Për herë të parë, që nga themelimi në vitin 1948 i Institutit Ndërkombëtar të Teatrit (ITI), këtë vit është publikuar mesazhi i Ditës Ndërkombëtare të Teatrit edhe në gjuhën shqipe, shkruan KultPlus.
“Për herë të parë, që nga themelimi në vitin 1948 i Institutit Ndërkombëtar të Teatrit (ITI) nga ekspertë të aktrimit dhe performancës dhe UNESCO, në sajë të angazhimit të organizatorëve të festivalit të vetëm ndërkombëtar të teatrove në Prishtina International Theater Festival, këtë vit është publikuar mesazhi i Ditës Ndërkombëtare të Teatrit edhe në gjuhën shqipe”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e bërë nga Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Prishtinë.
Tutje në këtë njoftim tregohet se mesazhin me rastin e 27 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Teatrit, këtë vit e ka dhënë Helen Mirren një aktore e madhe e teatrit dhe televizionit në Britani të Madhe.
Më poshtë mund të gjeni linkun e mesazhit të publikuar në gjuhën shqipe:
https://www.world-theatre-day.org/…/WTD2021_Albanian / KultPlus.com