Hartimi i Heroit Agim Ramadani (FOTO)

Sot, janë bërë 61 vite nga lindja e heroit të kombit, Agim Ramadani. Përveçse strateg i luftës, ai ka qenë edhe artist i lindur i cili ka krijuar piktura dhe poezi të shumta.

Në përvjetorin e tij të lindjes, KultPlus ju risjell hartimin e tij të shkollës së mesme, në të cilin profesoresha Shejnaze Elezi e ka notuar me 5 plus./ KultPlus.com

Sot, ditëlindja e heroit Fahri Fazliu

Sot, më 24 shkurt 2024 do t’i mbushte 61 vjet veprimtari i shquar, Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu.

Me 2 nëntor 1989 Lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë rrethohen nga forcat serbe drejtuesit e LPRK-së, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pas luftës 10-orëshe bien heroikisht Afrimi së bashku me Fahri Fazliun. Qëndresa e këtyre dëshmorëve ishte inkuraim dhe ngritje e moralit për të rinjët kosovarë dhe për shumë prej tyre ishin idolë dhe shembull si të mbrohej atëdheu./KultPlus.com