a qysh janë thirrë ata nuk e di. Do emra që, a din kështu, t’shkurtë, shumë t’shkurtë jonë kanë. Njanit i thojshin Peshk, “Ribe”, njanit i thojshin Luan, njanit i thojshin Vuçjak, kishe Vuçjaku t’han. Oh kuku çka na ka bo Vuçjaku neve ja ktheftë Zoti Jarabi, La Ilahi Ilallah, me familje t’vet. Na kanë çky bre, shkurt e shqip na kanë çky. Tu na dhunu na kanë çky. Kuku na çka kena hjekë na. Na kanë dhunu edhe rrugës. Ata e dinë krejt bota. Sa dhunimi u bo. Pesë ditë kena ecë n’kamë me shku, tani m’u kthy, me fëmi të vogël, me dhunime, me gjakderdhje, me tanat t’zezat. Na bërtitshin, na piskatshin. Ata na rrehshin, qe besa “Pse po na kundërshtoni?” Edhe ishin kanë pasë hupë çikat krejt. Ishin shku ishin strehu te nana jeme. Kur na qitën prej atyshit, “Çka keni bre?” ”Mam çka t’ka ndodhë ty?” Thashë, “Kurrgjo!” Tha, “Jo, po na kena pa”. Prej at’herit e dinë po s’ma përmenin kurrë. Jonë pajtu edhe ato me këtë rast. Si t’vjen data e dhunimit unë s’muj me e përballu, prej traumave shkoj n’spital menjiherë… Mos e lashtë Zoti fëminë me nanë pa babë…

Krejt ishin lagje-lagje, e u tubunë te xhamia. Osht qai veni te xhamie, sa burri, sa gruaja, sa njeri i vramë. Masi jena kthy prej kolone, tani i kanë mbledhë burrat. I kanë mbledhë burrat e i kanë shti n’burg. Se thojshin se ka me u bo keq.

Na ka qitë dikush dy bukë, e dikush… Na kanë dhanë edhe ushtria e rregullt.

Ushtarët serbë, t’rregullt që jonë kanë. Ata që s’kanë dashtë me hi n’gjynah me gra edhe me fëmi. Na i kanë qitë tamël pluhën, na jepshin bukë, na jepshin do (psherëtinë)… u shtrydhke si kalladonti… Ushtria e rregullt që jon kanë. Këta që janë kanë me shatora me sene, tri herë na kanë nalë rrugës na kanë dhunu. Bijke shi shumë, vllavi e kish çikën n’dorë. Edhe i tha ushtari, “Nalu!” Atij ja boni nalu, neve jo. U nal, po u nal edhe motra me nusën e unë isha pak ma anej me nanën. E ka nxjerrë thikën edhe po don me e pre vllavin. Ai e kish pa pre këtë yllin, yllin ktu t’kapuçit, e ia kish pasë maru çikës t’vllavit me llastik mos me lagë shiu, se o kanë shi i madh at’herë. Po edhe Zoti ka kajtë për neve për çka kena hjekë (psherëtinë)… Flejshin fëmija udhës. Dikush duart n’xhepa. Une çikën e vogël s’mujsha me e lshu prej gjyksi. Duart n’xhepa, e veç kur shkojke njana anej e njana anej.

Kemi pas plagë që na i kanë bo me cigare e thika, këto, apet mujshe vet ka pak me i pastru e me i la, por ato mrena.

Masi o ra NATO-ja ja ka nisë me na mjeku një doktor shqiptar. Masi o hi NATO kështu mirë me bombardu.

Na dhanë ndihmën e parë, na ka kepë, na ka ndihmu me do masta me na shëru këtë zorrën e trashë. Edhe hapa na ka dhanë për trauma se na  kallxumë çka na ka ndodh. Na i murrë emra e mbiemra, krejt. Por që vike çdo javë me kqyrë qysh jemi, se ai ka rreziku shumë se ka ardhë prej një qyteti tjetër. E m`i kqyrë viktimat e dhunës, veç ai e ka bo. Dikush tjetër s’e kish bo. Edhe motra u kanë shumë keq. Ka pasë trauma t’mëdhaja po që nuk dojke mu da prej burrit e çikës. M’tha doktori “A po shkon?”, “A po shkon, a po del jashtë!”, “Merri çikat edhe dil jashtë se po ta dha besën ki m’u shëru”. I morra çikat, ai ma gjeti krejt qysh me shku, tek me shku, m’çoi n’Belgjikë m`u shëru. E kom pas mbështetje një belge e martume për shqiptar.

Ajo m’ka këqyrë n’spital. Ajo o’ kanë përkthyese numër nja për mu, motër e kom n’atë dyje e n’këtë dyje. 28 ditë m’kanë majtë me infuzion n’dorë, kurrë pa ma hjekë. Kurrë, veç e ndërrojshin shishen… Edhe, masi jom dalë prej spitalit, pak e mora veten edhe tha, “Du me t’çu n’kamp me t’lajmëru”, si azil. Shkumë aty, u lajmërumë, po tha, “du me t’çu n’katin ma t’naltin se mos me pasë ti kontakt me t’tjerët edhe me ta pru ushqimin ty nalt, e veç kur don t`i vetë me ra poshtë”. Unë u pajtojsha me çkado që thojke ajo… Kha i kisha mendët te vllavi, burri i nusës, vllavi i dytë, e kishin pasë marrë policia, e tash nëpër gazeta u përfolke se ai ka dekë. Ai nuk kish pas dekë, po e kishin çue e e kishin majtë n’burg, rrehë, maltretu, dhunu. Edhe e kishin pasë çu n’Shqipni. S’disha qysh me kontaktu, me kërkan s’kisha kontakt se telefonat s’bojshin. Se nana ka pasë telefon gjithë, e gjithë ka pas telefon te na. E dikur provo, e provo, e provo, mas gjashtë muaj që u bo atje e thirri, “Nanë, a jeni gjallë, a jeni shnosh, a je mirë?” Tha, “Krejt mirë po vllau s`mutë tu dekë”, “Pse?” Tha, qeshtu-qeshtu “E kanë dhunu, i kanë bo 100 t’zeza.” E thash, “Vi qetash”. Kom mujtë me nejtë nja gjashtë-shtatë mujë. Aty e njoftova nji familje belge e m’thanë, “Qekjo që t’ka ndodhë, na po dojna me t’shpërbly, me të ndihmu…”  jonë kanë shumë humanitarë. “Koke metë me tre fëmi, shpi s’paske, po dojmë me ta ble nji shpi veç ku po don ti. Ti zgjidh ku po don ”.

Unë me shku te nana, nejse atë qytet nuk e du kurrë ma. Pse mas dhunimit që m’ka ndodh, s’muna ma… edhe kur shkoj kështu te nana, m’çon toka peshë se kam shumë histori t’hidhne n’atë vend.

U ktheva.

Motrat, çikat e tezës, çika t’mixhës, çika t’hallës. Krejt jena kanë bashkë. Po gjithkush le t’folë për veti se nashta une s’kam t’drejtë me folë për t’tjerat. Unë kam t’drejtë me folë për motër, për kunatë edhe motër. Motra ka nga mas burrit. Ja kanë marrë burrin…, gjashtë motra e kanë pas qat vlla. Ka ngajtë mas burri se i ka pasë dy djemë. E kanë nxanë n’stacion t’policisë e e kanë dhunu secili për veti.

“Qysh nganë gruaja mas burri?” shkau. Se femna shqiptare gjithmonë o kanë n’sy për moral. Gjatë dhunimit na thojshin, “Ju shqiptarët lypni me ia u bo edhe ma zi se ruani nderin”, “E boni këta”, “Ia u bofsha nanën kështu”, “Kena me ia u bo, kena me ju kallë krejtve”, “Kena me ia u bo knena”. Veç sa fjalë fyese sa na i kanë thanë, ata se meritojnë as emrin serb me e përmend n’Kosovë. Se le mo që shkojnë n’deti e sene-vene. “Ku po shkon?” “Po shkoj te malazezi” “Po malazezi ta ka bo qat t’zezë bre?” Ma shumë ka pas malazezë se që ka pas shkije… S’di sa herë kom tentu me bo vetëvrasje masi jom kthy n’Kosovë. Po, se folshim na, jo filani, jo fëmija anej. I pajsha çikat, thojsha kujt me ia lanë këto. Kush i kqyrë këto?

Çka kanë faj kto? Babën s’e kanë, nanën s’e kanë, ku jesin? Taman i bojsha gati me litar me krejt, at’hëre ato m’tërhjekshin. Nja dy herë m’ka nxanë vajza e madhe t’u pi hapa pa kurrfarë kontrolle. Po ajo pat reagu shpejt.

Mas tri vjete që jom kthy n’Kosovë, osht ardhë burri. Edhe n’prezencë t’vajzave m’ka gjujtë n’krevet. M’ka dhunu, “A osht mirë me t’dhunu paramilitarët?”

Edhe ajo i bjen dhunë se tri vjet s’e kom pa. “A osht mirë me t’dhunu, a osht kënaqësi?”, “A o knej?”, “A o anej?”- bërtitke. Bërtit çikat, piskat. Bërtitshin me t’madhe, piskatshin, kajshin. Kajsha vetë. E kom thanë, “Shkoni!” demek thirrne dikan, me dorë. Kanë shku e kanë thirrë kojshinë e kanë hjekë prej trupit tem. Mirë që nuk kom pas metë shtatëzane se ma s’di. M’u ka bo traumë, shkova n’spital. Shkova n’spital tetë javë kom pasë nejtë. N’neurokirurgji. Edhe analizat kurr s’ëm dilshin mirë. Kurrë asnji analizë mirë s’ëm dilke. Kur m’rroke ajo far, uuuh, mise traumë anena, tani kjo knej… Mas dy muajve kur m’kanë bo analiza tha, “Ti gru je shatëzane” “Çka?” “Je shtatëzane” Thash, “Po du me abortu. Po du me abortu”. Shkova me abortu tha mjekja, “Nuk guxoj se je shumë pagjakësi. Je pa gjak.” Abortova.

Kisha pasë nji mesazh për gratë që le ta ngrehin zanin, le të nihet zani i tyne se pa folë vetë kërkush s’folë për ty. Pa e kallxu historinë tane, kurrë kërkush s’ka me e ditë çka t’ka ndodhë ty. Veç le t’na ndihmon shoqnia, mos me na përbuzë, mos me thanë “O valla qajo”, “O valla qekjo”, “Hajde se e dhunumja” hajde jo se kështu-ashtu, me na përkrahë me nji fjalë. Me na përkrahë shoqnia qysh o ma mirë.

Fuqizuar nga: Integra dhe forumZFD

Në bashkëpunim me: KRCT

Mbështetur nga: RBF, MOTT, BMZ dhe UN Women. / KultPlus.com

“Masi m’kanë ra me thika mu m’ka ra t’fiktë, ata tani ia kanë nisë me m’zhveshë”, rrëfehet e dhunuara

 

Nuk desha me hy te ai lokali

Ky rrëfim është nxjerrë nga libri “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

Njërin nga dy qëllimet në jetë i kishte arritur. Nuk kishte mundur të shkollohej, ëndërr nga e cila ende nuk ka arritur të heqë dorë, por ishte martuar në qytet, gjë që kishte qenë qëllim në vete.

Po jetonte e lumtur deri kur ndodhi lufta.

 Në përpjekje për të siguruar ushqim, ajo kishte dalë në rrugët e njërit prej qyteteve të Kosovës. Është rrëmbyer dhe mbajtur me orë të tëra në një kafene nga paramilitarët serbë.

Rrëfimi në vetën e parë: Shyqyr që shpëtova gjallë

TH.M.

Jom ni person pak i hareshëm, po kanihere jom edhe pak nervoz, e di veten. Po kur jam nervoz, nuk muj me e tejkalu ato pa u qetësu ose pa përdorë naj medikament për me pushu pak, me flejtë pak, me dalë jashtë. E tjera herë, jom e qetë kështu, po e nij veten, gjithë here e nij veten që s’kom mujtë me ba ato që duhet me e ba. Ish dashtë a din me kanë dikushi, po tash, koha ka shku s’ka metë kurgjo, s’paku njeri kish mujtë me e ba nji zgjidhje, ni rrugë t’veten. Mos me kanë e varun prej kurrkujt. As prej burrit, as prej kurrkujt.

S’kom dashtë me kon e varne prej kurrkujt hiç. Kom dashtë me kon vetja gjithë. Edhe si fëmi jom kanë qashtu. Si fëmi jom kanë fëmi i zgjutë. Ma e veçantë, diqysh i kom ba senet diqysh ma t’veçanta.

Edhe e kom dashtë shumë librin, ma shumë e kom dashtë librin se sa naj teshë me ma ble dikush. Me ma ble mu ni libër, une jom gëzu ma shumë se për ni teshë që ma ka ble… ajo tesha osht çky. Vjerrsha kom mësu shumë.

Edhe e kom pa andërr shkollën gjithë. Edhe kur flejsha n’gjumë edhe te burri, andërr e pajsha që po du me vazhdu shkollën. Shkoj n’shkollë edhe o kanë shumë interesant. Po qysh u kanë at’herë veç deri tetë vjet i kom kry.

Kur me thanë që s`kam me vazhdu ma shkollën e kom ni veten shumë keq, a din, veten. Po ata, nihere menojsha apet, e kisha ni shpresë, unë apet e lejsha veten me shpresë, “Hajt noshta shkojmë n’shehër e noshta m’çojnë n’shkollë”.

Noshta ka njerëz që e hupin shpresën menihere. Unë nuk e hupi shpresën, apet e la ni derë t’hapun që muj me ba diçka edhe mas ni kohe.

Me babën jom shku gjithë. Ku kom shku, veç me babën. Krejt punët e meshkujve i kom ditë ma mirë se t’femnave. Kom punu, me bajtë metra, shlepera, krejt qato i kom bajtë si mashkull. Kom vozitë. Edhe krejt thojshin, “A osht djalë a çikë?!” Se s’mujshin me ditë a jom djalë a çikë. Edhe unë tani a din, diqysh i nimojsha me vullnet, kisha vullnet. Ato punët tjera t’mashkullit që nuk t’lodhin. Punët e femrave, tonë ditën i ban, edhe kur t’kqyrsh knej, apet njëjtë bahen, apet vazhdimisht i ki qaty me pluhna, me fshi me krejt. Ato kurrë nuk përfundojnë. E t’mashkullit e bon, po dihet se çka po ban.

Si vajzë e rritun kur jom kanë kemi ardhë n’qytet. N’qytet nejsha veç n’shpi. Shkojshim me çikat e dajës, t’hallës, u bojshim tubë natën. E bojshim ni muzikë, ni lojë, at’here mo s’ki menue ma shumë, kishe qe veç me u aktivizu me naj shoqe, me u knaqë, me lujtë. Edhe atë kohë, ajo kurrë s’ëm shlyhet si jetë e përgjithshme e mirë, a din me shoqe.

Mu m`doket që a’ëherë u kanë ma mirë se e re. Edhe tashti t’rijtë i përjetojnë si na. Na menojmë që o kanë at’here ma mirë, edhe tash osht edhe ma mirë se at’here.

Po, secili e din gjeneratën e vet, e i pëlqen, po tash o metë me thanë, “At’here ma mirë”.

 So kanë at’here ma mirë, kur t’i kqyrë do fakte, hiç, çfarë ma miri (qeshet?!). As s’ke pas rrymë nëpër katune, katastrofë o kanë, katastrofë o kanë. Gjynah o kanë me i pa njerëzit, si parahistorikë jonë kanë, po çfarë miri.

At’here s’i kanë trajtu njerëzit, ma shumë i kanë trajtu… i kanë dashtë kafshët sesa njerëzit, s’i kanë interesu për fëmi. Fëmi kanë pas plot, s’i kanë interesu as qysh as tek a… Noshta o smu, dej ka ba me dekë e ai s’e ka çu as te mjeki.

“Hajt se çohet”, bile as s’kanë menu për ta, veç kur e ka pa që s’po çohet hiç, s’po ha tri ditë, qat’here ka thanë ta çoj te mjeki. Nime senet noshta jonë kanë origjinale. Po edhe nuk kanë pasë me hangër.

