Vdes këngëtarja e njohur australiane Helen Reddy

Këngëtarja australiane, Helen Reddy, e njohur për himnin feminist “I Am Woman”, vdiq në Los Anxheles në moshën 78-vjeçare, njoftuan fëmijët e saj në një komunikatë të publikuar në faqen Facebook, të destinuar për fansat e saj.

Me origjinë nga Melburni, ajo fitoi famë ndërkombëtare në 1971 me hitin e saj “I Am Woman”, që u kthye në një thirrje për lëvizjen çlirimtare të grave.

E lindur më 25 tetor 1941, Helen Reddy ishte martuar tre herë dhe kishte dy fëmijë.

“Ajo ishte një nënë dhe një gjyshe e mrekullueshme, gjithashtu dhe një grua vërtet e jashtëzakonshme”, nënvizojnë ata.

Këngëtarja, që jetonte në Los Anxheles, ishte diagnostikuar se vuante nga demenca në vitin 2015.

Këngëtarja më pas u zhvendos në SHBA ku në vitet ’70 ajo regjistroi një seri hitesh përfshirë “Angie Baby” dhe “Delta Dawn”, të cilat kryesuan tre herë në Billboard./ atsh/ KultPlus.com