“Dashuria e shndërron mirënjohjen në përkushtim”

Martin Heidegger i shkruan Hannah Arendt

“E fortdashur Hannah!

Cila të jetë vallë arsyeja që dashuria na shpërfaqet shumë herë më e pasur sesa tërë përvoja njerëzore dhe një gllabërim i ëmbël për tërë ata që kanë rënë në kurthin e saj? Sepse bëhemi ajo çka dashurojmë, duke mbetur në të njëjtën kohë vetvetja.

Kjo është arsyeja përse herëpashershëm ndjejmë dëshirën e zjarrtë që ta falenderojmë me të tërë të qenëshmen tonë njeriun që dashurojmë; porse, në fund, dashur pa dashur vërejmë se si kjo nuk mjafton aspak.

E vetmja mënyrë është të falenderojmë me tërë thelbin dhe thellësinë e vetvetes tonë. Dashuria e shndërron mirënjohjen në një përkushtim dhe vlerësim të vetvetes dhe, në të njëjtën kohë, në një besim pa kushte ndaj tjetrit. Kjo është edhe forma se si dashuria e dëndëson fuqimisht të fshehtën e saj…

I yti”
M /KultPlus.com

Heidegger: Fati juaj nuk mund të ndryshohet, por mund të sfidohet

Martin Heidegger lindi në Messkirch, në një familje të borgjezisë së ulët e në gjendje të mirë ekonomike, gjë që i mundësoi shkollim solid në universitetin e Freiburg-ut ku kreu teologjine dhe filozofinë, ndoqi mësime të matematikës, të shkencave natyrore si dhe histori, shkruan KultPlus.

Emërohet profesor dhe më 1927 shkruan veprën kryesore « Qenia dhe koha » (Sein und Zeit). Gjatë vitit 1933, kyqet në krahun e social-nacionalistëve mirëpo pas disa muajsh tërhiqet dhe për shkak të kësaj, i ndalohen tekstet dhe mësimdhënia.

Nga kjo kohë, ai do të kthehet në univerzitet vetëm pas luftës, më saktësisht, në vitin 1950/51. Heidegger është themeluesi i egzistencializmit e filozofia e tij, i ka themelet e veta në çështjen e qenies e këtu nën « qenie » nuk bëhet fjalë për njeriun si që mendohej gjer vonë por për të qenunit – jam – egzistencë, që edhe është epiqendra e persiatjeve dhe platformës filozofike të tij.

Kur flet për fatin, filozofi gjerman thotë: “Fati juaj nuk mund të ndryshohet, por mund të sfidohet”. /KultPlus.com

Martin Heidegger: Fati mund të sfidohet

“Secili mund ta arrijë potencialin e tij të plotë, të cilin ne mund ta kemi të paracaktuar, por shtegu që ndjekim drejt kësaj është gjithmonë zgjidhje e jona. Ne kurrë nuk duhet të lejojmë që frika dhe pritjet e të tjerëve t’i vendosin kufijtë e fatit tonë. Fati juaj nuk mund të ndryshohet, por ai mund të sfidohet. Secili njeri është i lindur si çdo njeri tjetër dhe vdes si një i vetëm.”

“Nëse e marr vdekjen brenda jetës time, e pranoj atë, përballem me të drejpërdrejt, atëher do ta liroj veten nga ankthi i vdekjes – dhe vetëm atëherë do të jem plotësisht i lirë për të qenë vetvetja.”

“Secili është dikush tjetër dhe askush nuk është vetja.”

– Martin Heidegger, “Hyrje në Metafizikë”