Nga Dua Lipa te Gigi Hadid, grimierja shqiptare rrëfen ‘sekretet’ e yjeve

E panjohur në Shqipëri por e preferuara e shumë artistëve në Itali. Daniela Zeqo është bërë mjaft e njohur në shtetin fqinj pasi kuron imazhin e personazheve të njohur. Ka punuar me emra të njohur si Giusi Ferreri, Lorenzo Fragola, Tiziano Ferro, Emma Marrone, Francesca Michielin, Biaggio Antonacci, Francesco Renga, Baby K dhe shumë të tjerë.

Në një intervistë për “ABC”, Daniela rrëfeu për gazetaret e emisionit disa nga “sekretet” e VIP-ave me të cilët ka punuar. “Kendall Jenner nuk ka të njëjtin karakter si Gigi Hadid. Nuk ishte aq e sjellshme sa Gigi. Ava Max është një vajzë shumë e mirë, tipike shqiptare. Kam folur në telefon dhe me mamin e saj. Kur po i bëja grimin por fliste me mamin dhe ma kaloi. Ajo e fliste shumë mirë shqipen.

“Dua Lipën e kam takuar para disa vitesh kur nuk ishte kaq e famshme por e kuptova se do të bëhej një superstar.”, tha Daniela. Ndër të tjera, ajo rrëfeu njohjen me këngëtaren italiane Bianca Atzei, e cila i ka dedikuar dhe një këngë. Ajo rrëfeu se me Biancën ka një miqësi disavjeçare, e cila ka qenë dhe dëshmitare në dasmën e saj.

“Biancën e njoh prej shumë vitesh kur nuk ishte akoma e njohur në Itali, më ka dedikuar kur kam pasur probleme me shëndetin në 2014-ën dhe më ka dedikuar këtë këngën.  Kam qarë, më ka bërë ta dëgjoja në makinë kur isha me të dhe më tha ‘dëgjoja këtë dhe më thuaj nëse të pëlqen sepse dua ta fus te disku i ri’. Kur e dëgjova e kuptova se ma kishte dedikuar mua dhe nisa të qaj, ka qenë një moment shumë emocional. Ka qenë dëshmitare në dasmën time kur jam martuar në 2014. /abcnews.al /KultPlus.com

daniela zeqo (@danyzeqo) / Twitter