‘A nuk ke bërë gjithçka që të duash të tjerë’

– Gustave Flaubert

“Ty të dua si kurrë nuk kam dashur e si nuk do të dua më. Ti je dhe do të mbetesh e vetmja, e pakrahasueshme me asgjë tjetër. Eshtë diçka e pleksur dhe e thellë, diçka që më mban nga të gjitha anët, që kënaq të gjitha orekset e mia dhe përkëdhel sedrën time.

Realiteti yt gati zhduket. Përse sa herë mendoj për ty, të shoh me kostume të tjera, të ndryshme nga të tuat? Mendimi se ti je dashnorja ime më vjen rrallë, apo ti nuk formulohesh tek unë nga kjo. Kundroj fytyrën tënde të ndriçuar nga gëzimi, teksa lexoj vargjet e tua duke të admiruar.

Atëherë ajo ka një shprehje të shkëlqyer ideali, krenarie dhe mallëngjimi. Nëse mendoj për ty kur jam në shtrat, një krah i mbledhur, lakuriq, një kaçurrel i ngritur pak më lart se tjetri, duke parë tavanin. – Më duket se ti mund të plakesh duke u shëmtuar, por asgjë nuk do të dyve dhe të pavarur nga ne.

A nuk kam bërë gjithçka për të të lënë? A nuk ke bërë gjithçka që të duash të tjerë? Jemi kthyer prapë te njëri-tjetri, pasi jemi bërë për njëri-tjetrin. Të dua me gjithë zemër. Do doja të të dashuroja më shumë derisa të të bëja të lumtur, sesa të bëj edhe të vuash!

Unë dua të të shoh në përmbushjen e të gjitha dëshirave të tua”.

Një nga letrat më të bukura të dashurisë së Gustave Flaubert për Louise Colet

…Po, që prej së mërkurës të dua në një mënyrë tjetër; më duket sikur jemi më të lidhur, më të afërt, sikur më pak gjëra nga bota e jashtme mund të ndikojnë në lidhjen tonë; që, edhe sikur të mos piqemi për një kohë të gjatë, kjo s’do të thotë gjë dhe së fundmi (a mendon edhe ti kështu?) dashuria jonë është bërë më serioze, duke humbur pamjen e jashtme.

A do ta dish shkakun? Se mbi të gjitha kemi qenë të vërtetë; se i jemi dhënë natyrës pa art, pa u turbulluar, si fëmijët e gjorë të padjallëzuar që e kanë sefte. Po kështu, prej saj unë s’mora hidhërim, por një ngrohtësi shumë të këndshme që më mban në një ëndërrim epshndjellës… Megjithatë, këtë mbrëmje iu vura punës, ama me shumë mundim… të punojmë sa më mirë, pastaj do të piqemi hera-herës, kur të mundemi; do t’i japim njëri-tjetrit një vrullimë të mirë ajri, do të ngihemi sa të vdesim; pastaj do t’i kthehemi agjërimit. Kush e di? Ndoshta është mënyra më e mirë për të shkruar si duhet e për t’u dashur shumë. Kush mund të na sigurojë se, duke jetuar gjithnjë së toku, nuk do të lodhemi nga njëri-tjetri? Do të ketë dyshime, mbase edhe xhelozi; prej këtej zemërime, zënka. Do të vazhdojmë të takohemi nga kokëfortësia apo zakoni dhe jo nga dëshira, si tani. Megjithatë s’e besoj këtë. Ti je tejet e mirë, ëmbëlake, tejet e përkushtuar, ndryshe nga gratë e tjera që janë aq egoiste, aq të ashpra me burrin që dashurojnë.

Ty të dua si kurrë nuk kam dashur e si nuk do të dua më. Ti je dhe do të mbetesh e vetmja, e pakrahasueshme me asgjë tjetër. Është diçka e pleksur dhe e thellë, diçka që më mban nga të gjitha anët, që kënaq të gjitha orekset e mia dhe përkëdhel sedrën time. Realiteti yt gati zhduket. Përse sa herë mendoj për ty, të shoh me kostume të tjera, të ndryshme nga të tuat? Mendimi se ti je dashnorja ime më vjen rrallë, apo ti nuk formulohesh tek unë nga kjo. Kundroj fytyrën tënde të ndriçuar nga gëzimi, teksa lexoj vargjet e tua duke të admiruar. Atëherë ajo ka një shprehje të shkëlqyer ideali, krenarie dhe mallëngjimi. Nëse mendoj për ty kur jam në shtrat, një krah i mbledhur, lakuriq, një kaçurrel i ngritur pak më lart se tjetri, duke parë tavanin. – Më duket se ti mund të plakesh duke u shëmtuar, por asgjë nuk do të dyve dhe të pavarur nga ne. A nuk kam bërë gjithçka për të të lënë? A nuk ke bërë gjithçka që të duash të tjerë? Jemi kthyer prapë te njëri-tjetri, pasi jemi bërë për njëri-tjetrin. Të dua me gjithë zemër. Do doja të të dashuroja më shumë derisa të të bëja të lumtur, sesa të bëj edhe të vuash! Unë dua të të shoh në përmbushjen e të gjitha dëshirave të tua”./bota.al/ KultPlus.com