 Ata kanë pas qata tamël, e kanë ba lang, s’kanë ba kësi të trashë si djath, po e kanë ba si ujë e krypë i kanë qitë edhe e kanë ngjy. Se me pas djath jon knaqë, po as si djath s’kanë pasë. Mishin që e kanë pre t’gjallin, këto i kanë rujtë për mysafirë. Veç ku kanë nejtë me javë qytetarët aty, ata kanë punu për ta. Ata apet s’kanë pasë, çka jonë metë prej tyne i kanë hangër.

 Edhe babgjyshi jonë, na ishum t’vogël, na e vetshum babgjyshin tonë, “Qysh o kanë at’here koha?” E babgjyshi tha, “At’here e ka pasë Shypnia krejt Kosovën”. Po gradualisht, qysh i kanë marrë drithnat e tokën qysh ia ka marrë masi o ardhë Shypnia. Qysh drithnat e këto përgjysë, kush ka punu o shku ia ka marrë shteti. Sikur tash që marrin tatimin e shpisë që vijnë me pagu. At’here shteti ia ka marrë krejt. Edhe tha, “U dufke me mjelë, me ia dhanë gradualisht. O kanë Shipnia, krejt Kosovën e ka pasë”. Edhe tash po m’doket po don me ardhë edhe koha e tashtit si e at’hershit. Jonë hi kadal-kadal shpijave. Gradualisht t’u hi si kryetarë, si zavendës, kadal-kadal. Edhe unë po m’kujtohen senet, kur po nij nëpër televizor tash çka po bajnë, po m`kujtohen  fjalët e babgjyshit tem.

Kur u fejova u kanë koha e demonstratave. At’here kanë qitë qesi sene, t’fala e… na s’jemi pa at’here nërmjet veti. Na jena kanë, po at’here s’u kanë koha m’u pa mes veti.

Veç përmes fotos po, se kështu jo. Edhe qashtu… vazhdimisht nji vjet, mas ni vjete, qashtu para luftës jemi martu. Jem martu me kerre, edhe at’herë, edhe o kanë koha, qysh o kanë ktyneherë me do defa, me do… palidhje. Qysh i kanë bo a din, muzika se muzikën s’kanë mujtë me bo kështu, a din…

Po, o kanë mirë, o kanë për dasma, o kanë mirë se shpijat s’jonë tutë që po iu damtohen, se s’kanë pasë shpija me thanë. Tash ti p’e bon me mobilje, me tana t’mirat, e pe merr ni sobë t’mirë. Për dy orë mysafirt në dasëm ta bojnë mozomakeq.

Po unë kurrë nuk kom lakmu. Kom pas qejf me ba mirë edhe fëmitë i kom mësu me ba mirë. Se Zotin nuk munemi me pa n’fakt kërkush. Hiç kërkush s’munemi me pa. Qe po kthehemi na, po vishem, e po pshtillem me shamija me sy e me krejt, edhe p’e respektojmë Zotin. Zotin e respektojmë me kanë njeri i mirë, e i ndershëm, se pse e vnon ni shami e pse e ki zemrën kërkun hiç, se Zoti s’un t’bon kurgjo. Zoti i don ata shpirtnisht që jonë t’mirë, e jo që pshtillet e e tutë dikon aty. Na s’po shkojmë përpara, po po kthehemi mrapa.

Kur jom martu, a din, jom konë e knaqun që po martohna n’qytet e nuk po martohna dikun me ni katun. E n’katun s’kom dashtë me shku hiç. Tek e fundit, me t’kallxu, kur ka thanë dikush, “P’e lypë qitu”, jo që si, kom thonë, “Mu s’ëm intereson, a osht katun?” “Po” “Hiç! Pa martu rri, e n’katun nuk shkoj”. I kom thonë atyne, “Mshoni vijë!”

Qat’here kur u martova jonë konë demonstratat, e hajt, e hajt. Burri o kanë, pak o kanë si xheloz, edhe o kanë pak… diqysh qysh jonë kanë ktynehere… Po une me to mirë kom kalu, me vjehrri, e me këto e… a din. Pak para se me u shpallë lufta, qat’here iu kanë nda, a din, kunetë. Tani une me vjehrri, kunetë. Tani këta vjehrria kanë jetu deri mas luftës. Edhe, a din, kemi nejtë ni kohë t’gatë me kunetë, derisa i kemi pasë edhe fëmitë. Tani e ki pa kur rriten fëmia, rroken fëmia nërmjet veti, jo ky, jo ai. Se mos m’u kanë fëmia, s’dahet kurrë shpija. Ka punu burri se vjehrria jo. Kanë punu edhe kunetët.

Mandej nisi lufta. Neve na kujtohet veç kur na kanë qitë prej shpisë. Jemi dalë prej shpije. M’doket jemi dalë n’rrugë. Tani u bashkangjitën kojshitë e kushëri e plot, u bamë… bashkë me kojshi aty. U bomë afër qaty dikun, afër jemi shku. Edhe u bamë bashkë krejt me ni ven, a din. Se erdhën do të UÇK-së, do a din, edhe u enshin asajde. Veç i kqyrshin, tani thojshin mas atyne, knej na mysin. Po këta të UÇK-së ishin n’grupin e popullatës e ardhshin, se ata s’dojshin me u kthy hiç, s’kishin me çka. Kur na po shkojmë te ata kojshitë, po dalum, kur po dalum qe t’veshun. Na kishe UÇK-ja, ata shkije me maska me krejt. Na te kojshia, thamë hajt t’shkojmë te shpija t’marrim diçka ata thanë, “Jo, mos t’ju gjejmë anej se ju vrasum. Poshtë shkoni” “Kah me shku?” thamë. “Shko nëpër Makedoni, a Shipni, veç dilni dikah, ecni. Këtu s’keni çka vini mo”. Dulëm n’mal. Menojshim që po kthehemi, hajt n’mal, ai kur na pajtën n’shpi, t’sheh edhe n’mal se ata dalshin nëpër brigje me snajpera.

Dy ditë, ni natë bujtëm n’mal, t’dytën qysh me bujtë me fmi, fëmia e vogël. Thash, “Valla në m’vrafshin, n’shpi po flej”. Bile flej, këtu çka me bo, ku me flejtë me fëmi, u mërdhijshin, djalin e vogël e kisha. Edhe, tash ata po na gjujnë me snajperka, prej atyshit na shohin prej bregit edhe na gjujnë. Bjen plumi ngat llastiki, po kon me ta rrokë. Dalin krejt… ata krejt na kanë pa qysh po ikim. Edhe u nisëm me ikë tani prej atjehshit e me do traktora e me do gjysa kamë, e hajt, e hajt, e hajt, e hajt. U nalëm me ni ven, ishin kanë t’stacionumë, ata prej s’largti na kanë gjujtë, s’jonë kanë kërkush. Ishin stacionu pak para se me hi n’qytet. Edhe, na bujtëm ni natë, e rrugës u ulëm rrugës me fëmi, napër traktora, do tu ecë edhe bukën çka e kemi pasë me veti, qata tjetër s’kishum mo. T’nesrit, hajde tash tu vra, tu i zhdrypë prej traktorit, tu na maltretu, do i vrajshin, do i prejshin, femnat do… Tmerr! Edhe njerëzit jonë t’rijë, shumë m’u kanë dhimtë kur i kanë qitë me i vra. Se i vrajshin plot. Po ata kështu gjujshin po s’i vrajnë, po ata t’rijë…. T’ia lshunë brrrrr (imiton zhurmën e armëve v.j.) automat, e i vranë. N’prrue rajshin, se kon e vrajshin n’prrue rajshin. Krejt aty prrojve, tu i vra, tu shku… aty 150 vetë jonë vra plus n’ni shpi i kanë shti i kanë rrehë, i kanë maltretu, i kanë rrehë. Aty e kanë shti edhe burrin tem, po ai për fat t’mirë tha, “Pshtova! Se aty veç i bijshin krejt, e i rrehshin, more hiç s’i interesojke, me shipkë  i rrehshin. Na veç u dridhshim prej tute. Po patën ardhë, erdhën me automata n’kerr, tha, “Pare”.

Na zhdrypën apet prej traktorit. “Hajde se babën Klinton p’e doni edhe nanën Ollbrajt, hajde!” ata thojshin, se qito rene na i dijshum edhe pse folshin serbisht. Ja bomë, “Jo, jo, s’pi dojmë ata as kurgjo” tha, “Po, po p’i doni ju ata, hajde, hajde”, i murrën e i shtinë edhe ata në ni shpi. I kanë rrehë edhe atje, i kanë mytë, do t’plagumë qysh ia u kanë ngulë thikat, edhe rrugës, se s’ka. Masanej e vrajnë dikon me thikë, e kanë rrehë edhe ma zi. Me dalë prej kolone, sikur me t’hangër uki t’vrajshin. U duftë me u marrë me i zatetë tani kolonën që me hi n’grup t’popullit ku jonë mbetë, se gjysën i kanë nxonë qashtu i kanë mytë, 150 vetë, s’jonë kon pak. Unë kur e pashë nji njeri t’vramë, thash, “Ha e paskan vra”. Veç m’u ka dridhë vërrrr  a s’guxojsha me thonë kurgjo, as hiç, hiç veç m’u ka dridhë trupi, as s’guxojsha me thanë kurgjo, as hiç. Qajo jakne që e kish pas kish metë e palutë. Edhe, ma prej rrugës gjujshin, na ishum ma poshtë, ngutu me hi midis kolonës, se na ishum përmas, po me na nxerrë problem. Po u ngutëm me traktor, e hijmë para tre-katër traktorave, si n’midis. Femnave na thojshin, “Hajt, hajt se keni pare”. A din, dojshin me t`desh me kqyrë ku i ki paret. Kqyrshin me t’i deshë pantollat, “I kanë paret qitu”. Me thika, hiç s’iu interesojke atyne.

Edhe u kthymë n’shpi. Po masi u kthymë n’shpi, nuk kishim çka me hangër, s’kishe kurgjo, u dufke me dalë m’i ble fëmive do sene. Po me ble s’kishe ku e shkojsha te familja jeme. Shkojsha me iu marrë harç. Kishin pa pre pasterrëm, t’mitë. Kishin harç ata për me hangër, për me pi, ka pasë sa t’dushë. Edhe dulën ata, u çkepën, shpija met vetë, tash unë shkojsha te nana jeme me marrë sene.

Edhe tani tu shku këtu, a din, tu shku te nana jeme, kur ishin kanë policët atje, nji lokal u kanë, si kafe a s’di qysh u kanë me xhama i ndërtumë n’rrugë. Edhe tu shku, s’kishe kah ia man aty, s’kishe kah shkon se ata t’pajshin. Tani qaty, mu m’ka ndodh kjo… a din… kjo dhuna prej tyne. Aty jonë kanë mos gabofsha, jonë kanë gati dhjetë veta, mu ka dokë mu noshta, po plot mu dokshin që jonë, kështu prej tutës. Edhe aty, shkova, ata folshin serbisht, unë s’i kuptojsha, po ata a din, folshin serbisht. E unë s’kom dashtë me hy brenda te lokali. Ata me zor m’kanë marrë. Edhe a din tu m’rrehë. E tani e kanë nxjerrë thikën, m’kanë rreh kështu e kanë nxjerrë thikën ma kanë pre pak ni gisht, m’kanë pre n’kamë, e kom ni shejë. Edhe, masi m’kanë ra me thika mu m’ka ra t’fiktë. Ata tani ia kanë nisë tani n’lokal me m’zhveshë. T’pijavtë me automata e jonë kanë… A din, shyqyr që o shku ni kohë kogja e gatë pak, a din, se s’un i kisha përballu me tregu.

Prej at’hershit kom problem me zorrë t’trashë. Prej at’hershit se ata ishin kanë qashtu t’dhunshëm edhe kur m’ka ra mu t’fiktë nuk e di sa kom nejtë aty. Po mas ni kohe nuk e di sa kom nejtë aty, nuk e di as vetë. Po jom shku pak para akshamit n’shpi, a nuk e di aty sa kom nejtë se unë kur jom shku n’mëngjes me marrë ushqimin. Edhe, kur pak para akshamit, i morra qaty do tesha… ata veç e kanë kry tu m’dhunu edhe jonë shku.

Unë e maj mend veç fillimin. M’ka ra t’fiktë edhe ata, nuk e di tani hiç çka kanë ba, a kanë nejtë, a qysh a çka kanë ba me mu, po kur jom çu e kom pa që kom pas shumë gjakderdhje prej zorrës t’trashë. Edhe i kom marrë une, jom ndreq pak, i kom marrë do tesha, do i morra. E kur u kfjella pak, shkova te familja, te t’shpisë tem, masi e dijsha që osht shpija jem, a din, te t’familjes. U konë e zbrazët. E jam shku atje, edhe jam pastru, jam ndreq. Se ma rahat e kisha shpinë tem, t’familjes tem. Edhe shkova aty m’u pastru, m’u nreqë e mos m’u dallu a din, me i ra n’sy dikuj, masi isha pshtue gjallë. Edhe e luta Zotin, thashë shyqyr që kokna pshtue gjallë, për qata fëmi bile. Edhe, kur u ndreqa te shpija jeme. Thanë, “Pse u vonove?” thash, “Po s’guxofta me dalë”. Kur u ktheva vjehrrit i kallxova. Tha, “hiç mos e bo t’madhe, shyqyr që koke pshtu gjallë”.

I thash, “Te qikjo përpjetëza”, qështu-qështu. Tha, “Hiç kurgjo s’koka bo, veç që je pshtu gjallë se kanë përjetu njerëzt shumë e ma shumë sene. Kjo ndodh… masi ke pshtu gjallë mirë u bo, masi s’të kanë marrë me t’çu dikah e mos me ditë na kah je, me t’zhdukë krejt”. Tha, “Edhe shuj, mos e bo t’madhe se koke ngjallë për s’dyti herë”. Pak m’dha vullnet vjehrri, u kanë shumë i mirë edhe i dashtun kështu shumë.

Më ka mbështet shumë. Jom konë me tutë tani. Edhe dej… u shnosha, ai i dijke do sene, do barna i marojke, do ilaçe a din, m’ka pa nihmu shumë. S’ka pasë nevojë me shku te mjeki se ai u kanë shumë si doktor u kanë. Diqysh u niva mirë e rahat, kur ma tërheki vërejtjen, kur m’tha “Shyqyr që ki pshtu gjallë” se a din kur menojsha veç për keq, veç kështu…

Këtyne tjerëve u thash  qështu-qështu “Jom trishtue t’u ikë prej tyne, prej shkijve t’u ikë, prej policëve, jom vra edhe qështu”.  Masi shyqyr Zotit, as s’u bo ma keq, jem pshtue mirë. Tani mas lufte i pajsha do andrra, i pajsha… Gjithë u tutsha natën, u frikësojsha natën u çojsha. Ai burri, “Çka ka bre? Çka ka që gjithë natës s’po m’len t’u britë?” “Po prej luftës t’u pa, t’u ikë prej shkijve”, s’mujsha m’i kallxu se nuk o’ kanë tip që m’i kallxu. Vjehrri o kanë shumë i mirë, si mos me kanë i tyne. Vjehrri o kanë, si mos me pasë ato djalë. O kanë i qetë, o kanë i mirë. I kuptushëm. I ka kallxu senet mirë, u kanë, a din me t’i kallxu, me t’i shpjegu senet po me t’met’ marak me i ngu. E ky djali i vet, si mos me kon i tijna hiç, a din hiç… ashtu me i marrë senet ma nervoz. Vjehrri u kanë shumë njeri i mirë, shumë i urtë për tana senet, a din. Ka ditë me na këshillue, me na nihmue. Ma shumë se babën e kom dashtë.

Tash kam probleme me fjet. Sidomos menihere mas lufte. U çojsha kështu, edhe hala kanihere. Kanihere kur bahna nervoz, a me ni diçka keq mu m’ndodhin ato frikësimet e luftës. Tu ikë, tu njekë, tu… dhunu, a din, m’shfaqen ato. Kur ni ngjarje diçka t’kqija që m’vranë.

