Heroinë

Poezi nga Serafina Lajçi

Ti thue se jam e bukur
Imazh që t’bie n’sy
çka me t’thanë ty?…
Unë me fol s’di
As me mendue s’di
M’kanë m’sue me përsëritë
Si kukull m’kanë kurdisë
Përmendsh çdo fjale e di
T’tanë kryejnë punë për mu
Se unë S’DI
S’DI as ç’asht etika
Bile lehtë shitem n’treg
BUKURIA krejt dyert m’i ka çelë
M’fal, KAMT’ deshta me thanë
Po ti n’këtë gjuhë
M’kupton mirë
M’ndje n’se gaboj!
Ti vetes i thue mashkull
Veç pse
T’zgatun mes kamve
E ke
Je dhe intel…ekt…uaaaal
M’pandeh
E ndishme jam n’shqiptime t’rana!
Ti je dhe DIKUSHI
Si Dikush Dikushat para e mas teje
Ti pret të t’luaj synin
Të t’qeshi ambël
Se jam e BUKUR
Ohhh
M’fal…
po s’je tipi jem
Ahhh!
Sedrën ta lëndova?
çkaaa? Kaq shpejt u bana kurvë?
Une shkoj me atë, atë e atë??
Ohhh koke njimend BURRE
Veç burrat s’hajnë…si ti
Përtypen mirë para se me u
Ngi
Mue sot ma mirë m’thuej
Heroinë
Mjaft
Qi sojit tand t’jarguem
S’ja kam dhanë
Tagjinë
Heroinë si shumë
Tjera
Qi deshe m’i vra
N’Paragjykim
Veç pse
BUKURIA
Për ty asht krim
Krim qi ti s’mundesh m’e
Zotnue
Po,
BUKURIA
Ka edhe f’tyrë
Edhe mend
Edhe…
Pse me t’kallxue ty
Ty
Natyrshëm po t’shoh tuj thanë
Se as k’ta se kam shkrue
VET
Po, mue kjo ma s’më
VRET
Jam MESUE
Kam me rrnu me t’tregue
N’perandorinë teme
BUKURIA
S’ka veç f’tyre gruaje. / KultPlus.com