”Guns N’ Roses” ka ngritur një padi kundër një kompanie të ngjashëm me emrin e tyre

Grupi amerikan i hard rock-ut ”Guns N’ Roses” ka ngritur një padi kundër një kompanie që drejton një dyqan online armësh nën emrin ”Texas Guns and Roses” duke pretenduar në gjykatën federale se kompania e ka përvetësuar në mënyrë të padrejtë emrin e tij.

Në një padi të ngritur në Los Anxheles, avokatët e ”Guns N’ Roses” thanë se ”Jersey Village Florist LLC”, e cila operon dyqanin online, po mashtronte konsumatorët duke besuar se kishte një lidhje me grupin.

”Guns N’Roses’ nuk dëshiron në mënyrë të arsyeshme të lidhet me të pandehurin, një shitës me pakicë të armëve të zjarrit dhe armëve të tjera”, thuhet në padinë e ngritur, ku shtohet se ”kompania nuk ka marrë miratimin, licencën ose pëlqimin e grupit kur ishte regjistruar në vitin 2016”.

Për më tepër, grupi pretendon se ”shitësi me pakicë ka pikëpamje politike në faqen e internetit në lidhje me rregullimin dhe kontrollin e armëve të zjarrit dhe armëve të tjera, të cilat mund të polarizojnë shumë konsumatorë amerikanë”.

I formuar në vitin 1984, ”Guns N’ Roses” janë një nga grupet më të njohura të të gjitha kohërave dhe u futën në Rock & Roll Hall of Fame në 2012.

Anëtarët e tij janë Axl Rose, Saul “Slash” Hudson dhe Michael “Duff” McKagan. /atsh /KultPlus.com

Vogëlushja ime e ëmbël

Nga: Guns N’ Roses
Shqipëroi: Bujar Meholli

Ajo ka aso buzëqeshje
që m’i sjell para syve
të gjitha kujtimet fëmijërore,
atëherë kur gjithçka qe e freksët
dhe qielli blu
ndriçonte sipër nesh.

Kur e sodis fytyrën e saj tani
honepsem dhe largohem nga këtu,
ajo më dërgon atje tej
drejt një vendi krejt të veçantë,
por kam frikë ta sodis gjatë
nga frika se mos thyhem
dhe më njomen sytë.

Oh, fëmija im i ëmbël
e ëmbla dashuri e imja…

Sytë e saj janë ngjyrë blu e dendur
ashtu sikur qielli më blu,
por po ta mendonin shiun
do e urreja t’i shikoja
dhe dhimbja do të ishte e madhe.

Floknaja e saj ma kujton një vend
ku buron ngrohtësia
dhe gjithçka është e sigurtë,
aty ku porsi fëmijë do të fshihesha
duke u lutur që të ndalen bubullimat
e shiu, dhe qetësia të pasojë…

Fëmijë i ëmbël,
e ëmbla dashuri,
më thuaj.

Ku po shkojmë?
Tani, kah do të shkojmë? /KultPlus.com

Guns Nʼ Roses rekord në YouTube, mbi 1 miliard klikime me “November rain”

Shifra rekord në YouTube për videon e “November Rain” të Guns N’ Roses”. Sipas revistës “Forbes”, me një mesatare prej rreth 560 mijë shikime në ditë gjatë vitit 2017, e kanë sjellë atë përtej pragut të një miliard klikimeve në internet.

Sidoqoftë, veçoria nuk është e papërfillshme në detaje, pasi ajo daton që nga viti 1992. Sipas “Forbes”, kjo do të ishte videoja e parë muzikore para epokës së platformës së njohur të internetit për të arritur një qëllim të tillë.

”November Rain” është një këngë e përfshirë në “Use Your Illusion I”, albumi i tretë në studio i Guns N ‘Roses i lançuar në vitin 1992. Video tregon martesën midis Axl Rose dhe Stephanie Seymour, të dashurës së tij të kohës dhe kujtohet për muzikën e Slash në kitarë, i cili luan përpara një kishe në shkretëtirë./KultPlus.com