E mytën… ose me pre diçka, ose me pa naj film t’keq, me ba me m’ra n’sy, unë s’i du filmat. Nuk i kqyri asnjo. Që thotë dikush, “E kqyri qit film” hiç nuk i kqyri filmat. Që s’ka njeri që s’i kqyrë…

Kqyri  diçka humor me keshë. ..Me burrin?! S’e di. Mas luftës osht pak ma tip nervoz, pak ma… kanihere m’shkon shumë nerva, osht shumë nervoz, shumë t’bon mu ni keq. Po nuk muj a din me ia shpreh, e kështu i kam a din diqysh, i kam ni fjalë shumë nashti kshtu i ranë.

Djalin e kam, shumë t’nihmon kur t’sheh që je nervoz, e kështu… e ai ka nejtë shumë edhe me babgjyshin e vet, thojsha mos i ka tregu ai najsen a… ky s’ka tregu. Veç munohet me t’qetësu, munohet kështu, a din, me t’folë me atë anën me bo hajgare e sene, me i qitë n’anë pozitive, a din, mos me shku te senet e kqija, me menu keq. Veç me t’qitë n’anën pozitive, a din. Nuk don me t’lanë ato sene me menu keq. Ka qef me t’qitë me shëtitë, ka qef qështu a din… me t’ba argëtuse diçka. Mos me t’lanë me nejtë me kujtue me mendime… Me t’ba nervoz nuk ka qef, a din.

Djali m’thotë “T’ishe kanë ti shkrimtare, a kishe shkru?” , i tham, “Për kangë a? Për kangë që p’i qesin dy-tri fjalë, pesë qind kangë i kisha bo. Për qësi kangë sa t’dush i kisha ba”. A din me i përshkru nihere, nihere e shkrun nji fjalë, dy fjalë, cilat t’pëlqen i nxjerrë prej tyne, i bashkon a din. Edhe kur osht t’u knu, ty t’kujtohet tjetër… ndryshe. A din, e kundërta, ose kur je tu udhëtu t’kujtohet diçka kundër. Krejt senet t’kundërta t’kujtohen, e qato i përshkrunë, se qato nuk… mun me përshkru qato që e sheh, po qato që e menon. Qajo që e don me nxerrë veç prej vetit. Se nuk munesh me shkrue.

Kur ka vdekë vjehrri vallah keq, shumë keq. Edhe hala a din, me menu, me folë për to shumë, nuk muj me ni.

Deri qitash sa jonë kanë vjehrria, mirë jem kanë. E tash knena u kanë ma shtirë. Qetash e kena ma shtirë se që e kemi pasë. Se kur u kanë vjehrria, i kanë nihmu djemtë e vet, a din. Po, masi jonë dekë ata, ma kërkush. Djemtë jonë rritë, punë s’kanë.

Djemtë jonë t’rritun, s’jonë n’punë as kurgjo. Qështu kanë kry shkollat e fakulltetet, nuk jonë t’u punu hala kërkun.

Porosi e kisha lanë, me u marrë pak me rini. Çikat e reja shumë i shoh që as me guxu prej prindërve t’vet e jet’ pa shkollë. E nuk guxojnë me bo atë iniciativën me t’tregu ty pse s’po shkojnë n’shkollë. Nuk guxojnë me thonë.

Fuqizuar nga: Integra dhe forumZFD

Në bashkëpunim me: KRCT

Mbështetur nga: RBF, MOTT, BMZ dhe UN Women . /KultPlus.com

E dhunuara: Mu doke që çkas m’ka shti n’trup ai njeri, nuk guxojsha me i përqafë fëminë me atë erë

Nuk më mori në Gjermani

Ky rrëfim është nxjerrë nga libri “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”

Asaj i ishte ndërprerë ëndrra e shkollimit. Me t’u martuar do ta kuptonte se njeriu me të cilin do ta kalonte jetën ishte alkoolist. Ai do të ikte pastaj në Gjermani për ta lënë të vetme me pesë fëmijët në varfëri të skajshme.

Kjo grua ka ecur nga fshati në fshat. Nga familja në familje. Ka përjetuar dhunën seksuale dhe ka parë fëmijët teksa qanin duke kërkuar normalitet.

Rrëfimi në vetën e parë: Mu fiksu ahuri me lopën edhe viçin

Merita

S’di, s’kujtoj diçka shumë t’mirë prej fëmijërisë… Andrra jeme… u ndërpre hala pa fillu.

Dy motra i kam t’diplomume para meje që kanë qenë. Une n’kohën kur unë kom dashtë me e vazhdu shkollën, at’herë osht prishë situata te na, shkojshin nëpër shpija private kështu që une u detyrova patjetër me e ndërpre shkollën edhe pse shkolla ka qenë gjithë andrra jeme për me mrri diçka. Sot, çka t’ëm m’bjen n’dorë, a gazetë, a libër, pa e shfletu pak s’po muj me nejt.

Jom martu n’moshë shumë t’re, 18 vjeçare. E kryta shkollën, sikur at’herë. Nana jeme, “S’ki çka me prit çika jeme. N’shkollë s’je, ma mirë merre nji burrë. Vazhdo jetën. Zoti i ka lanë për t’gjitha edhe ti.” E kështu u martova. U takova, dolëm mu njoftu. S’kemi kalu shumë, se s’kom zgjedh vetë.

Qysh fillon nji jetë n’martesë o kanë ferr për mu. Dita e parë e martesës, burri jem alkoolist. Edhe sot osht. Rrisha me shpresë që po përmirësohet. Veç vike n’orë t’vona, vike i dehun, na shkaktojke probleme mu, prindëve t’vetë, familjës t’vet… krejt ish… me kurrkan s’bojke, me kurrkan s’kish raporte t’mira. Edhe n’fillim deshta me lanë. Thashë t’nalna e t’rri n’shpi se e pashë se s’ka me ta. Po nana, “Hajt nashta si t’lind naj fëmi përmirësohet, afrohet, se sosht i familjës t’keqe, sosht i keq.” edhe vazhdova.  Lindi fëmija i parë… Mas nji vjete. Nji vjet e nji muaj. N’gusht i kom bo nji vjet që jom martu. Djalë, fëmija i parë. N’fillim pak e pashë që o gëzue, mu dokt që po afrohet ngat neve, po përmirësohet, por jo.

Me dy pleq, vjehrra e vjehrri pa punë, kunata pa punë, nji kunat punojke mësues, po a me e majt famlijen e vet a me m’majt mu? Le ti djali… Qaty ka nihmu n’fillim. Ma katastrofë jeta për mu. S’kisha me çka me ushqy, prej mërzisë, prej maltretimeve s’kisha as gji. Djali kajke tanë natën. S’kish çka me hangër. E u detyrova mas tre muajve që lindi djali, u nala prap.

U ktheva te familja jem. Thash se s’muj ma me shku se s’ka. S’muj me jetu. S’shihsha kurrëfarë ardhmërie. Thjesht u bllokova, nuk… veç u kujtojsha, veç kajsha. Qysh kesh, shumë shpejt ndryshoi jeta jeme. Shumë mirë kesh vajzë e qetë, familje t’mirë, aty shumë zhurëm. Katastrofë. Edhe u nala, tri javë nejta.

Erdh baba me m’marrë. U gëzova shumë kur e pashë. Tu kajtë unë dola, “Hë? Çka ki?”. Thashë, “Valla babë. Për çka je ardhë?” Tha jom ardhë me t’pa edhe me t’marrë se ko me shku për rrugë.”, se punojke baba jem e shkojke n’Beograd, larg. Edhe tha, “Dej t’kthena une pata qef me t’marrë. Po kena qef djalin.”, që lindi djali e e dojshin djalin shumë. Edhe vjehrra jeme e shkreta e dike, a din, e dike ma që e ka tepru ajo. “Hajt bre çika jeme, qe unë pi laj, mos i ço qeshtu.” “Qe qeshtu ko mi çu.” Edhe unë u koçita, i shtina n’kese, me babën tem n’kerr edhe n’shpi. Tani udhës bisedojshim me babën, thashë, “S’muj ma bab! S’po di ma. S’po kam kurrëfarë zgjedhje, kurrëfarë shprese aty s’kam. Ti vetë e pe situatën. Burri s’vjen ka nji javë, as s’di ku asht. S’di çka i jep djalit.” Tha, “Ani çika jeme, nalu. Leje krejt. Çka ki mi bo. Leje krejt.”

Ata të burrit me qunë fjalë që djalin s’ta lojna. Gjithë ditën e kalojsha diqysh e natën, tanë natën qirin me lot e lajsha. Ku me e lanë, zhurëm, kush e kqyr?! Ma shumë mu dhimke ai se vetja.

Mu duke që sa herë po m’kqyrë po m’lutet. S’muj me ja kthy shpinën. Tri javë nejta te baba (qan). At’herë erdh kunati i madh. Ka vdekë. Ka qenë shumë njeri i mirë, ka qenë njeri i shkollumë, njeri i kuptueshëm. Si prind e kom dashtë. Hala sot mërzitna që ka vdek ai. Edhe tha, “Hajde bre se e di që ta ka tepru n’tana mënyrat. Po mos e le djalin se gjynah. Kena mu mundu. Ti po e din që po i flas boll. Boll po m’vjen keq prej teje por çka me i bo”. Me dëshimtarë e kështu me do nipa edhe shkova. Qatë ditë që shkova, apet ia nisi qashtu, hajd e hajd. Apet jeta veç ma e vështirë e kurrgjo tjetër.

Ai veç tu shku tu u bo ma agresiv, pike nonstop. Boll u munojsha me e kuptu edhe me i fol kanjihere. I thojsha, “Kqyre djalin!” “Çka s’po t’pëlqen te une e te ti?” “Kurrgjo.” Thjesht, ai m’kish marrë veç për shërbtore. Me e ditë dikush që asht i martumë, me i figuru une si gru edhe qaq.

Tani mas djalit, mas nji vjet e gjysë, meta prap shtatëzanë. Deshta me shku me hek fëminë. Masi shkova atje, shkova te “Nanë Tereza” pa pare. Shkova me e hjekë apet nji grue, “Qysh bre motra jeme po e hjek. Pse po e hjek? Djalin e paske. Qe une sa vjet kontrollona s’kam fëmi. Qysh me e hjek fëminë? A e din që je e re, ki mu pendu ma vonë.” Qajo fjalë ma mushi menjën edhe une u ktheva. Thash, “Shnosh, le t’del ku del…”

Atij si interesojke aboslut as çka po ndodh as hiç. Vike vonë, vike flejke i pitë, dalke, vjellke n’sobë. U dufke mu çu me e fshi. Shkojke n’mëngjes herët, shpejt e shpejt dalke, tu mushke menja ku me ditë çka pe han këtu, çka pe pengon n’shpi. Une qashtu rrisha tu u përballë me fëmi, me punë t’shpisë, me… katastrofë. Edhe ma masi lindi fëmija i dytë, vendosa ma, le t’ndodh çka t’ndodh, ko mu bo kurban i qetyne fëmive. Ma mrapa s’ka. M’lindi fëmija i tretë, i katërt, i pesti edhe ma veç çka shkojke tu u vështirsu jeta jeme. Ai veq tu u bo tepër agresiv. Masi na lindi fëmija i tretë, e dajtën me nji dhomë. Odë ka qenë. Na ndajtën mu me fëminë me shpresë që ky ka me punue. Kur te sheh që s’ka kush e bjen edhe ky ka me punu. Atë e gjajshin nji mënyrë me e stimulu këta me punu. Prind’t e vllaznia. Familjën e ka shumë t’mirë. Njerëz t’shkollumë. Veç t’kofsh n’familje i veçantë për t’keq. Edhe u mundojshin këta n’çdo mënyrë me e stimulu me punu.

Edhe na ndajtën. Kur na ndajtën me nji dhomë, ujë mrena jo, me koritë pastrojshim.  Katastrofë.

Pa banjo. Pa, hiç, hiç… Shpesh ndodhke, rashëm n’mramje pa bukë. U çojshim, gjithë natën s’ëm merrke gjumi. Thojsha, “Çka ju boj n’mëngjes!” Hiç, hiç. Me bo mu anku, “T’pëlqeftë qetu mirë, mos t’pëlqeftë leni fëmitë, shko!” Kujna me ia lanë fëmitë? “Lene unë i kqyri.” Thash, “Pse s’po i kqyr qetashti? Çka me u largu unë prej fëmive?” Thjesht, prej momentit që unë jom martu, as s’ka dashtë bashkëpunim me mu. Sot 30 vjet gati martesë i kam, hala kurorë s’kam.

Thojke “Po shkoj n’Gjermani, po vnoj kurorë. I ndreqi letrat e vi t’marr.” Tani unë shpresë, e re, menojsha që përnime çka po thotë edhe po ndodh. Thjesht, s’ndodhi kurrë kurrgjë.

Fëmijtë  janë rritë qeshtu nëpër zhurëm, nëpër… O Zot kurrë s’kemi flejt t’qetë. N’qat ditë që ai u vonojke, që u bojke ora pesë – gjashtë e nuk vike, na e dishim që ky ka shku me pi. Kur vike na prishke gjumin, na qitke jashtë. Kajshin fëmija. Vishin kojshia…

Fëmijëve menxi që ja sigurojsha librat. Po gjithmonë ju kom fol edhe ju kom tregu që une e kom pasë andërr edhe kom qef me ndihmën tem ju me u shkollu. Edhe falë zotit veç fëmija s’ëm kanë zhgënjy n’jetë. Janë shkollu, janë shumë fëmi t’mirë, janë shumë t’edukumë që krejt na i kanë lakmi.

Me 24 mars. Na u gëzumë, mendumë që o bo mirë. Erdhën NATO e kanë me e ndal luftën e me bo mirë, e veç filloi luftë edhe ma e madhe. E kemi pas një postbllok të policisë ngat. Aty çdo natë që kanë gjujtë. Çdo natë. S’kemi mujtë me flejt prej tyne. Asnji moment. Çdo moment, veshë kemi flejt, veshë jemi çu. Veç thojshim se kur po na mysin sot, kur po na mysin nesër. Burri u kanë n’Gjermani edhe tha që ka me m’marrë, “Po t’marr. Ndreqi dokumentat!” Po ku mujsha, s’mujsha me i ndreq dokumentat se s’jom kanë as kurorë, as s’kom pasë letërnjoftim as t’vajzërisë as kurrgjo hiç, absolut.

Edhe n’prill, fillunë me e largu fshatin krejt. E pamë që po largohën, hajde dulëm edhe na. Unë hypa n’traktor t’nji kojshisë. Tani edhe vjehrrën e murrëm. Qysh n’moment ai me dalë edhe s’ka ma, ma s’kishim… ushqimin, gjithë kush pak ushqim me marrë me veti për shkak t’fmive t’paketume gjithë. Qato që i kishim i morrëm. Shkumë. U nalëm me një fshat te do t`njofshëm.

O kan prill kur ja nisën, e kishin pasë djeg një fshat afër e kishin masakru. Kishin mytë njerëz. U duke veç tymi. Përafërsisht e di që kah po vjen, po se çka po ndodh se ka ditë kurrkush. Veç Zoti e ka ditë çka o tu ndodh.

Edhe, i thashë atij kunatit, i çova fjalë sa u enshim, “hajde çom veç dej te baba”, “e bohna bashkë. Noshta m’ofron dikush ose e marr dikan e dal me tren, shkoj.” Se dalshin me tren, treni i madh, krejt njerëzit. Tha, “Ani po vi me ty.” Ai e kish marrë nji njeri me kali me kerr edhe na murr atje.

Ai njeri na çoj deri në hymje te qytetit. Aty na la se tha nuk guxoj ma anej. Edhe na, menja jonë, që jo me kamë s’na nal kurrkush edhe po dojna me shku trup. Kur kanë nga ushtarët. Kanë qenë t’vesht me uniforma, na kanë thanë “Stoj” serbisht edhe jemi nalë qaty. Ata janë nalë prej s’largti, 200 metra po, tu  nga. Edhe na jemi nalë qaty ku jena nalë edhe na lypën letërnjoftimin. As une letërnjoftim e as kunati. Edhe na majtën pak qaty, fëmija kajshin e u tutshin, nxehtë, katastrofë. O ishim eçtu për ujë, a s’kishim ujë as… Edhe thanë, “Nisu!” Na shajke, “Shkoni n’Shipni”… ”Aty n’Shqipni. Këtu Sërbi” Po edhe kunatin e kish pas ni njani kish thanë, “Qite qatje mos t’na bohet qektu gjak.” Mos i myt qektu.

