Ta duash një grua

Poezi nga: Habit Hajredini

Ta duash një grua

Ta dashurosh një grua është madhështi njerëzore.
Ta duash në cilën do
stinë edhe atëherë kur
bije shi, kur të përvëlon
dielli dhe të ngrin acari.

Të dashurosh një grua,
duke e puthur në çdo mëngjes të hershëm,
kur ajo pushon dhe ti
nuk e zgjon nga gjumi
me puthjen e lehtë dhe
pa u hetuar i përfundon
detyrat e shtëpisë në
mëngjesin e rrezeve të para të diellit që bien
në dritare.

Ta dashurosh një grua
duke e përqafuar në mesnatën e vonshme
kur janë fikur dritat dhe
ti kujdesesh për vajzën
dhe djalin.

Të dashurosh një grua
duke ja puthur duart
kur buzëqesh dhe kur ka plagë

Të dashurosh një grua,
kur është vetja,
kur të kritikon dhe ta thotë të vërtetën në sy,
kur dashurinë e donë ajo vetë.

Të dashurosh një grua
duke e puthë
i përvëluar si në ditën e parë dhe çdo ditë.

Ta dashurosh një grua,
duke sjell lule çdo javë,
muaj dhe vite, ku do që
është, në gjumë,
në tavolinë punë, rrugë, shtëpi apo varr. / KultPlus.com