Busoni: Haiku i krehrit

Buson Yosa (1716-1784), njëri prej Katër Mjeshtrëve të Mëdhenj të Haikut.

HAIKU I KREHRIT

Nga Buson

një i ftohtë therës!

kur shkela krehrin e gruas sime të vdekur

në dhomën tonë

(mi ni shimu ya/ naki tsuma no kushi o/ neya ni fumu)

Në zemrën e këtij vargu shumë të njohur gjendet fraza ‘shpim’ (shimu) i shpirtit po aq sa edhe i trupit (mi). Ashtu si krehri i gruas së vdekur të folësit – ose i ftohti vjeshtor – dhunshëm, me gjasë madje edhe në mënyrë fallike, e penetron mishin e tij, me një rrokjëzim ekstra në vargun e dytë jo më të dobët, po ashtu vepron në kujtesën e tij edhe shpimi i beftë në palcë. Loja e fjalëve përfshin edhe termin ‘kushi’, ‘krehër’, që i shkruar ndryshe do të thotë ‘hell’; neya, i referohet dhomës së gjumit të një çifti të martuar, ose një sanktumi të brendshëm, po ashtu mund të jetë fraza bisedimore “s’është, nuk ka”; dhe fumu, ‘shkel në, eci mbi’, po ashtu mund të nënkuptojë ‘kam përvojë, provoj’. Sado që të tundohemi të lidhim folësin e kësaj poezie me vetë poetin Buson, në jetën reale gruaja e tij kishte qenë bukur më e fortë dhe kishte jetuar më gjatë se sa ai.

/Marrë nga ‘The Penguin Book of Haiku’, Penguin, 2018/Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com

Tri Haiku në gjuhën shqipe

Alba – nga Ezera Pound

E freskët posi gjethe të qullura
muzgjesh
Ajo shtrihet pranë meje në agim.

Kurrkund – Mizuta Masahide

Çatia u dogj:
tani
mund të sodis hënën.

Haiku – ErollVeliu

Më kot grumbulloni pasuri,

Varri është i thellë.

Qefini nuk ka xhepa!

KultPlus.com

Poezia metrike dhe meditative Haiku

Ndonëse modernizmi dhe postmodernizmi nuk e duron poezinë metrike, ka një foormë të poezisë metrike që kurrë nuk bëhet monotone, është Haiku japonez, shkruan KultPlus.

Poezia metrike Haiku është poezi me njëvarg të vetëm. I ndërtuar prej tre rreshtave të vetëm përmban një fuqi të madhe poetike.

Haiku ndërtohet nga një pesërrokësh, një shtatërrokësh dhe një pesërrokësh tjetër.

Ndonjëse është formë e poezisë, sidomos në lindje, është adaptuar shumë shpesh edhe nga poetë perendimorë.

Rasti më i mirë është Ezra Pound, i cili e njihte dhe e adhuronte këtë formë të poezisë më shumë se gjithçka tjetër.

Haiku ndryshe njihet si “Poezia gjëegjëzë” pasi brenda atyre tri vargjeve të vetme që ka ndërthurë çështjet më komplekse të jetës njerëzore.

Ky lloj i poezisë është konsideruar si poezi meditative dhe filozofike nga shkrimtarë dhe kritikë të njohur.

Poetët më të famshëm japonez që kanë shkruar Haiku janë: Yosa Buson, Matsuo Bashō, Kobayashi Issa, Fukuda Chiyo-ni, Uejima Onitsura e shumë e shumë të tjerë./KultPlus.com