Unë se kom ni qat fjalë. Fëmija ecshin edhe ecshim na. Veç na rrugëve. Kurrkush. At’herë s’ka pasë lëvizje. Veç shkijet çka u enshin se n’asfallt s’ka pasë kurrëfar lëvizje tjetërkun.

Tu ec po e shohim një lokal pak ma larg plot shkije. Me hini menja që e vrajnë kunatin e më dhunojnë mu edhe i thash që hajde hijmë në mal se jemi tu shku ne goj të ukit.

Aty asht nji hapsinë kogja si e madhe me mal. Lisa ka. Kemi ec nëpër qat mal edhe e kemi zatet nji njeri të mirë serb. Aq mirë na ka pritë. Ka nga e e ka kap çikën, unë e kisha djalin e vogël n’grykë. Ai e ka kap çikën edhe më tha thuju fëmive mos me u tut. Edhe një harrova me e cek, një moment që se harroj kurrë n’jet teme që m’ka dhimtë zemra. Tu ec kemi kalu kah një shkollë, e u gëzunë fëmija, ja nisën tu na lutë me hy mrena. Thojshin nashta ka fëmijë këtu.

M’ka djeg zemra. I kish marrë malli për shkollë. I kish marrë malli me shku në shkollë normal. Kurrë se harroj. Sa herë ta kaloj atë shkollë, sytë me lot mu mushen.

Edhe na ka ndihmu ai serbi shumë. Ftyrë pozitive. Qaq fjalë t’mirë foli që m’duket na largoi atë frikën. Edhe na ka përcjell, çikën n’grykë edhe nëpër fshat. Nëpër fshat tu knu shkijet. Dej te fëmija kishin pasë veshë kësi jeleka t’ushtrisë, a armë. A more që u bojshin si t’qartun. Kur ka ardhë nji njeri që me sulmu kunatin tem, t’kanë bërtitë fëmija e mi, t’kanë bërtitë tanë. Ai njeri e la, qaj ushtari na përcjelli. Ky që na përcjellke i bërtiti  “Largohu! Une i kam këta n’dorë.” Edhe aty kur kemi hi n’fshat, nji shkinë, nji plakë. Ja lypëm do ujë. Edhe kemi mbrri te baba jem.

E shkunëm e pashë nanën, vllaun, u gëzova. Kish pas bukë. Ju dha fëmijve, u kënaqën tu hangër. Edhe hangrën, pitën. Kur erdh nji kusheri i jemi tha që plani o me flejt në shpi të atina ma mrena katuni se shpija e babës tem nuk ishim t’sigurt.

Po sma nijke çka po bajnë. Kur i pashë babën, nanën e vllaun mu duk që dyjaja jeme.

Edhe jemi shku atë natë. Kemi bujtë qashtu t’nestrit, deri t’dillën. T’dillën o kanë i 18-ti. Erdhën nji komandnat i policisë serbe. Edhe e thirri një kusheri tonin i thotë fleni në shpija se nuk ju nguc kush.

Edhe baba tha, “Hajde po shkojna se qeshtu na thanë.” Tani tu gëzumë, o gëzimi jem. Thojsha se flej n’shpi t’babës se kallabllak, e u ngushtojsha, e thojsha une ju bona barrë me pesë fëmi. Bujtëm atë natë… nejse veshë flejshim na gjithë. Kurrë s`jemi deshë. Kena flejt gjithë me jakne, me. Sa herë prilli e marsi, herë majke ftoft e herë shi. Edhe para mëngjesit kur po i nina krismat. Fëmija flejshin e une çutë n’dhomë t’gjumit se s’flejsha gati tanë natën pi tutës. Kur po hin nana jeme, tha, “Çika jeme, merri fëmitë se ja kanë nisë me i kallë shpijat. Krejt mahalla dolëm më një fushë u grumbullumë. Erdhën e ja nisën mi nda meshkujt. Me gisht ua bajke. Nji kusheri që e mytën atë ditë, ai e pat djalin n’dorë. E njiherë, masi u çu, u ul apet me djalë. E ti bërtiti, “A thash une mu çu?” U çu apet e i kqyri fëmitë. O kur e kanë marrë vllaun tem… O Zot i gëzumë. Edhe babën tem e kishin pasë marrë hala pa u ulë aty, pa shku. Po na se kemi pa. Babën se pasha unë. Kur e kanë marrë vllaun, veç na kqyrke… uh Zot i gëzumë. N’atë moment e kqyrsha nanën, e kqyrsha vllaun, m’kallke zemra për krejt. Ai veç kqyrke e i kqyrke fëminë. E mu duke që dojke me m’thanë diçka me sy… E kqyrsha nanën, ma djegke zemrën nana. Kurrë nji pikë lotë se ka qitë, veç o pi, veç kqyrke. Thanë, “Ju nisnu!” “Ku pi çoni kta?” Thanë “I kthejna apet. Hajde ju!” Na shajtën. Flakë shkojshin shpijat, u kallshin, kërsima… edhe u nisëm na me shku. Kur u nisëm me shku, thamë, “O i lëshunë burrat!” E tu gëzova, u gëzova. Se i pashë do burra që i murrën, po 40 vjet e teposhtë i kishin majtë. Babën se pajsha ma. Edhe nja nji orë me thanë, a gjysë ore, nuk e di edhe na kthynën apet n’fshat. Kur u kthynëm, “Hajde po ju kthejna apet”. Erdhëm. Une jom kanë me nji traktor qaty t’kojshive. Kur u kthynëm, çka me pa. Tu kajtë gjinja sa mujshin se e kishin marrë vesh çka ka ndodh. I kanë çu n’shpi t’nji kusherinit tem n’oborr e qaty katër veta i kishin pasë masakru. Po e shoh babën tem. Kajke qa se kom pa njeri n’jetë teme tu kajtë. Thash, “Babe, ka o vllau?” “Jo çika jeme, vllaun ta kanë mytë.”… “Kuku qyqe, çka po flet o bac?” “Po çika jem.” Fëmija e mi veç kajshin si fëmi. Thojsha “Jo mamit, se se kanë mytë dajën. Rrini qektu ngat Nanës” Thash, “Mos u largoni!” se u tutsha po mu shmangën, se me tu shmang nji fëmi ma se gjajshe. Veç çu, “hajde dilni ma”, e secili veç qysh t’mujshe me ik. Thash, “Mos gaboni mu largu!” Gjithmonë janë kanë fëmi të ndëgjueshëm. Çka ju kam thanë, gjithmonë m’kanë ngu. Qatu ku i lajsha si zogj rrishin.

U nisa për të shpia ku thoshin që i ka mytë. Ka dalë një kushëri po më thotë ku po shkon, i thash me e pa vllaun, më tha jo bre bac nuk ka ktu. Vet i pshtolla keto xhenaze. Vllau yt nuk asht.

U ktheva të fëmija, kur kanë ardhë prapë shkijet… Kuku. O si t’qartun. O Zot i gëzum bre, çfarë tmerri. E na kanë rretheku krejtve.

Edhe na thanë me ec. “Asnjo ktu, kjo o Serbi” na shajke sa mujke…  Edhe po nisem, na çunë deri te pazari. Kur jem hi që u sistemojshim nëpër traktora, e thanë, “A ka këtu burra?” Ma s’pari kur jena nisë. Thash, “Jo” se dijsha serbisht, “Ne, video samo u žene”. Na merrshin dukata e çka kishum, ni grusë t’kojshive ia kishin pasë shky veshin t’u ia marrë dukatin, vathet.

Edhe masi mrrinëm atje na thanë hajde apet me u kthy. Edhe erdhëm apet n’fshat tonin. Flakë krejt u kallshin. Krejt flakë, n’tana anët i kishin qitë kerret n’udhe, ia u kishin shti flakën. U ndava me familjen teme. Baba me la te një familje rome, kojshi. Më kanë pritë qysh asht ma s`miri. Kurr nuk ua harroj. Ua kam lanë amanet edhe fëmijëve që herë do kur asaj familje me i dalë hakesh.

Erdh një kushëri edhe me tha nëse mujmë me shku me këtë gruen e asaj shpisë ku nejsha me i mjel lopët edhe më ju qu tamël atje në mal ku ishin civilia se nuk kanë pas çka me hangër.

S’kom flejtë gjithë natën, qaty m’u fiksu n’kry lopa me viçin, une e disha ku osht ahri i ktyne kushërive.  Se na marrshim tamël edhe te ata.  Zahere e kisha pasë taksirat, edhe m’ngrehke ai ven. Gjithë natën, lopa e viçi që bërtitën, se viçi ish met mrena e lopa jashtë. A lopa jashtë, e mrena viçi nuk e di, veç njana. Nuk muj me ditë tash sigurt, po me siguri viçi u kanë lidhë mrena, e lopën e kanë qitë me hangër diçka, po ma merr menja mu. Edhe, gjithë natën, m’u doke që po ia u çeli ahrin lopës e pe boj bashkë me viç, e u qetësojsha. Qashtu m’u qetësu shpirti pak, m’a çojke andërr Zoti ato që u bonë bashkë lopa me viçin. Edhe kur u bo sabah, une i vesha kulet e asaj grusë, shallin e asaj grusë edhe me menim që si ta vnoj shallin, kta s’e dijnë që jam shqiptare… Edhe morra me shku. Ajo gruja e shpisë i shtini bukët edhe tha po vi me ty.

“Po shkojna p’i mjelim lopët, e tani i pjekum bukët edhe ia çojna tanëve t’nxehta e bukët. Diçka bile, qysh mujna me i afru”. Edhe u nisëm me shku, une lopë s’kom mjelë përpara se s’kom ditë.

 “Une po hi, p’i mjeli, ti shko mledhi do vo kah pulat” më tha. Unë i lashë votë, e kom kapërcy sokakun me shku me bo lopën bashkë me viçin se m’u fiksu n’kry, se m’bërtitke sa mujke. Edhe t’nesërmit, edhe hiç… edhe e kom kapërcy. Ajo shumë u mat, veç ballë për ballë. Veç e kapërceva sokakun, edhe thash t’ia çeli ahrin, t’ia çeli kapigjikin. Khu kur e kom çelë kapigjikin, çka me pa, dy veta. T’kanë ardhë n’drejtim temin, o tybejstikfar, o Zot, o Zot, o Zot, ka m’ndodhi thash. Kur hina, kur t’kanë nga n’drejtim temin, e t’ëm kanë kapë, oh tybejstifika, as s’dijsha hiç, hiç meta e pitë. E m’kanë kapë m’kanë çu n’ahër. Njani e di që ka pasë uniformë… Njeri ma t’frikshëm, njeri ma t’flliçtë, njeri ma t’keq, veç ku… S’ka pasë njeri ma t’keq se ai, s’ka pasë njeri me erë ma t’flliçtë se ai. I vijke era alkohol, i vijke era njersë… njeri i tmerrshëm. S’po di qysh me pershkru, qysh… Pak i plotë, i zi, i papastër. Ky tjetri u kanë, e kom ni tu i folë rusisht, 90 përqind ma merr menja që u kanë rus. U kanë i bardhë, i plotë, edhe ai flokët çel. Edhe m’kanë shti n’ahër, e ia kanë nisë… M’kanë thanë, “Dishu”. Serbisht. Po serbishten e marr vesh, se kom msu serbisht.  E lutsha sa mujsha serbisht e shqip. Se çka kom… e qysh kom folë, nuk di se… “Hajde, dishu, dishu!” Oh Allah i gëzumë n’jetë teme, qe 17 vjet po bahen, për 18. Kurrë n’jetë s’e harroj atë moment. Kurrë n’jetë s’ëm heket prej menve. S’kom moment që s’e kujtoj. Gjithçka çka e shoh keq, e barazoj me qat personin e keq.

Edhe nejse ka fillu me m’dhunu e i ka thonë atij, “Thirre edhe atë tjetrin e dishu”, a din. Edhe, ky m’ka dhunu knej e përmbrapa… Jom gërditë, kom vjellë edhe i kom largu. M’kanë mshu, ia kanë nisë me m’rrehë. Mo s’kom ditë, m’kish pasë ra t’fiktë, çka ka ndodhë me mu nuk e di. Kur jom çu, i kom pa apet ata dy njerëz, edhe nafaka jem që me pshtu, i thirri dikush. 90 përqind u kanë radiolidhje si toki-volki që u kanë. Edhe i ka thirrë dikush edhe i thojke diçka, “Brzo, brzo” atyne. Tha, “Çu ti”, m’ka mshu shkelëm, hala m’dhem ktu, gjithmonë  ana e majtë shumë m’dhem. Shumë e kom vend, pikë t’dobët e kom n’trup. M’ka mshu kaq shumë se çizme ka pasë. Se jonë kanë t’forta. Edhe qaq ma kanë mshu, sa mu veshë edhe me ardhë. Thashë, “A me shku une?” Tha, “Jo, jo, çfarë t’shkumi ti, me neve ki me ardhë”. Oh kuku, oh kuku kur ka thanë, “Ti me neve”, Oh Allah kom thanë nihere, ti e din pse erdha une ktu. Erdha për me bashku viçin e lopën. Oh Allah, mos m’ndaj prej fëmive.

Thashë, une e gjallë jo, e dektë, ma mirë bile t’ëm mytin t’u ikë, pse me m’mytë kadal-kadale.

E u vesha se m’thanë, “Vishu” edhe e vesha, e qita shallën e krejt. Une thashë, “Po une kom fëmi, a din, kom me shku i kom pesë fëmi” tha, “Hajt se edhe me neve gjon fëmi, ti a nuk e pave, sa t’dushë fëmi”. Edhe t’kom qitë e t’kom bo, osht nifar sokaku noshta t’bjen najhere, osht diqysh thom, edhe Allahi e ka lonë atë kthesë ato, si sokak i ngushtë si… Se ahri aty te dera e mshefet e do stuba janë ma… super përmi. Veç kom bo njo-dy e thashë, nashtë ma mirë le t’ëm mysin, po bile mo n’dorë t’tyne edhe nihere mos t’përjetoj çka përjetova. Ai ka thanë, “Stoji si” unë kom ikë, edhe e kom kqyrë nihere a po m’vijnë përmas. Ai rusi ish kanë tu e largu armën edhe tu i thanë ec. Zhiko e thirrke këta. Këtë emër e mbaj mend.

Edhe kur kom dalë atje, kom nga shpejt e shpejt. Nuk e di, veç s’besoj që ka zgjatë ma shumë se ni orë. Mu m’u ka dukë si me shekuj. Një orë ndodhi dhunimi.

U takova me këtë kojshinë që shkumë më grunë e tina me i mjel loptë, “A i mledhe votë, ku ke ti?” Se oborri i tijna i madh, e lopë e ahra e oda e shpija, s’di sa shpija me ni oborr. “Jo, jo, s’di ku ka vo e kurgjo” thash, “E di që kofet me tamël jonë konë përpara tyne. Tu nga si e qartne, jo tu ecë po tu nga. O mu flliç trupi, o thojsha me mujtë me konë n’ahra e myti veten, e pastroj e heki atë far… prej trupi. Mu doke që çkas m’ka shti n’trup ai njeri. Kur jom shku, fëminë s’ëm vijke me i përqafë, thojsha nal mamit se i kom mjelë lopët. Nuk guxojsha me i përqafë fëminë me atë… erën me atë… Ata nuk dishin kurgja. Jom pastru. Kur jom pastru mu ka dokë dyjaja e jeme, i afrojsha fëmitë i qafsha.

Edhe tu i ngu lajmet, këta kojshia rome nuk i ngojshin po për hatër tem i lshojshin. Edhe tu i ngu lajmet, kuptova që vëllau im kish shpëtu”. Oh Allah, qysh thojnë ni dritë n’tunell u dhez. Oh Zot kena bërtitë krejt, “Daja gjallë!”.

Tani prej atij momenti smu nejke vetë. Thash del ku te del po shkoj në mal te baba e nana. Këta më majtën boll.

