Ilira, zbulimi më i madh i muzikës aktuale pop, cilësohet si ‘Mariah Carey e re’

Për shkak të gamës së saj të zërit (4 oktava), ajo tashmë adhurohet në internet si një Mariah Carey e re dhe ka 1.8 milion dëgjues mujorë në Spotify, transmeton KultPlus.

Me “himnin” e saj të ri “Royalty”, Ilira, mrekullia vokale prej 4 oktavash ofron  muzikë cilësi kulminante të nivelit ndërkombëtar dhe kështu mbron reputacionin e saj si zbulimi më i madh i muzikës aktuale pop.

Mesazhi i fortë nga “Royalty” thotë që të gjithë duhet të inkurajohen të mos lejojnë të trajtohen keq.

Iliria me vargun e rimave të mençura të këngës së  saj angazhohet për vetëvlerësim më të lartë. “Më trajto sikur të jem mbretërore” këndon shqiptarja e Kosovës në një kor shpërthyes që të ngulitet fuqishëm në vesh, pasi ta kesh dëgjuar për herë të parë.

Me hitin e saj të parë radiofonik “Fading”, Iliria tashmë kishte demonstruar prirjen e saj për të krijuar hite, prirje kjo që tani po e vazhdon pa problem. Kënga është prodhuar nga prodhuesi londinez i hiteve, “Bhav”.

“Royalty” është një këngë perfekte pop me ndikime urbane dhe si e tillë paralajmëron një vit premtues për Ilirën.

Viti 2019 ishte një vit i shkëlqyeshëm për Ilirën. Filloi si rishtare, por ajo, me  rezultatin e shkëlqyeshëm prej 73,5 milionë dëgjimesh në fund të vitit në spotify, qe e pranishme në 79 vende. Po ashtu fitoi çmime të ndryshme dhe një nominim të MTV EMA.

Dhe: Mbi të gjitha, ajo ka një mesazh për gratë. Ajo që paraqet IIira me imazhin e saj është më shumë se sa vetëm veshje pop-bubblegum dhe rozë.

Ajo do të dëshironte të tregonte se një grua mund të korrespondojë optikisht me klishenë e zakonshme, por gjithmonë mund të fshihet më shumë mbrapa fasadës sesa që shihet në shikim të parë.

Si fëmijë i prindërve shqiptarë-kosovarë, ILIRA është rritur në një qytet të vogël zviceran dhe aktualisht jeton në Berlin. Hiti i saj “Fading” është klikuar në YouTube mbi 38 milionë herë, duke fituar platinin në katër vende dhe arin në tre vende.

Për shkak të gamës së saj të zërit (4 oktava!), ajo tashmë adhurohet në internet si një Mariah Carey e re. Ka 1.8 milion dëgjues mujorë në Spotify./albinfo/ KultPlus.com

Në Durrës zbulohen monedha të Aleksandrit të Madh

Durrësi, një ndër qytetet e vjetra shqiptare, mban në rrënoja gjenezën, mitet dhe historinë tonë. Thesaret që zbulohen aty, dita-ditës, janë dëshmia e ditëve të lavdishme të një populli të vjetër: ilirëve.

Janë arkeologët dhe restauruesit, që ndeshen në përditshmërinë e punës me këto fakte të vjetra dhe me punën e tyre i risjellin në kohë, si dëshmitë e gjalla të një epoke të lulëzuar të historisë së shqiptarëve.

Frederik Stamati, mjeshtri për restaurimin, pasi ka punuar gjatë me këto restaurime, na rrëfen historinë sesi u zbuluan ato dhe çfarë mesazhesh historike shfaqnin në çdo ndriçim të sipërfaqeve të tyre origjinale, si më poshtë:

