“Shkencëtarë, mjaft torturuat kafshët, bëni eksperimentet mbi politikanët”!

22 thënie nga dramaturgu norvegjez Henrik Ibseni.

Henrik Ibseni (1828-1906) ishte një nga dramaturgët më të njohur norvegjez, i cili mbahet si pionieri i dramës realiste, që e lidhi teatrin drejtpërdrejtë me problemet e aktualitetit social e familjar.
Ibsen është konsideruar si “babai” i teatrit.
Ai renditet si dramaturgu më të njohur në letërsinë evropiane, dhe ndoshta më madhi që nga Shekspiri.

Kur teatri evropiane qasej të rrëmonte në për të treguar zakonet e rrepta të jetës familjare dhe drejtësinë.

Pjesët e tij janë konsideruar skandaloz duke zbuluar realitetin që ishte fshehur prapa shumë fasadave.

Në vijim, supershendeti.com ka përzgjedhur disa nga thëniet më të bukura të dramaturgut të madh.

22 shprehje nga Henrik Ibsen

1. Populli është si anija, secili duhet të jetë i përgatitur për ta marrë timonin.

2. Zogu i pyllit nuk dëshiron kurrë kafaz të bukur.

3. Progresi është një ecje në tym nga një gabim në tjetrin.

4. Hiqi njeriut iluzionet me të cilat jeton, e njëkohësisht do t’i heqësh edhe lumturinë.

5. Njeriu kurrë nuk duhet veshur me kostumet më të bukura kur ai shkon në betejë për lirinë dhe të vërtetën.

6. Pakica mund të ketë të drejtë, por e sigurtë është që shumica e ka gjithmonë gabim.

7. Një mijë fjalë, nuk do të linin një mbresë kaq të thellë sa një veprim.

8. Mos e përdor fjalën e huaj “ideal”. Ne kemi fjalën e hatashme burimore “gënjeshtër”.

9. A di çfarë jemi ne, që e mbajmë veten si shtylla të shoqërisë? Ne jemi vetëm tullat e saj, as më shumë, as më pak.

10. Jeta në shtëpi nuk është më e lirë dhe e bukur, nëse ajo është e ngritur mbi mërzitjen dhe borxhet.

11. Është e pafalshme që shkencëtarët t’i torturojnë kafshët; le t’i bëjnë eksperimentet e tyre mbi politikanët.

12. Shikoni ju lutem në zemrën e çdo njeriu dhe do të gjeni gjithmonë tek secili së paku një njollë të zezë, të cilën ai e fsheh.

13. Martesa! Asgjë tjetër nuk kërkohet më shumë prej një burri…

14. Njëra nga cilësitë e lirisë është se, sa kohë që luftojmë për të, ajo zgjerohet. Prandaj ai që ndodhet në mes të betejës dhe thotë “ia arrita”, vetëm sa tregon se sapo e ka humbur atë.

15. Ata njerëz që nuk dinë ta ruajnë shëndetin e tyre, duhet ta kenë nderin ta varrosin veten, dhe të mos humbet kohë me ta.

16. Ligësia është kompromis.

17. Shtyllat e së vërtetës dhe shtyllat e lirisë – ato janë shtyllat e shoqërisë.

18. Këta heronj të financave janë si rruazat në një pè; kur bie njëra, bien të gjitha pa përjashtim.

19. Njeriu më i fortë i botës është ai që rri vetëm.

20. Shoqëria jonë është e gjinisë mashkullore, e derisa aty të mos hyjë femra, nuk do të jetë njerëzore.

21. Sekreti i madh i pushtetit: të mos përpiqesh kurrë të bësh më shumë nga ç’mund të bësh.

22. Mijëra fjalë lënë më pak gjurmë, se sa një punë.

Ibseni krijoi drama të llojeve të ndryshme, prej të cilave citojmë ato me tematikë romantike që përfaqësohet nga “Pretendentët për fronin”, “Katilina”, “Zonja Ingra e Ostrolit”.

Për të vijuar me dramat realiste ku citojmë, “Shtëpia e kukullës”, “Armiku i popullit”, “Shtyllat e shoqërisë”. Dhe dramat simboliste dhe filozofike, “Rosa e eger”, “Hijet”, “Heda Gabler”, “Brand”, “Per Gynt” . /KultPlus.com

no-nb_bldsa_ib0061 001