Asaj familje kurrë s’kam me ia harru. Me vizitu nihere i kom vizitu menihere mas luftës tinëza. Edhe nihere i kom pa n’market, çika jem o kanë tu punu edhe une kom shku me ble harç e kom zatetë atë gruen, e ia kom ble do sene. E kom nejtë qaty, e kena pi kafe bashkë, po me tutë që po thojnë ata “Pse po rrin me rom?, a po kupton, mas luftës. Oh Zot çfarë familje e mirë, çfarë t’kulturumë ata fëmi. Kuku Zot i gzumë, ia kom lakmi asaj, çfarë kulture, çfarë edukate kanë pasë fëmia e saj, shembullore. Edhe jom shku prej atij momentit t’nesrit, jom shku atje i kom marrë teshat, jom shku kom nejtë mo bashkë me t’mitë.

Edhe u kry lufta, me 10 qershor. Burrit i kishin thanë që na kanë mytë. Mu më fëmi edhe babën e krejt familjen. Se e kanë përzi emnin e babës tem me emnin e një tjetri në katun te na. Ata krejt i kanë mytë. Ai ma ish tranu. Po une ma tu kajtë në telefon i kallxova që gjallë jam edhe fëmija mirë.

Edhe ia fillova jetës, n’fund të ’99-tës, burri u kthy prej Gjermonisë. I thojsha, “Rri, merrna edhe neve” a din. Pare ka pasë, pak kish pasë do pare, thash, “Merrna edhe neve se s’ka mirë ktu jo”. E u kthy ktu, u gzunëm kur erdh, qai gzim u kanë për neve kur erdh, i pruni fëmive veshëmbathje, ushqim. I pruni edhe do pare, shumë mirë… U çojsha natën e kqyrsha, qysh koka përmirsu. M’u doke dyjaja e jemja, thojsha që a din po shkon kah pozitiviteti jeta jem. Fëmia m’pshtunë, familja po, thojsha nashtë edhe pse kem skamje e krejt… po e nijsha nifar gzimi n’shpi tem. Qaty i kom pasë njo dy-tre mujë t’mira a din. As nuk dalke me pi as, pak tani kur ia nisi me shoqni, vijshin e thirrshin natën shoqnia.

Ia nisi n’fillim menihere mas ni muji, dy. Po tani kadal dale tu i hargju paret…

Mendej nisa vetë me punu. I pata nja ni vjet e gjysë të mira. Po sa herë asht’ prilli më rrok ligështimi. M’kujtohet dhunimi. E nijsha veten t’dobët pse s’po muj, pse s’pe ngriti zanin. Kanihere thojsha, nashtë le t’thotë burri çka t’don, po tani thojsha fëmia tani t’shoqnisë, shokët e shoqet, thojsha po ia u hupi fëmive atë far autoriteti. Nashti edhe fëmia kanë me pritë keq, ku me ditë qysh reagojnë. I kqyrsha fëminë edhe u kujtojsha çka munen me thonë, apet e mbyllsha kit derë. E nijsha veten që s’po kam une fuqi me bo diçka për veti. Pse mos me kallxu çka ka ndodhë? Pse me majtë msheftë?

Tash kur i shoh fëminë e mi që jonë t’edukumë, dijnë, janë t’mençëm, janë t’zgjutë, janë… E kom marrë gati n’atë kulmin në çka kom dashtë, po jo, hala. E kom maru shpinë edhe pse kom kredi e borxhe, po, kur p’i çeli sytë, pe di që osht puna jeme edhe e fëmive t’mi.

Po um munojshin kujtimet… U tubu, u tubu, m’u duke që ni vullkan e kom diçka mrena që s’pe qes. Shkrujsha si shkruj vjersha, shkrujsha, i shkyjsha thojsha po ma sheh burri, fëmija a.

N’andërr, ata njerëz m’dulën me maska thojshin, “Ti s’na njeh neve” edhe çka m’bren ma s’shumti se thojnë, “Kurgjo s’ta kena ba ty, çka i kena ba shoqes tande”. Nuk di kush osht ajo shoqe. S’kom une shoqe, s’di nashti osht, po unë nuk di se nuk ia kom kallxu kërkujna.

Unë edhe nashti s’jetoj gjatë, po ato çka kanë përjetu që jonë kanë ma t’reja. Kisha pasë qef ato me pasë përkrahjen, s’po di qysh me t’thanë. O me mujtë me bo diçka, boj për shoqet, sikur mu çka m’ka ndodhë, me iu ndihmu qatyne grave. Me mujtë me pasë diçka fuqi, ku me ditë çka boj për ato gra, gjithçka kisha bo.

Fuqizuar nga: Integra dhe forumZFD

Në bashkëpunim me: KRCT

Mbështetur nga: RBF, MOTT, BMZ dhe UN Women. / KultPlus.com

E dhunuara: N’qat shpi më koritën katër vetë, me ren, tani, na rrehën na sakatunë edhe na …

Ky rrëfim është nxjerrë nga libri “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”

Ajo nuk kishte fëmijëri të mirë. Një dashuri e dështuar në rini dhe një martesë në kushte të varfërisë ekstreme, por edhe mungesës së dashurisë nga burri. Nuk kishte arritur ta gëzonte as lindjen e fëmijës që do ta humbiste si foshnje.

Sikur për të mos i mjaftuar këto, ajo ka qenë dy herë viktimë e dhunës seksuale. Një herë gjatë luftës dhe një herë tjetër shumë kohë para se të niste lufta.

Rrëfimi në vetën e parë: Haj medet haj

HËNA

Fmininë e kena pasë shumë t’shtirë. Edhe baba jem ish konë rritë jetim. Nuk maj n’mend kurgjo t’mirë në fmini.

Shumë m’ka pëlqy me shku n’shkollë. Po nuk na lejke babgjyshi, se na thojke duhet me shku me i rujtë gjatë. Shumë, shumë, gjithë m’ka pëlqye profesioni për mjeke, gjithë kom pas qejf. Haj medet haj, po s’kishim kushte.

M’kujtohet pak diçka qat’here që u rritëm, pak diçka maj n’mend deri në 18 vjet. Qat’here punojshim… Qat kohë ma s’shumti që kishim qef, punojshim punë dore. Vijshim te dajtë, i kena pasë dajtë n’shehër, n’qytet jonë konë, punojshim. Te dajtë ishin edhe çikat e tezës. I dojsha. Ishim shoqe shumë. Njona tha, “A pe merr qet djalë?”, ish kanë i mirë… ish kanë i mirë boll.

Mu më pëlqej po s’guxojsha me thanë se na qitshin faqen e zezë. Ai djali n’Austri ish kanë. Po thashë une a din çikë e shpisë, masi n’shkollë s’jom, tybe s’ëm merr ky mue. Asaj çikës i thashë, “Tybe ky s’ëm merr mue, veç po mashtrohna e bona gaz”. Une e pashë prej s’largti, po at’here s’folëm. At’here s’folshim, kurrë s’e harroj sa t’jom gjallë, kurrë… Ai ish konë i mirë, sjejllja e tijna. Edhe u pamë, a din dajtë e tezet i kishim ngat, kur tha, “Veç me folë”.

Po folim tha, “Kysmet po fejohemi, që s’fejohemi pa t`ikë s’kom me lanë”, O konë vjeshta qaty para se mi mbush 15 vjet. Erdhëm tani kha n’katun te shpija, ai qashtu… e pajsha kanihere, m’pajke. Hajt do vjet shkuen, i kishim do punë, do skamje, do telashe, hjeka, po apet a pe din nuk e marrke vesh kërkush. Hjeka, boll isha mërzitë për shkollë që na ndërprei po u tutsha, thojsha ka me m’lanë, se e sheh që prej meje s’ka interes kurgjo, thojsha ku me ditë. E lokja e dajve thojke, “N’odë duhet me u rujtë se mos po thotë kush najsen”.

Kur vij, kha n’katun, nuk po di une gja hiç po thojnë, “Ni djalë i mirë, duhet me fejue n’katun”. Edhe pa ditë gja une hiç, m’fejojnë.

Jo për këtë djalin po për një tjetër. Për ni fjalë goje m’shkoi jeta. M’shkoi jeta poshtë, e ai u bo dhe. Po at’here u kon nrysh, e mytshin njerin. Me nalë robin, u mytë njeri. Vëllaznitë i kisha t’rijë, ku me i qitë me i mytë. Vllaun e madh e kisha n’shkollë t’mesme. Valla s’po shkoj, po s’di pse s’iksha qat’here. Pse u munojsha, kaj e kaj, mërzitu, s’po shkoj… po shkoj. Do i kom harru do hjeka, do s’harrohen kurrë për jetë.

Për ni fjalë goje..Kishe nejta nja ni vjet qashtu e fejume, a me shku a mos me shkue. Une atë djalë s’e kisha pa që shkojsha nuse për to.

 Ai bajegi ish kanë njeri i sokaqeve. Nanën e kish pasë smutë, babë s’kish pasë edhe dy vllazën. Veç dy soba i ka pasë, fukare sa t’thuesh, po nana thojke, “Veç që osht me burrë t’vetë, e ka burrin n’punë, nuk ia lypë ni trohë bukë kërkujna…”

Kur shkova u çuditshin ata, hina n’atë oborr, ish kanë ajo gruja e smutë, ni gru e mixhës. Oh Zot i madh… me iu përshkru, film, nuk di. I kom pi kokrrat edhe jom shtrëngue. Me ju përshkru film, nuk di qysh. Qysh ish kanë ajo smutë, ajo vjehrra… fukare. E smutë psiçikisht. Dy djemtë e shnoshë prej menje ishin kanë. Por ai nuk ish kanë taman ai djali, burri që m’kanë çue për to. Dy soba i kish pasë, njo e jemja, ni kuzhinë, haj medet po fukare, po keq.

Te shpija, babës e nanës qaty kajsha e u mërzitsha boll. S’ish ai njeri, veç rrijke me gra t’hallkut, s’ish njeri, far majmuni, fukare, bukë me hangër s’kish. Hajt qashtu tu e shty, mas dy vjete meta shtatzanë me ma t’parin fmi. Rrëzohna n’oborr sa jam shtatzane… Ish dëmtue beba, edhe shkoj te mjeku… n’Prishtinë. “Valla s’bon pa u pastrue”. E m’pastrojnë, kur m’pastrojnë thojnë…. mas gjashtë mujve mos gjoj mo fmi

 Tani menihere e kom gjetë çikën, Ishim fukare, haj medet s’kishe çka han, as s’kish çka pin, u untojsha, u eçtojsha. Haj Zot çka kom hjekë, me jau la teshat, e ata t’smutë, t’gubaftë, t’flliçtë. M’rrokën kishe do dhimtë, po s’i kisha unë dhimtë se kisha hi në t’nantin mujë, njo tri ditë a katër.

Edhe te një doktoreshe privat n’Prishtinë, po m’kqyrë, kur thotë, “Shko n’spital, ka t’përzimë shkije e do shqiptarë, jonë mjetet krejt se s’guxoj me t’nalë”.

Hymë n’spital n’Prishtinë, çka me hi… çka me hi, n’pranim ma s’pari do motra ishin kanë shkina, ni doktor ish kanë shka aty, ni tavolinë që e bijnë me na kqyrë gratë. P’i frynë sytë ai doktori shka, doktoricat shkina, qeshtu na i çkyejshin kaaap {imiton zhurmën e shçyerjes} e na kapshin, na çkyjshin blluzat. Thashë, “Pse s’po folni ju shqip?”. Kjo ka ndodhë në vitin ’92.

E t’na qesin najllonin me i veshë t’spitalit. E t’na qet ni tavolinë, doktori me na kqyrë. E t’na i prekë barkat, e tu m’nrydhë… a plasa, plasa. E kesh e kesh, e a plasa, plasa.

Kurrë s’e harroj hjekën, na shtinë n’lift. Hypën n’shkallë me kravatë t’bardhë, ish kanë i madh, m’kanë kapë n’lift. Edhe dy motra, po m’i deshin teshat, po m’fëlliqin deri sa shkumë naltë. Ish kanë i madh me kravatë t’bardhë… Po, m’kanë dhunue. Po n’lift, n’qet liftin e spitalit tonë që osht’ n’Prishtinë.

Qat’here që jonë kanë shkijet, e kishin pa marrë krejt. Edhe shkojmë na, na hipim naltë, hijmë në ni sobë. Po vijnë njo tre, do tjerë, po vjen ni si milic me automatin e pshtetë, unë isha, ma ka bo, “Çu ti! Çka ki ktu?” Unë at’here veç u qartsha me dhimtë, knej e anej… dhimtë, luj njo, luj njo, me qato dhimtë. Qashtu na kanë koritë, qashtu na kanë rrehë. Pse… e çka, tybe nuk di, veç mos na ngushto Zot. Për lift, edhe na që ishim n’ato sobat, a din që dojshin me i gjetë fëminë. Pritshin me i hekë qaty. Edhe hijmë na, m’koriti, m’fëlliçi njo, ma dha ineksinë. “Çohu” tha, “atje ku ke”. Qashtu m’hipën mu edhe mes dy syve t’mi e din krejt dyjeja. Qai… që u konë me kravatë t’bardhë n’lift, po tani tjerët jonë ardhë renë, njo katër. Ata masanej. Po, edhe ni milic o ardhë me tesha… kështu si aftomat.

M’ka ra t’ligtë tani edhe jom gjue n’tokë, tani aty edhe prej dhimte, edhe prej tute. Tani ka dhonë Zoti do tjera motra qaty.

M’dhununë mirë, m’kqyrën, m’dhununë, ma dhanë ineksinë, ni gjilponë qitu n’kukë. Ma dhanë qat ineksi, e m’rrokin dhimtë. E gjoj. E nij kur ka kajtë çika. Mo kurrë nuk di gja, m’ka ra t’fiktë prej s’lodhni, m’u lshu gjakderdhja, katër ditë tani m’kanë majtë qejtë e poshtër n’atë sallë. Po s’ëm kanë mytë bile krejt. Tani e di qaty jonë tutë ma s’shumti, kur m’kanë dhonë gjak. Ni doktor o ardhë me mjekërr, i zi, qaty i kom thonë, “Çka po m’ban?”, tha: “Gjak, gjak”. Edhe qaty m’ka dhonë gjak, kom nejtë nja katër ditë a tri. Qysh po rrijnë sot… që thojnë n’shok dhomë. Ratë, e m’çitshin zall diçka, m’lidhshin, pa hangër, pa pi, veç qaty kom nejtë. Hjeka e tutë, s’di qysh po foli sot e qysh jom.

E kom lindë çikën, mo tani çikën s’e kom pa, kom nejtë qaty, kom nejtë, natën ma kanë pru. Me ni kerr i prujshin bebat. Jo sikur sot që p’i lejshin te kryet, kur i ka gjetë kunata jeme dy djemë t’vocërr, te kryet po ua u lejshin. Tu i ngarku fmitë n’atë far kerrin e madh, e… bum bum (imiton zhurmën v.j.) ma rrëzon çikën. Kështu hopa i merrke dy beba. Ma rrëzoi çikën…

Çika e la gjinin s’thithi nja dy netë që nejta qaty. Ma rrëzoi çikën nër sy, po s’guxojshe me thanë kurgjo. Qaty bile me lajmru dikon, po ishin shkije at’herë, s’kishe ku, s’kishe ku.

Krejt shkije, kun shqiptarë s’kom pa.

Çikën e mora qashtu t’rrëzume, na lshunë për shpi dikur. Çika, veç krahu iu kish pa nxi. Edhe pak huna e sari. E la gjinin s’un thithi, “O valla çika smutë”. “Mirë, mirë shkoni n’shpi, n’gjendje t’rregullt osht”.

Erdha te shpija. Tjetër atmosferë po t’u doke me fmi. Jeta dupllo po t’kushtojke, ndaç t’osht’ çikë, ndaç t’osht’ djalë. Shumë, shumë, shumë n’kët’ dyje ma shumë s’kisha dashtë veç me dekë, mos me jetue mo. Vjen nana me m’pa me vllaun e vogël. Une isha ratë, çika ish e lodhët nuk thithke hiç. Qashtu t’u hjekë, po hiçke fmia i vogël. U gëzu nana, tonë u gëzunë, “Ama te laj çikën”. Erdh edhe ni gru e kojshive kishe me m’pa, “Ça po ta merr menja bre? E lodhët koka çika. Po loçka jeme, ishalla je shnoshë vetë, këta jonë t’rijë, se kogja e lodhët koka çika”. Edhe unë kujtojsha që p’i men, s’dijsha vallahin. Kur po thotë nana, “Po çka ka oj nanë çika e zezë n’krah kështu?” thashë, “Oj nanë qështu po osht vallahin, veç zaher që e rrëzunë, po i men. Po, po i men”. N’dorë e pata, hiçke, hiçke me dekë… m’diç. Erdh nana me m’pa. Paj njeti n’këtë dyje, kurrë se ka harrue as nana. Kurrë nuk e kom pa t’u keshë. Qaty e ka fitu sheqerin. E dille o kanë ajo ditë që o hie n’dhe, kurrë s’e harroj ftyrën e çikës…

Qysh more asi gjinë ishin konë pa men, mjekë. Unë ato kurrë s’e harroj, as s’ka pasë ligj as shtet. Kurrë, kurrë se ashtu s’u duftë me ia bo kërkuj. Po ata vijshin edhe nëpër shpija na rrehshin, na kputshin.