Frederik Stamati: “Një thesar me monedha argjendi i zbuluar në Durrës. Përbëhet nga 137 copë, ndër të cilat dy janë të prera nga Aleksandri i Madh, për kujtim të babait të tij, Filipi II. Janë më shumë se 2300 vjet të vjetra. 
Mbas zbulimit u analizuan me disa metoda si radiografi të rrezeve X, SXRF (Spektroskopi e Fluoreshencës së Rrezeve X), mikroskopi optike, etj. Përbërja kimike e monedhave është argjend me pak bakër.
Rezultoi se thesari ishte futur në një traste, e pastaj ne një arkë të vogël prej druri, e cila u fut në një gropë pranë një banese dhe u mbulua me një rrasë prej guri. U zbulua si një bllok i formuar nga produktet e korrozionit. Zbërthimi i bllokut u bë kimikisht dhe zgjati dy javë. Edhe pastrimi i tyre u bë me rruge kimike. Stabilizimi nga korrozioni u bë gjithashtu me koncepte kimie, duke u analizuar kimikisht për largimin e joneve që korrodojnë metalet dhe deri ne përcjellshmëri elektrike konstante ne kufijtë 7-8 mikrosiemens. Është zier e ftohur në ujë të distiluar 280 herë. E gjithë puna zgjati rreth 2 muaj.

Monedhat kanë nga një anë kokën e Herakliut, i cili mban mbi krye lëkurën e luanit të Nemeut. Herakliu është simbol i Dyrrahut, si pjesëtar i grupit që themeloi qytetin dhe në anën tjetër Pegasin.
Ka edhe shumë kuriozitete të tjera, si monogramet e pritanit, nëpunësi që ishte përgjegjës për prerjen e monedhave, një germë të gërvishtur, ndoshta e poseduesit të thesarit, etj.
Kanë kaluar disa vjet nga zbulimi dhe restaurimi dhe thesari vazhdon të ruhet shumë mirë, gjë që dëshmon për një pune të një niveli të lartë, të kryer në ish Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisë, që operonte në nivelet më të larta, të krahasueshme me ato që kanë laboratorët e tjerë të avancuar në botë.”

Një thesar raguzian në amfiteatrin e Durrësit

Frederik Stamati: “U zbulua në vitin 2006, gjatë gërmimeve arkeologjike. Thesari prej 549 copë monedha argjendi ishte futur ne një poçe qeramike të glazuruar. Pocja ishte e thyer, siç edhe shihet në foton e parë. Thyerja nuk është e tanishme.
Rezulton që thesari të ketë pasur një histori interesante. Nga radiografitë me rreze X rezultoi se monedhat ishin hedhur në “dy duar”. Pastaj ishin fshehur poshtë dyshemesë së dhomës. I zoti i thesarit vdiq pa e treguar vendin. Me kohë shtëpia u shemb. Ata që ndërtuan më vonë, gërmuan themele të reja. I shkuan përbri poçes, por që nuk e vunë re nga hedhurinat e ndërtimit. Dhe ashtu e lanë, të groposur. Po të kishin gërmuar 2-3 gisht më anash, do ta kishin gjetur. Përsëri pati shembje dhe thesari nuk u gjet, deri sa u ra për hise arkeologëve.
Monedhat janë shumë të brishtëzuara nga qëndrimi në tokë, thyhen edhe po të duash t’i pastrosh me penel të butë. Argjendi është i përzier me bakër.

Problemet e restaurimit ishin të shumta dhe të komplikuara. U “përzien” shumë shkenca, si kimia, fizika bërthamore, metalurgjia, etj. Puna ishte shumë-shumë delikate, si rikthimi i strukturës, pastrimi, konservimi, etj, etj. Por, u arrit.
Thesari është me monedha të Raguzës, të qarkulluara gjatë viteve 1510-1530. Pra, në atë kohë Durrësi zhvillonte tregti me Raguzën. Në monedha, në njërën anë paraqitet shën Blazius, shenjti mbrojtës i Raguzës, që mban në dorë maketin e portit, njëlloj si ai që vizitojmë sot.
Monedhat e thesarit tashmë ruhen shumë mirë në tabaka të posaçme, me folezësa të veshura me pelush, punë e bërë me shumë përkushtim nga numizmatja Shpresa Gjongecaj Vangjeli.”