Kapela e mbajtur nga ylli i Hollivudit, Harrison Ford në filmin e Indiana Jone’s ”Temple of Doom” është shitur në ankand për më shumë se gjysmë milioni dollarë, sipas BBC.
Kapela ngjyrë kafe, që u shfaq në filmin e parë të Indiana Jone’s, ”Raiders of the Lost Ark”, u shit për 630 000 dollarë.
Kapela u prodhua nga kompania ”Herbert Johnson Hat” e Londrës dhe astari i brendshëm përmbante inicialet me monogram ari “IJ” (Indiana Jones)./KultPlus.com
“Indiana Jones and the Dial of Destiny” është filmi numër 1 në Amerikën e Veriut, duke fituar 60 milionë dollarë për shitje biletash në fundjavë.
Në vendin e dytë është renditur “Spider-Man: Across the Spider-Verse” me 11.5 milionë dollarë, i ndjekur nga “Elemental” me 11.3 milionë dollarë, “No Hard Feelings” në vendin e katërt me 7.5 milionë dollarë dhe “Transformers: Rise of the Beasts” në të pestin me 7 milionë dollarë.
Në pozitën e gjashtë figuron “Ruby Gillman: Teenage Kraken” me 5.2 milionë dollarë, “The Little Mermaid” në pozitën e shtatë me 5.2 milionë dollarë, “The Flash” në të tetën me 5 milionë dollarë, “Asteroid City” në të nëntën me 3.8 milionë dollarë dhe “Guardians of the Galaxy: Vol. 3” në pozitën e dhjetë me 1.8 milionë dollarë.
Nga Cocaine Bear and Barbie – me protagonistë Ryan Gosling dhe Margot Robbie – te The Little Mermaid dhe Oppenheimer, dhe pjesët e fundit të Dune, Indiana Jones dhe Mission: Impossible, kritikët tanë zgjedhin publikimet më të mira të planifikuara për 2023.
1. Ariu i kokainës
2. 65
3. John Wick, Kapitulli 4
4. Renfield
5. Sirena e Vogël
6. Spider-Man: Across the Spider-Verse
7. Qyteti asteroid
8. Elementare
9. Indiana Jones dhe Dial of Destiny
10. Mission: Impossible – Dead Reckoning Pjesa e Parë
Është zyrtare, Indiana Jones do të kthehet në ekranin e madh. Filmi i pestë i sagës së famshme do të shfaqet në kinematë botërore në 29 korrik 2022.
Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe aktori i famshëm Harrison Ford, i cili do të interpretojë edhe një herë tjetër personazhin aventurier me kapele dhe kamzhik.
Filmi i ri do të vijojë historinë e filmit të vitit 2008 (Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull), që nuk u prit edhe aq mirë nga kritika, por që grumbulloi 790 milionë dollarë në “box office”.
Kjo do të jetë hera e fundit që 78-vjeçari Harrison Ford interpreton rolin e Indiana Jones.
“E kemi parë këtë personazh që të zhvillohet dhe të rritet për një periudhë të gjatë kohe. Mendoj se është gjëja e duhur për t’u bërë që të kthehet sërish me një film madhështor”, thonte Harrison Ford në një intervistë të vitit 2013.
Filmi i parë i sagës “Indiana Jones” është shfaqur në vitin 1981. / KultPlus.com
Për herë të parë pas 39 vitesh, regjisori Steven Spielberg kalon stafetën e ”Indiana Jones”.
Regjisori 73-vjeçar nuk do të drejtojë më episodin e pestë të serialit në lidhje me arkeologun aventurier, ndërsa James Mangold është në tratativa për të trashëguar drejtimin e serialit.
Sipas revistës “Variety”, Spielberg do të mbetet i përfshirë në projekt si një prodhues, ndërsa ende nuk dihet nëse George Lucas do të luajë një rol si në të kaluarën, ndërsa aktori Harrison Ford, 77 vjeç, është konfirmuar.
Falë katër filmave të parë me Harrison Ford – i pari “Raiders of the Lost Ark” i publikuar në 1981 – regjisori ka fituar tetë nominime për Oscar, duke përfshirë një për filmin më të mirë. /KultPlus.com