Burri tybe… burri tha, mas gjashtë dite, tha, “Hajde n’sobë”. Met pa duhan kur m’çoi n’sobë, m’deshi, çka me pa trupin, tha, “Çka je bo kështu? Kush t’ka hongër me dhomë kështu?”.

Vallahi i kallxova, do-do se krejt mozallah kush guxon. “Kush t’ka hongër n’dhomë? Pse kështu?” Veç masanej m’rrehke. Burri, edhe kurrë mo s’ma dajti dajakin. Po s’kom guxue me kallxu.

Nuk guxojsha, me i kallxu krejt çka ka ndodh. Thojsha po m’lëshon. I thash  “Na rrehën, qaty do gra, na deshën teshat e veç na rrehën”.

Na kanë rrehë. Se që na kanë koritë t’u gjetë fëmi, tybe n’guxofta, veç që na kanë rrehë. Pasha Zotin s’guxojsha, nashti u konë ma mirë me i kallxu, po jo. Ai u konë njeri i poshtër, s’ke guxu. Përveç na kanë rrehë vallahi, se s’guxofta, thashë a din m’lëshon. Po… haj medet haj. Po ai m’rrehke masanena, s’ma dajke kurrë. “Pse diç çika?” “Çikën e rrëzunë” “Ku ke ti?” “Une kesh qaty, na prunën me na dhonë çikën n’krevet, se une n’kamë s’jom konë, tybe n’te kom rrëzu unë”. Edhe hajt, hajt qashtu, pasha Zotin deri qaty mo erdhën prej shpije krejt çka patën. Mas tre vjete ika prej tij, jom dalë, thashë, “Unë mo s’guxoj me shku te ky”.

Pesë vjet t’zeza ditë n’ditë. Thashë unë mo nuk guxoj me nejtë se le uni që po des se s’po kem, po marova prej t’rrehnit t’tij.

Kjo me çikën më ka ndodh qaty 92-tën. Mas tre vjete ika prej atij burri.

Tani nana e baba m’lypshin mem martu diku tjetër. Po fëmi t’vogël thojsha s’muj me i kqyrë. Ma gjojnë apet qit vend, burrin ku jam tash.

Kur um lypi ky burri, me msit, thojnë nihere “I ka veç tre fëmi”, kur vij, i gjoj gjashtë fëmi. Ky u kanë i ri, i zoti, p’i pëlqej këtij burrit. Une e re jom konë. Ky ish konë i vjetër, do fëmi, namin e zi.

I ka pas nja 50 vjet, Une 27.

Mirë isha me këtë burrin. Ky as nuk ish konë i udhve t’kqija, as qen as kurgjo hiç.

Dhomët m’u prishën, m’u nxinë, m’i hujdisi do dhomë, do tani m’u thynë n’luftë kur na rrehën, që na gjuen. M’i hujdisi dhomtë edhe m’veshi. U bana shumë mirë po a din, e pafat.

Vjehrrën e kom pasë, edhe fëmitë e burrit. Djali i burrit, njoni ish konë n’Gjermoni, njoni aty. Ia morrën inat burrit pse më kqyrke edhe u kujdeske për mu.

Po me burrin shumë mirë. Ky s’ëm bërtitke, nxehtë e kisha, me hangër bukë e m’blejti tesha, s’ëm bërtitke. Edhe mire, i çela sytë. U ktheva, u hujdisa, s’ëm njofke kërkush. Kur u dhezë lufta!

E t’u dhezë tani lufta. E dalim tani prej shpije, mo me 24 kur i ra NATO-ja n’mars, a me të 28-tin, qeshtu po m’doket, po m’përzihet. Dulëm prej shpije. Kurrë mo ditën tem s’e pashë. Mora teposhtëze. E kena pasë ble at’here ni kerr t’mirë. E burrin… shkijet ku ia pajshin atë kerr, u konë nifar FIJAT tip, shumë i mirë. E marrin e rrehin nihere burrin, e ia marrin kerrin e njo thojke, “Merre”, njo thojke, “Hajde zovatëm prej punktit” ku u konë “dej te komuna”. Edhe e rrehin, e sakatojnë veç apet ia kishin dhonë kerrin, po s’kish çka i vyen kerri, po nom, nom bani ma mirë diçka.

Kur shkumë me ni katun desh na mytën me granata. U shtremë n’atë far shpije, krejt.

Mandej shkumë në një katun ngat. Rrishim me një fushë. Rrijshim me ren n’kerr, veç kena nirthtë deri qaty.

Krejt tani jashtë kena nejtë. Ni kolibë dikush e bijke me do dru, o çka kena hjekë, çka kemi nirthtë qaty. Tonë robtë qaty flejshim.

Shkojmë me ni katun tjetër e bujmë në ni pleme te sana. Del ni grue, zoja e shpisë e thotë, “Vallahi s’kena ven ku me ju shti, sfyngjera kem” na i dha do qebe, në ni pleme me sanë. E na dha do bukë, “Bre vllaznia e mi, s’kom ku me ju shti, bukë po ju dhojmë”. Akshami, vijshin granatat, kuku nanë o nanë. U ba… qat’here ia nisëm e murrëm teposhtëzen ka pak, ka pak, hajt, hajt, ecëm.

E thojnë, “Mule, hipni n’traktor”. Qato igball e kena pasë, në ni traktor jena hipë. Fëmia e vogël, nusja, burri ka ecë n’kamë. Aty dulëm, u dhezë lufta, njo bile e vranë qaty menihere, ish kanë ushtar, i veshun. Ato e gjujnë me snajperkë e vrajnë. E hajt, hajt gjithë ditën na, e gjithë natën tu ecë. Hypëm tani te ni traktor, herë zhdrypshim se nuk ngrihshin ata far traktora, kur erdhëm tani n’sabah drejt n’qytet. O qaty pak pa hi do i dajtën qaty, po hijmë ma heret n’gjashtë.

E hijmë n’qytet. Aty e pamë një shpi prej ku ishin dalë nejrëzit, e hyjmë mrena. Qat natë bujtëm, hajt e hamë do bukë. Akshami tani kur erdh, para akshamit jon konë edhe nihere kqyrën do si tesha t’zeza ishin kanë, tybe si ushtri. “Sa jeni, ku jeni?” qashtu, shkuen. Eh mirë, shkuen, u krye, na kujtoftëm që shkuen. Kur tani po vijnë apet mas njizet minutave. E t’na kapin, une jom kanë te sodoperi tu e la ni tavë.

E t’i dajnë burrin e do djemë t’rijë, kështu do soba a din, do far shpijash e t’i marrin t’i ngujojnë. Po s’dita, kishe e mytën burrin. E t’i kishin rrehë, e kanë marrë dukat, e marrin pare. Rrehë, mytë, ata fëmia e vogël, brit e brit tu u çmendë. E na kapin qeshtu për dore. Qaty me burra, ata tu i shkelë, tu i shkelë tetonë tu i pucavë. E t’na kapin na çuen aty me ni shpi ma larg. Ish kanë ni shpi e madhe kah dy-tre kat. Ni i shkretë sahati nihere ec e eci deri n’dy t’natës.

N’atë sobë, ish kanë ni çikë e re. Si i ka çepu nihere shkelëm, e ka gjue. Ki pasë gjak, ki pasë flokë t’ngrehta, ki pasë gra, ishin kanë t’myta si flejtun rrijshin përmys, nuk livritën kurrë. Çkamos ki pasë, tesha t’grave, a brekë a gjak a kreveta që kena pa. Tre kat ish kanë, do u dirgjshin, tu u rrehë, tu qitë tesha, flokë, sene… çka t’kujtohesh n’atë shpi që kena pa, deri n’sabah. N’sabah perenia, na kanë deshë e na rrehën, na qitën n’korridor.

N’qat shpi më koritën katër vetë, me ren. Tani, na rrehën na sakatunë edhe na pshurrën, çudi more! Edhe na pshurrën… Teshat tona s’i gjojshim hiç. S’mujshe ti me gjetë aty teshë tane. Na rrehën, na sosën e na pshurrën. Na bonën zi e terr! S’di ma anej ku me kallxu, po ma i fortë se insani s’kish kërkush. Qaty valla jem lodhë, veç s’di qysh jem ardhë. Na rrehën mirë, na mytën, na sakatunë. Nja dy veta kenë qaty, nuk di qysh jem ikë. Do duqa i kom veshë, edhe jena dalë. Nuk kish pasë shkije n’qat far vakti kah n’shtatë që jena dalë prej asaj shpije. Kur erdhëm këtu ku kem, burri i rrehtë, veç gjak.

E vijmë aty t’rrehta, t’llomita, vijke tu m’u ajë ftyra, qitu hala m’dhem ftyra sot. E ni dhom ma thyen, se a din kur na rrehshin, na gjujshin. E dora, qikjo, qysh um ka pritë, veç qitu, m’u ajë qikjo. E qito ma shtrënguen, tybe nuk di ma zi. Veç s’di qysh jom sot, qysh po rrnoj sot. Edhe na rrehën e na shajtën, e na pshurrën, ma s’mrami, çka ni t’zezë na banë. Kur erdha, hina aty, burrin u gëzova qaty e pashë, bujtëm edhe qat natë n’Prishtinë. Deri n’sabah bujtëm, tu keshë burri, “A je gjallë?”, thashë, “Po, po, gjallë jam”. Ajo kunata për kunat na bojke, “Po ti s’vyn gja mo, që e kanë marrë shkijet” keshke ajo u ngryske. I thojke qaty do grave ça ishin. Kunata, kunata u thojke grave. Rijmë qaty na edhe qat natë, bujmë. T’nesërmit po vijmë, po thojnë me ec.

Mo u kry ajo. U kthymë në katun tonin. Burri u nda n’qytet. U ardhë n’kamë… Na gjithë ditën udhtumë, erdhëm deri n’aksham prej 12-ve deri n’aksham jena ardhë prej qyteti.

Trupi m’shkojke krejt rekë, e smutë, e lodhtë, e rrehtë, komtë s’um majshin… haj medet haj, e mërzitë, e tutë. I pajshim shkijet që erdhën. Rrugës na nalën e te rrehin shoferin. E t’ia marrin paret dej edhe sahatin e dorës. E te rrehin e t’ia shtijnë krytë ktu për llastik a e din përmas që ishin me t’mbluet ata llastikat. E i qitën bajagi do plaka kështu përpara ja nisën ata keshin, do ushtarë t’ri ishin kanë, e do t’zi ishin konë me shirita n’dorë n’qat ven qaty.

Edhe thojshin, “Shih qysh i kanë qitë plakat knena. Qitni këto plaka n’tokë”. E ti zhdrypin plakat n’tokë, për ni dorë i kapshin. E t’na zhdrypin krejtve t’na rrehin qaty mirë. Qaty na rrehën, na plaçkitën, çka patëm do sene, do cikrrime, na bastisën. E kom pasë ni unazë. 

Na i murrën nja dy unaza, ni zingjir e pata n’xhep n’ostar t’palltës. Po s’na rajke n’menë për ato, veç ça me bo veç me pshtu. Po, po veç me pshtu, diçka murën. Plakat i kanë qitë knena prej dere renë. E tani nom na dha Zoti… e thanë, “Ecni!” E rrehën atë shoferin me neve. Nja dy-tri orë qaty t’rrehtë e t’përplastë metëm. Neve na lanë. Erdh nji tjetër traktor, i hallakatshin edhe ata, i kontrollojshin. Na erdhëm, hypëm n’traktor erdhëm diqysh. Eh, nuk na kanë lonë me hi n’shpija tona qysh jena konë të lodhët. Shkojmë me ni katun tjeter, bujmë n’oborr t`shkollës. E shkumë e gjetëm një shpi ku ishin ikë njerëzit, që i kishin kthye.

Hijmë na aty n’atë shpinë, dhezim zjermin e bojmë diçka. Pak valla, miell, se s’kish pasë kurgjo, as tmarumë, as sodë për bukë. E dha Zoti erdhën ata të zotët e shpisë. Edhe Bajramin e pritëm qaty… Jonë konë 100 refugjatë. E kanë pre ni dash, e na e bon kishe Bajramin.

Burri s’disha hiç ku osht, me djalë t’madh ish, me re, as kunati, ishin nda. Ata rrehë, këputë i kishin pasë nguju në nifar si shpellë. Edhe rrimë na. E vijshin ushtria asajde, “Sa vetë jini, kush jini?”

Kur dha Zoti kanë bombardue qaty e i kanë çu do tenka, menihere. Qaty nom pshtumë, edhe mirë.

U kthym nëpër shpija. Gjak, tesha t’grave. A kishin pre, a kishin koritë a, a kishin bo, ni Zot e din. Plot valla qiso t’zeza qi s’kanë skej valla me vjet, edhe u kthyem qashtu qysh u kthyem, une e smutë, me hajt, hajt, hajt… Mas ni muj dite, mas nja tri javë dite shkova tani n’spital se mu nalën a din… tani teshat (menstruaciont v.j.). U bonë nja dy muj. Haj medet haj, u bonë gati tre.

U kryen, u kryen bombardimet, hini NATO-ja. U kthyem te shpija, haj medet, haj. Isha smutë fort. Kishe po thojnë me shku te mjeku. E vi n’Prishtinë…hi kha. M’nalin n’spital, n’gjinekologji, n’patologji në nifar veni. Po m’thojnë…une isha smutë. Këta mjeket po m’thojnë që… n’Prishtinë… shtatzanë nuk je. E thashë mirë masi shtatzanë s’jam metë, so gajle, gjithë ai dhunim që ma bonën, shtatzanë s’jam. Mirë, i marrë do ilaçe thashë tash m’men, po s’ëm mejke hiç. Psiçikisht, fizikisht e lodhne, dhimtë, tugu… tugu, dhimtë haj medet, tu u kujtue, s’mujsha me i largue hiç. E moj, a diça, diça…

Mo s’di as mu gëzu, e në jetë nuk gzohna kurrë une.

Vallahi gjithë i kujtoj. Pasha Zotin shpesh boll. Po vallahi si para sa vjete që u konë lufta, sikur sot po m’doket. Veç a din tash i pi kokrrat me rregull. Trajtohem. Se kam tuten qe s’kam ilaçe. Tutën nuk e kom.

Burri kanihere më nimon kanihere jo. Po i shkoj nerva. Gjithë ditën po shan e po bërtet, po thotë, “Qysh m’ra mu ky fat i zi kështu? E ku qëlloi gruja jeme, pse veç na ashtu e pse s’shkojshum jashtë? Vyjti kur shkoi OSBE-ja me shku edhe na e… “ Turli t’zezë valla, turli hjekë, pi vjen edhe inati. Veç me m’bo gaz, qajo kunatë m’bani, ma qiti faqen e zezë nëpër sebepe. E u duftë me rrehë, po badihava, e rreha e sosa po kurgjo. Hupi mo kontrolla. E qashtu motra jeme t’zitë e territ, jo valla mo kurrë mirë s’jom konë.

Po tutem se punën tonë moti s’pe ban llaf kërkush, pej që shkoi Atifetja. Edhe po tutem masi s’kena kallxue, po bohëm horë, s’po na paguhet kurgjo. Kajhere qata na jem tu u tutë, veç televizorin e kqyrim, e ngojmë, droj po bohem horë. Pasha Zotin nuk di, këta ushtria po shkojnë hyxhym ministries p’i bojne yrysh. Ashtu keq po bojnë që pi thejnë venin tonë veç, nashta ishalla diçka del se drejt s’kena kallxu, jena bo gaz krejt. Shumë kadal. 

