Leonardo DiCaprio: Greta Thunberg një lidere e kohës sonë

Leonardo DiCaprio ka mbetur i mahnitur pas takimit me Greta Thunberg.

Aktori shpërndau një fotografi të tij bashkë me aktivistën e ndryshimeve klimatike në Instagram.

Ai shkroi se shpreson që “mesazhi i Gretës është një thirrje zgjimi për udhëheqësit botërorë në çdo vend” dhe se “koha për mosveprim ka mbaruar”.

Ai gjithashtu vlerësoi adoleshenten për punën e saj dhe tha se për shkak të saj ai është “optimist për atë që mban e ardhmja”.

Greta Thunberg ka ndihmuar në fillimin e një lëvizjeje ndërkombëtare rinore kundër ndryshimit të klimës.

E reja suedeze filloi fillimisht një “Grevë Shkollaore për Klimën” përpara Parlamentit Suedez në gusht të vitit të kaluar. Klan Kosova / KultPlus.com