Teksti i Hivzi Krasniqit që u kthye në këngë për Nexhmije Pagarushën

Ka ndërruar jetë mbrëmë Hivzi Krasniqi, gazetar, tekstshkrues dhe një profesionalist i vërtetë në fushën e gazetarisë.

Për shumë njerëz ai mbetet një ndër zërat më të mirë dhe të fuqishëm në gazetarinë shqiptare, me emisionet e tij në TV-të dhe radiot e ndryshme shqiptare.

Krasniqi është veçuar edhe si një tekstshkrues në këngë të ndryshme shqipe, të cilat sot mbesin si trashëgimi e Krasniqit në muzikën e mirëfilltë shqipe, shkruan KultPlus.

Mes këtyre këngëve, po e veçojmë një tekst të cilin Krasniqi e shkroi në vitin 2017 dhe ia dha si këngë më pas Adelina Thaqit e Naim Krasniqit.

Teksti u shkrua për ditëlindjen e Bilbilit Nexhmije Pagarusha, dhe është këngë dedikuar asaj. Këngën e kompozoi Naim Krasniqi. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=YRfzcJd3g1M

Tekstet e Hivzi Krasniqit të cilat u jetësuan në këngë shqipe

Sot jemi zgjuar me lajmin për vdekjen e Hivzi Krasniqit, një njeri që i dha shumë artit dhe kulturës dhe një zë radiofonik i cili na ndriti me mënyrën e tij të informimit, tejet profesionale.

Krasniqi, me gjithë modestinë e tij, ishte edhe një krijues i devotshëm.

Shumë këngë shqipe e kanë vulën e fjalëve që kanë dalë prej mendjes dhe dorës së Krasniqit.

“O Zambak lule n`parajsë”, kënga që e fitoi vendin e parë në Zambakun e Prizrenit në vitin 2017 u shkrua nga Hivzi Krasniqi, e kënduar nga Majlinda Cikaqi dhe Kushtrim Kelani, kompozuar e orkestruar nga Tomor Berisha.

Hivziu do të krijonte një tekst të mahnitshëm për Shpresa Gashin. “Për diellin që ndrinë” fitoi çmimin e tretë në “Shkupi 1973”, këngë kjo me muzikë nga Hysen Badivuku.

Për Grupin TNT Hivziu ka shkruar tekstin “Mendova se më dashurove” në vitin 1985, në kuadër të albumit DASMA. Muzikën e kësaj kënge e ka krijuar më pas Nexhat Macula.

https://www.youtube.com/watch?v=V_vfvHqrJH0&t=4s

Artisti Hivzi Krasniqi ka ndihmuar edhe artistët e rinj, që ata të mund të kenë në bagazhin e tyre muzikor këngë të ndryshme me vlerë. “Mashtrimi” është tekst i shkruar nga ai, të cilin tekst më pas e këndoi Albana Kelmendi, me kompozimin e Selvete Krasniqi Ismailit.

Hivziu e ka shkruar edhe këngën “Mërgimi”, të cilën e kënduan Bedri dhe Lind Islami.

Në vitin 2017-të, ai do të bashkëpunonte me Shkurte Fejzën dhe Gresa Behlulin për këngën ‘Nëna ime’. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=kYqx2-rpOiA

Ndërroi jetë mjeshtri i letrave dhe doajeni i gazetarisë shqiptare Hivzi Krasniqi

Ka ndërruar jetë para pak minutash pas një sëmundje të shkurtër mjeshtri i letrave dhe doajeni i gazetarisë shqiptare Hivzi Krasniqi.

I ndjeri Hivzi Krasniqi ka ndërruar jetë pranë familjes së tij në Prishtinë, ndërsa lamtumira e fundit do ti ipet më 16 shkurt në Pejë. Hivzi Krasniqi njihet si autor i mëse njëmijë tekstesh hite të këngëve shqip, dhe si ndër pionierët e pare të radiogazetarisë kosovare, i angazhuar në Radio Prishtinën e dikurshme që nga ditët e para të karrierës së tij./KultPlus.com