Shumë i kisha porositë që të punojnë mirë e ti respektojnë ligjet, rregullat, se nuk osht lojë veç puna jonë, veç puna e femrave nuk osh’ çkado se pa kon femrat në rregull me i maru rininë, fminë e shnoshë. Kosova s’ka çka na vyen neve. S’ka çka na vyen neve Kosova. Kush ka bo punë deri qitu për neve Zoti e rujtë e i nimoftë e gëzoftë kit popull, krejt mjekët e Kosovës kah jonë udhëheqësia, punëtorët, fëmitë, shkollat Zot.

Fuqizuar nga: Integra dhe forumZFD

Në bashkëpunim me: KRCT

Mbështetur nga: RBF, MOTT, BMZ dhe UN Women/KultPlus.com

E dhunuara: “Ju shqiptaret jeni t’mira, e keni tamlin e gjinit t’amël”, e unë e kom pas djalin n’gji

Skllavja e seksit

Ky rrëfim është nxjerrë nga libri “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”

Atë e kanë ndarë nga kolona, njëjtë sikur se edhe shumë gra të tjera. Paramilitarë serbë i kanë marrë femrat më të bukura dhe i kanë vendosur brenda shtëpive të braktisura. Dy muaj e gjysmë ajo kishte bashkëjetuar me një paramilitar. Nuk ia di emrin, por thotë se sot është në gjendje ta vizatojë. Në kohën sa nuk kishte qenë aty, paramilitari e kishte mbajtur të mbyllur në dhomë. Në dhomat tjera kishte gra të tjera që po mbaheshin ngjashëm. “Në fillim rezistojsha mandej u dorëzova krejt”, rrëfen dëshmitarja. Ajo tregon se si serbi i jepte edhe komplimente, derisa pinte qumështin që dilte nga gjinjtë e saj.

Rrëfimi në veten e parë: Ju shqiptaret jeni të mira

H.H

Unë jam prej një familje të varfne. E kom pasë babën edhe nanën, jemi konë edhe pesë fëmijë. Dy vllazën e tri motra, unë jam ma e vogla. Kur i kom pasë tri vjet t’plota m’ka dekë baba, nana m’ka rritë jetime. Na ka rritë nana me punë t’dorës edhe na ka rritë me shumë hjeka. Me vështirësi na ka shkollu deri në klasën e tetë.

Shkollën fillore e kam kry edhe kom mësu fort mirë. Fort kom mësu mirë, por për shkak se nana s’ka pasë ma shumë munësi mqe m’ndihmu. Edhe jom regjistru n’shkollë, e kom marr provimin edhe nuk kom mujtë me shku për shkak t’kushteve. Kur i kom bo plot 18 vjet, m’kanë feju e martu me nji burrë, të cilin nuk jom kanë dakort edhe vetë me e marrë për shkak se unë jam kanë shumë e re, ai i ka pasë plot 40 vjet.

Me vllazën e motra kom kalu mirë. Me vllaun e vogël kisha dëshirë me shku’shkollë… Dy vjet i kena pasë ndërmjet. Unë jom kanë ma e vogël, ai o kanë ma i madh. Vllavi i madh tani osht pak… qysh…s’po di qysh me t’thanë, për shkak atëhere ju jepshin drejtë ma shumë djemve me i shkollu se çikat. Tani atij i ndihmojshin me veshëmbathje edhe pse o kanë ai ma i dobët e unë jom kanë ma e aftë e ma e zgjutë. Unë gjithë e kom pasë suksesin, pesëshe e katërsha, gjithë i kom pasë. Edhe pse ia merrsha midisat e fletoreve t’shoqeve. Ato shoqet taman thojshin, “Hajde, hajde t’i japum na e bone ti nji fletore, e shkruj ti me neve e mëso ti me neve”, se s’kom pasë as çantë, as fletore as… E jom kanë gjithë diqysh kryeulur për shkak t’skamjes. Edhe… Kom punu me nanën gjithë, i kom ndihmu nanën për çdo sen. Kena pasë tokë, lopë, qishtu gja, pula, a pare nuk kena pasë hiç. Tesha edhe pare kryesorja, vetëm nuk e kom lanë shkollën kurrgjo vetëm se jom fillu… deshë. S’kom pas qysh me shku. S’kom pas as çka me shti bre n’kamë. Dathë e deshë edhe jom shkollu, edhe e kom dhanë provimin edhe krejt edhe nuk kom mujtë me shku.

Nana o kanë qaq e zoja sa që sot e atë ditë përmendet për marifet, për t’mirë, për zojë. Vllaznit kanë qenë t’përdorshëm po disi si janë rritë jetima, si t’shkelën, si kokëulur, si t’strukur kemi qenë na t’gjithë. Se une me atë bukuri që e kom pasë e më atë zgjuarsi që e kom pasë, unë kom mujtë sot me arritë edhe ma nalt se me kanë n’qeveri e me kanë, ku ta di une. Nana m’ka jetu… dy vjet masi m’ka martu. M’ka vdekë kur i kom bo 20 vjet, m’ka vdekë nana. Nana… ka ardhë dikush, t’ka pa familje e mirë, punëtore, e i ke nga nanës tane. Punojsha tani me nanën teme, gjithë e heshtur. I ndihmojsha me punë dore, i ndihmojsha me punë t’shpisë gjithë. Tani kush si thojke, ai i thojke “Ta marrë unë”, edhe ai, “Ta marr unë”. E pat edhe problem aty nana se shumë u ngatërrunë. Se thojshin “Hina na edhe e marumë mrena me zor se osht shumë e mirë, osht shumë e vlefshme”. Tani nana e gjet kta 40 vjet edhe ky e kish pasë grunë, i kish vdekë gruaja edhe mu nuk më tregunë hiç. Në mbramje erdhën, bisedunë, “Ma mirë osht me u martu, ai ka pare, ai ka… t’man, ai…”. Ma mushën menjen mu, unë isha e re. N’fund t’fundit ky burri jem tha, “Unë edhe e çoj n’punë, e shkolloj” e kështu, kështu, ma shkurt, m’fejunë. Tre mujë ditë, tani m’martunë. Ai 40 i kish.  Unë i kisha 18. Kom pasë qeiz, kom pas shijana me vek, kom pas… edhe sot, me dashtë me ia menu, punojmë n’vek, tana veket i punoj.

Kanagjegji ka qenë nji natë. U tubojshin t’shtunën çikat. Këta qitshin shaminë kishe me kajë. Uh, uh, uh {përshkruan vajin me zë} me ba. Edhe vijshin, bojshin përhajr t’nesrit. Po, burri e pruni kanën, nana e maroi. Tani motra e madhe e majke kështu, e u dufke me u ngjit e me i lanë gishtat në stenë e me ja ngjyrosë krejt atyhit thojtë me kanë t’kuqe.

Detyrimisht nuk e ke pas me kajtë po u duhke me bo “Uh, uh, uh”, po qe kur t’vijshin shoqet, e t’vike dikush i yti edhe kajshe me za.

 Diellen n’mëngjes tani t’ndreqke nji grue… ktyneherë s’ka pasë frizerka kështu e nji çikë e re, ose nji gru ma e moshume vike t’ndreqke pak, ta ngjitke duvakun, dimitë…

M’lindi tani mas nji viti m’lindi djali. M’lindi çika, djali edhe nji çikë. Të tretë, nja mas nja.

Me burrin shumë mirë. Më ka ardhë mirë që m’ka këshillu mirë. Burrin e kam t’mirë. Burrin e kam shumë t’mençëm. Edhe e  kom pasë edhe për uratë shumë t’mençëm, shumë t’naltë, shumë t’zotin, shumë t’aftë edhe pse o’ kanë i vjetër. Nuk kom pasë kurgjo problem me ta për shembull…

Shumë mirë e kom kalu. Shumë mirë, sot vjehrra nanë m’daltë. E du vjehrrën shumë, e kom dashtë shumë kunatën, kom kalu shumë me ta. Sa që fëmija e kunatës, “Nanë” sot ma bojnë, apet, sa i kom ushqy si ata si t’mitë. Jon kanë shumë nji familje e ngushtë, e afërt, e dashtme. Me mu s’kanë pasë problem kurrë. Jom kanë e plotë, e kom ndëgju burrin se çka m’ka thanë.

Lindjet i kom pasë me kohë. Çikat i kom lindë të dyjat në shpi, e djalin e kom lindë n’spital. Djalin më kanë çu në spital për shkak t’sigurisë, se edhe djalin e kisha lindë n’shpi. E çikat i kom lindë n’shpi, n’mbramje. Gjithë ditën kom nejtë me dhimtë, i kom ndihmu burrit me maru beton me meshalicë. Madje, kur ka ardhë dhetë t’natës kom gatu për darkë, kallabllëk. Katër tepsia i kena qitë se vishin edhe bija edhe ish familja e madhe. Edhe në magje, kur m’rrokshin dhimtë, u rroksha për magje. Rrisha, rrisha deri sa mu nalshin. Kur mu nalshin i t’hollojsha kuleqët e tap, e tap, e tap, e tap i bojsha tepsijat. E kumullor kena qitë qat natë, s’e harroj kurrë. E ia kena shti petën e kumullorit, e kom la, e kom kallë shporetin me dru. Ma së zorti m’vike me i shkurtu drutë, i shkurtojsha drutë. E tani burri jem thojke, “S’po dijshe ti kurrë me sharritë drunin me sharrë” a din. Unë thojsha, “Une kurrë s’kom sharritë, s’di”, e u mësova me pykë tani me ça drunin, lanën. E marojsha njihere pykën, e ia bojsha kështu me sakicë, tani i mshojsha pykës edhe u çajke druni, po! E i qita ato tepsija, katër tepsija, kur i bona edhe hangra darkë. Erdh vjehrra jeme tha, “Aiii sa hangre darkë ti, sa hangre, gjysë tepsie e hangre. Kurrë s’ki me lindë sonte” Thashë, “Ani mirë” hiç s’i bona za. Jam kanë shumë e qetë, shumë durueshme edhe pse edhe sot jam qashtu. Kur ajo vjehrra shkoi n’sobë, kunata shkoi në sobë të vetë me ra me flejtë, vjehrra shkoj n’odë me e kqyrë televizorin, n’fund t’oborit, oda. Mue më rrokën dhimtë edhe e përgadita krejt, jom kanë e zoja. E bona zhiletën, zhiletën e re me ja pre kthizën, penin e kuq t’bebës.Peni o dashtë me kon i kuq. E përgadita edhe nji qebe te dera e dhomës. Edhe nji najllan e shtina nër qebe për shkak të sigurisë, u ula n’dy gujtë, i mshova barkit me dy duar ving edhe m’dulë. Kurrkush hiç aty. As edhe 20 minuta nuk ka ardhë kurrkush. Edhe jom avitë, e kom çelë në dy gujë mbi bebë, e kom çelë derën pak edhe kom thirrë. Thirr, thirr, thirr, hiç. Njëmbëdhetë i natës. Thirr, thirr, thirr. Tani nji çikë e kunatit o kanë n’odë me vjehërr teme, e kur o ardhë tha, “Valla kish lind inxhja!” “Ku kish lindë more? Ajo tha se se s’kam me lindë sonte”. Tani erdh burri, m’kqyrën, rashë edhe flejta, e mora bebën ngat. E vjehrra tha, “E çka me bo tashti?” Thashë, “Jo une e di çka me bo”. M’ka mësu nana jeme, m’msojke, e mora ia lidha kthizën mirë me pe t’kuq, ia prejta edhe i mshova apet barkut. Beba qatu. Edhe m’ra ani mbi bebë. Ani i fmisë. Edhe thirra, e mora nji copë xhemperit edhe u vesha. I vesha brekët edhe e vesha nji copë t’xhemperit edhe e shtina këtu. Edhe u vesha, u pucita ding ding këtu e këtu, drejt u çova n’kamë. E mora bebën e lajta n’koritë. Nji koftorr e kom pasë, e e kom qitë nji kofe t’vogël n’koftor. E lajta bebën, e qita me flejtë edhe shkova e mora do tamël, u çova vetë. Tamli ish në kuzhinë. E i lajta durtë mirë e mirë, si sot m’u kujtohet. Edhe e mora e vlova tamlin mirë, e pita nji gotë tamël. Edhe u munova me i dhanë djalit gji por nuk ma merrke fill. Atëhere shkova e prita, prita deri n’sabah me i dhanë. Thojsha mos po m’vdes djali, nuk mujsha me flejtë. E ia lashë kogja gatë kthizën. Veç ngat ia lidha e knej ia lashë. E ia hjeka krejt gjakun e kthizës, ia pastrova mirë. Nanën e kom pasë shumë t’zgjutë, nanën e kom pasë shumë t’aftë për familje. E rahatova, u çova n’mëngjes, i lajta sytë, i lajta durtë, i shtina kaftjallin, bukët, me e bo bukën. Ato vjehrra e kunata anej flejt janë kanë. S’jonë qu hiç, ato qohen kah n’nantë, dhjetë, e ti bon çka t’dushë. Dy fëmijë i kom lindë në shpi, por për djalë m’kanë çu n’spital… Qysh po thom une, prej akshamit m’kanë çu n’spital se për shkak të gjinit. M’ka ardhë gji shumë. E djalit kom menoftë…

Qaq t’teprumë për shembull e kom pas kujdesin për fëmijë, unë nashti nuk kom pas çare, por fmija para meje nuk janë çu kurrë. Unë jam çu para fëmisë. Ja kom përgaditë çdo sen, veshjen, mbathjen edhe me pasë gjet fmija dikun, e kom la e kom kepë, e kom ndreqë sa qi kur o dalë ma ka bo, “A ma jep ta veshi?” dikush, atë teshë që e ka marrë n’kontinier, n’bërllog. E ia kom bo atë teshë e e ka veshë. Bile m’kujtohet, drejtësia e Zotit, po e kallxoj, nji kojshike e çikës ma t’madhës, e o shku ia ka lypë nji xhemper e ka veshë. Ajo e kish vllavin n’Gjermani e ajo çika e veshi njihere, e kur u bo e dyta ditë erdh e ia murrë atë xhemper. Tani çika jeme gjithë shkojke me lopë. Ia lshojsha tri fëmive nji lopë e shkojshin atje para dyerve t’atij kojshisë. E kur o ardhë Shën Gjergji, ajo i ka tubu teshat edhe e ka gju atë xhemperin që ia kish pasë veshë çika jeme. Po ia kish hangër mini dikun, e tani e ka pru çika n’shpi. E tha, “Oj nanë, kuku kqyre xhemperin e mirë ia kishë grisë mini” Thashë, “A po a?” Tha “Po!” E ia kom ulë n’sodë e prej marakit edhe n’shampon e laj, e laj, e nji qind herë ia kom la, ia kom bo qysh me thanë, as e reja s’u kanë ma mirë. E ia kom marrë e ia kom kepë mirë, e kom ndreqë. E kur o ardhë dita me shku n’shkollë, t’hanën o’ shku çika e veshne e mathne.

E kur o ardhë puna, ajo çika i ka thanë, “O sa t’mirë e paske qet xhemper?” Thotë, “Po valla e kam”. Kjo a e din, gjithë kokëulur se o kanë asi… Kur mas dy-tre dite po vjen ajo çika, “A ma jep qat xhemper se po du me shku me nji dasëm?”. Çikës teme po ia lypë qat xhemperin.

Kjo çika jeme si ka thanë se e ka marr n’bërllog hiç, por e ka ble, e ka ble xhemperin. E katër vjet e ka veshë kjo çika atë xhemper, e o shku n’shkollë edhe e ka kry shkollën me atë xhemper t’grisun. E nuk o ditë se o kanë i grisun se ia kom ndreqë mirë, e ia kom ngjitë nji copë aty, kishe se e ka nji lule këtu. Ia kom hjekë nji vinjakut edhe ia kom ngjitë këtu.

Me bashkëshortin tre fëmi i kemi rritë edhe pse jo fort kushtet e mira por, mirë, jena ballafaqu me to. Por nji kohë filloi njifar keqësimi i situatës. Nji periudhë e para luftës… ish shumë e zorshme. Vetëm rrijshim tu i ndëgju se çka po bohet atje, çka po flitet. Përpara o kanë shumë vështirë që ka qenë shkitë në Kosovë. Na kemi jetu me ta edhe kemi përjetu nji tmerr prej tyne. Ma vonë tani, kemi qenë nëpër shkolla, fillojnë shkollat që të helmohen nxansat…Edhe fillunë djemtë e ri që t’i marrin ku t’i gjajshin, diçka për nji fjalë ose për nji t’shkrume n’dërrasë t’zezë nxansat i majshin, i rrehshin, i malltretojshin. Nuk guxojshim me dalë në rrugë t’lirë, çdo sen e kena pasë t’kufizune prej tyne, prej shkijve. Edhe ditë pas dite, në vitet e ’90-ta, veç filloi…Rrugëtimi ishte gjithë me malltretime rrugës. Edhe ditën e Bajramit ma kanë malltretu burrin. Tu shku n’xhami i kanë dalë përpara. N’vitet ’90-ta, herët ka fillu lufta. I ka thanë, “Nëse doni me shku n’xhami, bini çdo njani ka dhetë euro”. E këta me traktor kanë shku, janë zhdrypë prej traktori edhe i kanë lanë njani për tjetrin ka dhetë euro krejt, e jau kanë marrë dy-tre qind euro, janë shku e kanë falë Bajramin edhe janë kthy. Këta edhe kur janë kthy, apet i kanë nalë e i kanë plaçkitë rrugës.

Atë ditë që ka krisë lufta, nisën të shtënat u kallke flakë. Atje në fshatin tem gjujshin po… Gjithësecili i frigumë, te shoqi shkojshim, kqyrshim, ngojshim. Kur u errsu nata, kanë fillu me gjujtë n’fshatra, gjujshin, i kallshin, hijshin i kallshin shpijat, i kallshin gjajat edhe filluan t’mysin njerëzit. U nijke, u myt filani, u myt filani edhe na e parapamë, për me dalë prej shpijave. Vendosëm me burrin edhe fmitë edhe krejt fshati u organizumë edhe thamë po dalëm me nji mal, po dalim me nji tunel diku.

Dy ofenziva. Dy here jena dalë prej shpijave, dy here jena kthy dimrit. Tani ’99 pranverë për t’dytën herë jena dalë. Edhe kemi përjetu nji tmerr. Kemi shku n’fshat, aty n’fshat na ka ardhë policia e na kanë marrë. Jena kanë afër 1500 gra a ma shumë. Vetëm gra edhe pleqë edhe fmi që jem kanë.

I kanë zgjedhë krejt gratë e mira, krejt çikat e reja edhe i kanë çu me ni fshat tjetër. I kanë marr edhe sot e kësaj dite nuk dihen disa ku janë. Disa kanë ikë, disa janë mytë, disa janë hupë…

N’kolonë jena kanë. Veç t’ka marrë, kap për krahi edhe t’ka shti mrena. Tjetrën, tjetrën, tjetrën…se rreth shpijave…Me kerre, me gjipa ishin policia. Edhe unë jom kanë ndër ato gratë edhe kom përjetu 22 ditë, kom nejtë me nji dhomë e mbyllne. 22 ditë kom nejtë me nji dhomë.  M’dajtën. M’dajtën prej familjës edhe m’kanë marrë edhe kom përjetu nji tmerr. E kom hangër deri mishin tem, se kom nejtë mshelë pa dyer e pa dritare. Me i pa me sy i njoh, a emrat jo se janë rujtë prej neve, nuk ua kam ditë. Edhe vetëm n’mbramje ka ardhë deri n’mëngjes ka nejtë. N’mëngjes ka dalë apet deri n’mbramje ka ardhë, 22 ditë.

Janë kanë me shirita t’kuq t’lidhun  në krah, kapuça t’zi kanë pasë në kry. Tesha t’zeza kanë pasë.

Alltija kanë pasë, automat t’shkurtë kanë pasë. Sot e përjetoj, muj me e vizatu njerin.

 Njeri i njejtë edhe nuk o dalë kurrë. Gjithë qai i njejti o ardhë, i njejti o dalë. Ka qenë shumë vështirë. S’muj me paramendu. Vdekja nuk osht kurrgja. Kurrgjo s’osht’ vdekja. Për shembull, e ke pa dekën me sy e s’ke mujtë me vdekë. Aty edhe veten nuk ke mujtë me e mytë. Kom tentu edhe s’kom mujtë me e mytë vetën se për shkak të shumë tmerreve që na kanë bo. Deshë krejt, cullak, m’ka mshu n’krejt trupin, m’ka mshu krejt…krejt, krejt vred. O bo dy vjet s’u bo trupi prej dhamve, prej lëndimeve t’marra.  N’fillim kom rezistu boll, masanej ma jom dorëzu. Kom marrë, m’kanë dhanë infuziona, m’jepke bukë me hangër…Ai, shkavi vetë. N’aksham e bike njerin, ma bike infuzionin. S’folke me mu, as që folshin serbisht. I kom kuptu krejt.

Shpi ka qenë. Odë ka qenë. Odë e burrave. Ka pasë gra tjera në dhoma tjera. Plot. Krejt oborret plot, u nijke piskama. Gjithë natën, gjithë ditën. Ka pasë çika t’reja, ka pasë gra t’moshume, ka pasë…tmerr o kanë. Të izolume midis mali jena kanë. Se veç Zoti na ka ni se s’ka pasë kush që munët…Je dorëzu deri sa ka ardhë vakti për me na liru. Ata nuk na kanë tregu neve. Na kanë lanë mshelë aty edhe veç kanë ecë tenkat. Na nuk e kena ditë hiç, veç u shukatë. U shukatë para sabahit, u shukatë. U nal, as ushtima as kurrgjo. E kom çelë kadal dritaren edhe kom kcy prej dritares. Edhe kom dalë edhe kom ec, kom ec, kom shku, por nuk pata fuqi me ec edhe jom ra n’arë edhe kom nejtë. Janë ardhë dy vetë. Ata i njoh, ata njerëz. I falënderoj shumë edhe kanë thanë… “Çka ki, a je e plagostë?” Thashë, “Po, jam smutë, e plagostë”. “Kush t’ka pru këtu?” Thashë, “Jam smutë, veç do ujë a ki me ma japë?” Kanë shku kanë marr ujë ata n’fshat aty dikun edhe ma kanë dhanë do ujë edhe lajmërunë, “Kush je, tek je ti?”, tani kon kah po enen. Thanë, “U bajtën ato tenka qanena edhe na ecëm knena”. E morrën nji kali edhe nji kerr edhe m’kanë qitë n’kerr n’kali para durve. M’kanë qitë edhe m’kan çu te nji shpi. Aty janë munoftë me m’dhanë me hangër, m’i kanë la sytë, m’kanë nimu. Aty ishin kanë dy gra, atëhere m’kanë vetë kush, tek. Mas nji kohe e ka marrë burri e ka lajmru burrin, e ka mushë traktorin edhe e o ardhë e m’ka marrë n’traktor t’shtritë.

Kanë ardhë nji shoqatë italiane t’nesrit n’mëngjes edhe m’ka kqyrë aty. Tha, “Kjo nuk bon me jetu këtu, duhet me e çu jashtë diku se ja ka nisë me e hangër gjakun e vetë, me e pi”. E ka tejkalu ma, veç skeleti, insani dhe mish…mish hiç. “E ka hangër mishin e vetë, ma s’ka kjo”. Tani burri i kish gjetë fminë, i kish marrë fëminë. Djalin e kom pasë t’plagostë n’kam prej copës t’granatës. E i kish pasë marrë burri fmitë e e kanë ditë që unë jam e mytne, e hupne, e vrame. E tani kur kom ardhë, tani kanë arritë fëmija. Por tani as me e çu dorën përpjetë, as hiç. E shumë jom ligë, e qaty m’ka dhanë ndihmë ajo shoqata. Kanë thanë me çu n’spital e n’spital kom nejtë katër ditë, a pesë. M’kanë dhanë infuzione kurrë pa ndërpre. N’spital t’Pejës. M’ka ndihmu spitali mirë. Kom marr pak veten, u çojsha vetë u ulsha. Edhe ma kanë asishë trupin, ma kanë dezinfektu se krejt kështu… tani krejt m’kanë fërku fund e kry, me kamë e me trup e me krejt. Tani mas nji kohe e kom pasë nji operacion n’anë t’fmisë për shkak të infekcionit t’madh. E kom gjysën e anit t’fëmisë e kam t’hjekët. Qajo m’ka diktu tani gjithë kom pas traumë shumë. N’errësirë s’guxojsha me dalë, traumë. Me nejtë mbi shporet s’mujsha me bo bukë. Tani m’kanë ndihmu fmija, m’kanë dhanë me hangër, me pi. Kom nejt nja katër vjet. Tani tu e marr vetën, tu e marrë vetën. Kom deshtë s’di sa herë me e furë vetën. Kom tentu me e mytë veten dy-tri herë. Kom pi njihere domestos e m’kanë kalu fmija edhe nuk kom pi shumë, se thojsha veç gjallë mos t’jam hiç ma. Tani m’kanë çu n’spital. Kom nejtë nji muaj e ma shumë. Sot e atë ditë kam probleme me lukth.

Atje ka pas shumë gra po skemi mujt me folë. Se në dhoma vetë. I ndrrojshin bravat.

 E ndrrojshin e çelësin kap e shtike n’xhep, “Rri ti aty”, thojke. I njejti person çdo ditë.

Secili ka pas punë veç me nja. E zgjidhke ma t’mirën, ma t’zojën t’cilën ish, masanej s’e lshojke. Ai tjetri e merrke tjetrën, e ai tjetri tjetrën…kish boll. E bike bukën n’sabah, t’jepke me hangër…Gullash, bukë. I qitsha do krypë kështu se s’fleshja kurrë. E te kalova gjumin, kurrë, kurrë, kurrë. Edhe sot kam problem gjithë me gjumë. E qitsha do krypë edhe kështu e ngjyjsha, e lypsha, tani e pijsha ka nji gotë ujë për shkak me flejtë. S’mujsha me flejtë. Dhunë edhe ditën vike edhe n’mbramje deri n’mëngjes. Mos të provoftë Zoti kanë me çka na ka provu neve.  T’dhunojke me zor deri sa t’lodhke sa s’mujshe mu çu n’kamë tua… Spo di çka me thanë. Zgjatke 20 minuta, 30 minuta, qysh asish. Apet, apet, apet. Bojke vaki deri n’mëngjes katër here, tri here deri sa… Ditën dilke, tani çka po di unë kah shkojshin, apet vishin.

Qashtu 30 vjeçar, qashtu n’moshë. Veç fjalë t’mira gjithë folke. Thojke, “Ju shqiptaret jeni t’mira, jeni t’ambla, jeni qashtu. E keni tamlin e gjinit t’amël”. E unë e kom pas djalin n’gji. M`i thithke gjitë… Na kena përjetu nji tmerr. Unë nuk e di çka jonë t’u bo, a qysh jom t’u e përjetu kta, qysh mujnë me nejtë aty n’karrikë çka kem përjetu na. Qysh mun ai me nejtë n’karrikë. Qysh mun me nejt ai me u errësu akshami pa nji ndihmë për neve. Unë sot bukë noshta s’kam n’shpi për iftar me hangër. E qysh mun me përjetu ai këtë tmerr që e kom përjetu une e ai rrin n’karrikë e e merr 2000 euro rrogën.

Mas lufte ka qenë një jetë shumë e randë. Kom trokit n’derë t’çdokujna. S’kom gjetë kurrëfarë mundësie përveç n’KRCT. Ju kom lutë t’gjithëve, çdo shoqatë, çdokun kam lyp ndihmë, i kom tregu t’vërtetat t’gjitha. Kam edhe dëshmitarë, e kam burrin dëshmitar, i kam edhe shoqet dëshmitare që i`a tregojnë qeto…nashti edhe unë jam e ngarkume shumë e nuk i di krejt. Ka si shoqja jeme që i`a tregon edhe ma kthjellët qeto çka kena përjetu e çka kom përjetu unë.

Burrit, i kam tregu vonë, ma vonë. A burri m’ka pa mu kur m’kanë marrë. Ai o kanë n’mal, m’ka kqyrë. Ka thanë, “Unë t’përkrahi ty se edhe unë nuk kom mujtë me t’nihmu kurgjo. T’kom pa edhe qysh t’ka marrë edhe sa je ballafaqu ti me ta edhe nuk t’kom ndihmu ty kurgjo edhe duhet me t’përkrahë ty n’çdo aspekt”. Edhe m’përkrah deri sot.

Kom fillu me tregu. Kom fol me shoqe, tani kom fol me shoqatën. Deri sa s’kom tregu hiç, jom kanë shumë ma keq. Nja katër vjet s`kam tregu. As nuk kom folë me bashkëshortin. E dijke bashkëshorti, por nuk mujsha me ia spjegu. E kom nejtë shumë, s’kom folë me kërkan hiç. Gjithë tanë thojshin, “Kjo osht e smutë”.  M’u m’brejke qajo se unë nuk isha e smutë. Unë e kuptojsha por m’brejke qajo mu gjithë më ka prekë. Por s’kom pasë çka me bo, ajo o ba pa dëshirën teme.

Fuqizuar nga: Integra dhe forumZFD

Në bashkëpunim me: KRCT

Mbështetur nga: RBF, MOTT, BMZ dhe UN Women. / KultPlus.com

Rrëfimet e tmerrshme të grave të dhunuara në Kosovë

Ishte vetëm shtatë vjeçare kur forcat serbe e përdhunuan së bashku me nënën e saj dhe motrën e saj 10-vjeçare. Nuk mundi t’i përballojë dhunimit dhe vdiq gjatë përdhunimit, ndërsa motra e saj 10 vjeçare që ishte përdhunuar së bashku me të nga forcat serbe çdo ditë e viziton varrin e saj.

Nëna e saj tregon tmerrin e asaj dite që kishte përjetuar së bashku me dy vajzat e saj në atë ditë të prillit të vitit 1999.

“Mi morën mu çikat i qiten në atë tjetrën dhomë, mu në tjetrën dhomë. Unë thash nashta i kanë ndah çikat, për mos me i tut fëmijët e po dojnë me më mbyt mu, unë për veti nuk isha ngushtë, kur um murr ai më tha deshi teshat, unë i thash, teshat nuk po du mi desh, se s’muj me i desh teshat edhe më ka ra në kry, grushta me shkelma, me çka mos edhe jam ra për toke, edhe më ka ra pak si në tlig, tani apet jam qu. Tani kur jam qu, ata, nja tre a katër ishin kanë aty, i kishin pas do gota të vogla me raki edhe më tha merre qit raki edhe jepja atij tjetrit, unë e mora, po vajzat e mija i kom nih tu kajt edhe ato nuk kanë besu që iki me shku te vajzat, ja kam dhanë ata, edhe kom ik shpejt, kur më kanë pa kanë vrapu mem nxan po s’kanë mujt edhe jam rras në tjetrën dhomë, kur jam hi në tjetrën dhomë i kam pa vajzat tu mi dhunu”, ka thënë njëra prej viktimave për Radio Televizionin e Kosovës.

Ndërsa një grua tjetër rrëfen tmerrin tjerë që kishte përjetuar nga forcat serbe në prani të vjehrrës, ani pse ajo gjakonte keq nga lëndimi i granatës. Ajo ishte dhunuar tmerrshëm. Asaj ia kishin marr vajzën e hallës nga duart për ta përdhunuar, ndërsa trupin e saj e kishin gjetur në bunar.

“Motrën tem, nusen e vëllaut, na kanë dhunu, boll kena bërtit, boll kena piskit po na patën desh edhe aty u kry dhunimi i te triave, Çiken e hallës ma kanë marr në krahë, ajo u kanë 14 vjeçare edhe tani e kanë gjetë në bunar”, ka thënë një tjetër viktimë.

Derisa dhunimet ishin përdorur si mjet lufte, nuk kishte moshë apo gjini që do të kursehej. Një zonjë që atëherë e kishin përdhunuar ishte gjyshe. Ajo ka treguar se si e kishin dhunuar pesë policë serbë dhe pastaj e kishin lënë të lirë.

“Pesë me krejt femnat, tu bërtit e tu piskat, na prejshin me thika deri në mëngjes qashtu, çika të reja nuse, krejt qashtu”, ka thënë një zonjë e cila ishte dhunuar./KultPlus.com